Zhiv: Kosova duhet të hyjë në Rripin e Gazës, do të jetë sfiduese pasi Hamas nuk pranon që të dorrëzojë armët
Ambasadorja izraelite në Prishtinë Tamar Zhiv theksoi në një intervistë për Kohën se vendi i saj çmon gatishmërinë e Kosovës që të asistojë në ndërtimin e paqes në Gaza dhe paralajmëroi se kjo do të jetë sfiduese pasi Hamas nuk pranon që të dorrëzojë armët.
Zhiv ka theksuar se beson se pavarësisht faktit që Izraeli është në luftë prej dy vitesh e gjysmë, është bërë mjaftueshëm në zhvillimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Sikurse dhe e dini, kemi nënshkruar marrëveshjen e heqjes së vizave, marrëveshje domethënëse që çel rrugën e udhëtimit të lirshëm të izraelitëve dhe qytetarëve të Kosovës në të dy vendet çka është e rëndësishme. Po punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore-majin e kaluar kemi patur në Prishtinë javën e kulturës izraelite-ndërsa punojmë dhe në bashkëpunimin akademik, shkëmbimin e studenatëve dhe ndjekjen e kurseve të ndryshme të qytetarëve të Kosovës në Izrael”, ka thënë ajo.
Duke folur rreth situatës në Gaza u shpreh se është ndarë më dysh-një nën kontrollin e Izraelit, ndërsa tjetri nën kontrollin e Hamasit.
“Fatkeqësisht prej armëpushimit me Hamasin, kjo organizatë punon pa u lodhur sesi të forcojë kapacitetet e veta ushtarake që të mund të nisë luftë të re ndaj Izraelit. Hamasi gjithashtu merr një pjesë të konsiderueshme të ndihmës humanitare që hyn në Rripin e Gazës dhe përfiton financiarisht nga situata momentale. Pesë vende, përfshirë Kosovën, në ndonjë moment do të duhet të hyjnë në Rripin e Gazës, secila përgjegjëse për zonë të caktuar specifike. Ende nuk është e qartë se cili do të jetë mandati i këtyre forcave. Besoj se do të jetë sfiduese, pasi Hamasi nuk pranon të dorrëzojë armët dhe t'ia lërë menaxhimin dikujt tjetër. Mbetet për t’u parë sesi do të zhvillohet situata dhe cili do të jetë mandati i Kosovës dhe vendeve të tjera", tha ajo.
Sipas fjalëve të saj, është shkëlqyeshme çka Kosova është një nga themelueset e Komitetit për Paqe dhe që ka vendosur të asistojë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), për të cilën mund të lexoni më shumë në analizën e Kosovo Onlajn.
Ambasadorja izraelite në intervistën për Kohën, ka folur dhe rreth sulmeve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.
0 komentet