Vuçiq me Lavrovin: Sërbia është e përkushtuar në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare

Vučić i Lavrov
Burim: X/mfa_russia

Presidenti i Republikës së Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, forcimin e bashkëpunimit ekonomik, trendet gjeopolitike në botë, si dhe për rëndësinë dhe rolin e KB në mjedis global kompleks.

Vuçiq shkruan në Instagram se biseda me Lavrovin ishte e çelët dhe domethënëse dhe se me atë rast theksoi qëndrimin parimor të Sërbisë, e cila, siç theksoi ai, mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare si e vetmja mënyrë për të kapërcyer sfidat. 

"Bisedë e çelët dhe thelbësore me ministrin Sergej Lavrov rreth sigurisë energjitike në kontekstin e krizës së përgjithshme globale në këtë sektor, gjatë së cilës shpreha shpresën se do të nënshkruajmë kontratë të re për marrëveshjen e gazit me Federatën Ruse deri në fund të shtatorit. Theksova qëndrimin parimor të Sërbisë, e cila mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare si e vetmja mënyrë për të kapërcyer sfidat," tha Vuçiq.