Vuksanoviq: Shtete me mosmarrëveshje territoriale vështirë se do t’a njohin Kosovën, ky është rasti dhe me Ukrainën
Hulumtuesi i lartë i qendrës beogradase për siguri politike Vuk Vuksanoviq ka thënë se vizita e ministrit të punëve të jashtme të Ukrainës Dimitri Kuleba në Sërbi duhet të interpretohet si tentativë e këtij vendi se vijon të jetë aktiv në planin ndërkombëtar, ndërsa për Beogradin zyrtar me rëndësi thelbësore do të jetë që të sigurohet që Kievi të qëndrojë në listën e shteteve që nuk e njohin Kosovën.
“Nga njëra anë kjo është tentativë e Ukrainës që të vijojë të jetë aktive në planin ndërkombëtar që të tentojë të mbajë ndonjë hap mbështetjeje për situatën e vet shumë të palakmueshme. Sigurisht fakti është që Sërbia vijon në diskursin politik të Perëndimit të shikohet si vend luajal pa kushte ndaj Moskës ndonëse realisht kjo është shumë e komplikuar. Në një farë mënyre dhe Ukraina mund t’a portretizojë si ndonjë prej përpjekjeve të veta që Sërbinë t’a bëjë më empatike”, sqaron për Kosovo onlajn Vuksanoviq.
Ky i fundit shton se për Sërbinë gjatë bisedimeve në plan të parë do të ishte me rëndësi të sigurohej që Ukraina të vijojë të jetë në listën e vendeve që nuk e njohin Kosovën.
“Dhe mendoj se nuk ka shanse që të shkohet drejt ndryshimit në qëndrimin e Kievit derisa po ndeshen me humbje të territorit. Dhe tani që balanca e fuqisë në terren është zhvendosur ashpër në favor të Rusisë, egziston rreziku që të humbasë akoma më shumë territore, shteti në një situatë të tillë, vështirë se mund të ndryshojë qëndrimin ndaj diskutueshmërisë sikurse ka Kosova”, vlerëson Vuksanoviq.
Pyetjes se çfarë pasojash do të ridhnin ndryshimet eventuale në politikën zyrtare të Kievit për çështjen e mosnjohjes, ky ekspert thekson se rreth kësaj mund të konsiderohet se Ukraina nuk do të ishte në situatën në të cilën ndodhet momentalisht.
"Nëse Ukraina do të ishte vend ku nuk do të kishte asnjë mosmarrëveshje të vetme territoriale dhe probleme rreth integritetit të vet territorial, nuk do të prodhonte asgjë. Por, në këtë rast, ajo në njërën anë ka popullsi të ndarë. Disa evidentisht identifikohen apo ndjejnë shkallë të fortë vëllazërimi me Rusinë fqinje. Nga ana tjetër, është pjesa perëndimore e Ukrainës ku egziston identitet i fortë ukrainas ku në kontekstin e kësaj lufte gjithmonë e më shumë bazohet në ndjenjën e fortë anti-ruse. Njëlloj me këtë, ka dhe fuqi të madhe si fqinj i vet ku evidentisht e konsideron Ukrainën si vendimtare për interesat e veta strategjike dhe sigurinë kombëtare. Në të tillë kontekst, nuk mund të them se Ukraina mund të ndryshojë diçka”, spegon Vuksanoviq.
Ky i fundit thotë se nëse do të kishte ndryshim të qëndrimit nga Ukraina, për Sërbinë do të ishte “një dhimbje më shumë”.
“Për Sërbinë kjo sigurisht do të ishte ‘veçse dhimbje më shumë’. Realisht, në momentin kur Sërbia tenton që sa më gjatë të mbajë Kosovën jashtë institucioneve ndërkombëtare me shpresën se pozita e saj të përforcohet, do të kishte zgjidhje më të mira, cilido shtet që do t’i bashkohet listës së atyre që njohin Kosovën, është automatikisht humbje për të tillë politikë”, thekson Vuksanoviq.
komentet