Zhiofre: Presim të shikojmë përparim në themelimin e BKS
Shefi i Delegacionit të Unionit Europian në Sërbi Emanuel Zhiofre ka thënë se BE pret që të shikojë përparim në themelimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë.
Zhiofre për TV Prva ka thënë se shpejësia me të cilën Sërbia do të anëtarësohet në BE, përcaktohet nga reformat në fushën e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit, si dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.
"Tani jemi në situatën ku kemi disa marrëveshje të arritura nga viti 2013 dhe 2015 dhe Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve nga viti i kaluar. Tani është çështja e zbatimit të detyrimeve të numërta. Çështjet kryesore janë në tryezë, të dy palët kanë detyrime që duhet t'i zbatojnë tha Zhiofre.
Ky i fundit kujtoi se një sërë lëvizjesh të njëanshme të Prishtinës të cilat ua vështirësuan jetën njerëzve në Kosovë, BE i kritikoi.
"Kemi diskutuar në kuadër të dialogut se si të ecet më tej. Dhe ky është mesazhi që u kemi përcjellë negociatorëve të të dy palëve. Një nga aspektet kyçe, është krijimi i BKS. Europianët kanë dhënë draft-statut dhe presim që të shikojmë përparim në themelimin e BKS” tha Zhiofre.
Ky i fundit tha se një nga aspektet kyçe është neni 9 i Marrëveshjes i cili ka lidhje me kthimin e sërbëve në institucione.
Ai tha se duhet të vazhdohet me dialogun pasi nuk egziston rrugë tjetër për zgjidhjen e situatave veçanërisht sesi të jetë më e mirë jeta e banorëve vendas.
Kur është fjala rreth integrimeve europiane të Sërbisë, Zhiofre tha se ky është moment për përshpejtimin e reformave në vend.
"Ky është momenti kur përshpejtohet anëtarësimi. Përshpejtojmë vetë institucionet dhe ky është momenti për intensifikimin e reformave. Le të shikojmë se sa shpejt mund t'i zgjidhim problemet kyçe, që vendin t’a sjellim në përputhje me politikat dhe ligjet e BE. Sërbia duhet të hapë kapituj të rinj dhe për këtë nevojiten reforma. Tani është koha për të përshpejtuar reformat” ka thënë Zhiofre.
0 komentet