Vuçiq jep dorrëheqjen: Kushdo që të vijë në pushtet duhet që të mbrojë popullin sërb në K&M
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka dhënë dorrëheqjen mbrëmjen e sotme nga funksioni i shefit të shtetit, ndërsa duke i’u drejtuar opinionit publik, mes të tjerash u shpreh se kushdo që të vijë në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare, duhet që të ruajë paqen dhe stabilitetin, të mbrojë interesat kombëtare dhe ruajë para së gjithash popullin sërb në Kosovë.
“Cilido që merr besimin e popullit, duhet që të ruajë paqen dhe stabilitetin por dhe të mbrojë interesat tona kombëtare duke ruajtur para së gjithash popullin tonë në Kosovë e Metohi. Të mos lejohen ata që t'i bindin të gjithë çdokënd në pushtet, se është më mirë që sa më parë të heqim dorë nga Kosova e Metohia sepse kështu nuk do të shikojmë më nga e kaluara, por nga e ardhmja” tha Vuçiq.
Ky i fundit tha se çdokush që do të jetë në pushtet, duhet t’i bëjë ballë kësaj.
Ai shtoi se Sërbia do të vijojë rrugën europiane, duhet të keni në konsideratë dhe miqësitë tradicionale në lindje dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik.
Vuçiq falenderoi qytetarët që e zgjodhën atë për president për dy mandate.
“Jam mirënjohës qytetarëve të cilët në dy raste më dhuruan besimin duke më dhënë detyrën dhe përgjegjësinë më të lartë që një njeri të mund të marrë” tha Vuçiq.
Ky i fundit tha se është veçanërisht krenar për gjendjen e linjave rrugore në Sërbi pasi për 13 vite u ndërtuan 686 kilometra autostradë dhe rrugë ndërsa janë në ndërtim e sipër edhe 399 kilometara. Ai shtoi se gjatë mandatit të tij u hapën më shumë se 100 fabrika dhe njësi.
Kur është fjala për politikën e jashtme, Vuçiq tha se është e vështirë që të drejtohet.
“Kund për ne nuk ka qenë kaq e thjeshtë dhe e lehtë. Nuk do të jetë as në të ardhmen. U jam mirënjohës miqve tanë kinezë që na kanë ndihmuar mjaft në periudhën e fundit. Jam i lumtur që nisëm dialogun strategjik me amerikanët. I lumtur për bisedime të mira si me Putinin dhe me Makronin. Dhe mendoj se u lashë diçka atyre që do të vijnë, para së gjithash Qeverisë së Sërbisë e më vonë presidentit të ri të Sërbisë” vuri në dukje Vuçiq.
Ky i fundit njoftoi se ditën e parafundit të mandatit të tij si president, mori vendimin për faljen e 49 personave.
Ai tha se nesër do t’ia dorrëzojë detyrën kryetares së Kuvendit të Sërbisë Ana Bërnabiq e cila do të marrë funksionin e ushtrueses së detyrës së presidentit.
“Deri në fund të dhjetorit do të kemi, sipas Kushtetutës dhe ligjit, zgjedhjet presidenciale. Turi i parë do të mbahet”, tha Vuçiq duke kujtuar se më 25 tetor do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe sqaroi se dorrëheqjen e paraqiti ndonëse për këtë nuk detyrohej ligjërisht t’a bënte, sepse nuk dëshironte që në fushatë të hyjë në pozitën e presidentit.
Më pas, para opinionit publik, nënshkroi dorrëheqjen e cila do t’i përcillet parlamentit.
komentet