Zhigmanov: Gjendja në Kosovë është e paqëndrueshme, shkallë e lartë e shkeljeve të të drejtave të njeriut të serbëve
Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicat dhe dialogun social i Serbisë, Tomisllav Zhigmanov, ka biseduar sot me anëtarët e delegacionit të Komitetit për Çështje Etnike dhe Fetare të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez të udhëhequr nga Yang Xiaobo.
Temë e bisedës ishin politikat që dy vendet po zhvillojnë ndaj pakicave kombëtare, njoftoi Ministria.
Zhigmanov theksoi shkallën e lartë të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut ndaj popullatës serbe dhe të tjera joshqiptare në Kosovë, duke theksuar se Serbia po bën gjithçka që përmes përpjekjeve në bashkësinë ndërkombëtare ta drejtojë fokusin drejt asaj që ai nënvizoi - një gjendje të paqëndrueshme.
Zhigmanov prezantoi parimet kryesore mbi të cilat bazohet politika e Serbisë ndaj pakicave kombëtare, të cilat sipas tij bazohen në politikën e njohjes pozitive dhe vlerësimit pozitiv të dallimeve etnike dhe fetare.
Politikat, tha ai, bazohen në pikëpamjen se pakicat kombëtare janë një pasuri, jo një rrezik apo kërcënim.
Baza e asaj politike është humanizmi, sipas të cilit vlera e çdo njeriu është e pacenueshme, shtoi ministri.
Ai tha se Serbia është vendi i të gjithë qytetarëve të saj, një vend që përpiqet të arrijë barazinë pavarësisht nga përkatësia fetare apo etnike, dhe ndjek një politikë të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët dhe një politikë të tolerancës zero për diskriminimin.
Ai i prezantoi delegacionit kinez se si pakicat kombëtare në Serbi i ushtrojnë të drejtat e tyre të garantuara nga konventat ndërkombëtare dhe legjislacioni kombëtar, dhe theksoi se po ndërtohen politika specifike që synojnë plotësimin e nevojave të tyre për minoritetet, të cilat janë heterogjene dhe të ndryshme në numër, shpërndarje territoriale, zhvillim të infrastrukturës apo status.
Shefi i delegacionit kinez, Yang Xiaobo, theksoi se Kina mbështet qëndrimin e Serbisë për këtë çështje, dhe plotësisht dhe fuqishëm qëndron prapa Serbisë në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit në Kosovë.
Yang Xiaobo prezantoi parimet bazë të politikës së Kinës ndaj pakicave kombëtare, të cilat përbëjnë 8.5 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Disa nga pakicat kombëtare në Kinë numërojnë më shumë se 10 milionë anëtarë dhe shtoi se barazia e të gjithëve, bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve etnike, menaxhimi autonom, ndërtimi i prosperitetit për të gjithë anëtarët e shoqërisë, si dhe politika e ndërtimit të unitetit të të gjithë banorëve në Kinë, janë parimet kryesore mbi të cilat politika e Kinës ndaj pakicave kombëtare është i bazuar.
0 komentet