Vuçiq me ambasadorët e BE: Do të vijojmë reformat nēn mbrojtjen e interesave kombētare e shtetērore

beograd
Burim: Instagram/buducnostsrbijeav

Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi sot me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian rreth marrëdhënieve me BE, politikës së zgjerimit dhe rrugës europiane të Sërbisë.

Në drekën e punës, të organizuar me rastin e përfundimit të presidencës së Qipros në Këshillin e BE, Vuçiq falënderoi atë vend për qëndrimin e tij parimor dhe mbështetjen e vazhdueshme për Sërbinë

"Mbetemi të përqendruar në rrugën europiane dhe do të vazhdojmë të zbatojmë reformat, me respekt dhe mbrojtje të plotë të interesave shtetërore e kombëtare, duke marrë gjithmonë parasysh interesat më të mira të qytetarëve tanë", tha Vuçiq. 

Irlanda do të marrë kryesimin e radhës së Komisionit Europian në 6 mujorin vijues.