Zhiviq për ndalim-hyrjet e delegacioneve nga Mali i Zi dhe RS: Vendim jocivilizues i Prishtinës

Živić
Burim: Kosovo Online

Kryekomunari i Graçanicës Novak Zhiviq u shpreh se ndalim-hyrja në Kosovë e delegacioneve nga Mali i Zi dhe kryebashkiakun e Pelagiqevës Sllavko Teshiq është në gamën e vendimeve jocivilizuese të Prishtinës që ka ndërmarrë me rastin e festës më të madhe sërbe të Vidovdanit.

"Në ditët kur përgatitemi të kremtojmë një nga festat tona më të mëdha, populli sërb përballet me vendime të pacivilizuara të Prishtinës dhe tentativë për të pakësuar gjithçka që është sërbe, përfshirë kremtimin e festave tona. Delegacionit nga Mali i Zi i’u ndalua hyrja në Kosovë e Metohi, si dhe kryetarit të komunës së Pelagiçevës, pa asnjë spegim kuptimplotë. Fjala është për njerëz që janë mysafirët tanë prej vitesh të cilët shpesh vijnë në Graçanicë dhe vizitojnë vendet tona të shenjta, ndërsa tani pengohen nga vendimet e njëanshme të Prishinës", tha Zhiviq për Kosovo Onlajn.

Ai ftoi përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të ndikojnë tek krerët e institucioneve në Prishtinë dhe të ndalin marrjen e vendimeve që sikurse thotë, nuk kontribuojnë në qetësimin e tensioneve apo lirisë së lëvizjes.

"Njëkohësisht ftoj popullin sërb që feston Vidovdanin të vijë në Graçanicë të dielën, që të përcjellim prej këtej bashkarisht, mesazh se këto vendime nuk na trembin dhe se përvit do të mblidhemi akoma dhe më shumë në numër", tha Zhiviq.

Autoritetet Kosovare ndaluan hyrjen në Kosovë të kryebashkiakut të Nikshiqit Marko Kovaçeviq dhe kryetarit të Bashkisë së Pelagiçevës, Sllavko Teshiq.

Hyrja nuk i’u lejua as bashkëpunëtorëve të Kovaçeviqit dhe as delegacionit nga Berana që tradicionalisht vjen në Graçanicë për Vidovdanin.

Dje, policia kosovare pengoi vendosjen e billbordit me mesazhin "Betimi Vidovdanas" që punëtorët e Komunës së Graçanicës kishin ndërmend t’a vendosnin pranë Shtëpisë së Kulturës, me rastin e festës së madhe që po afron.

Për Policinë Kosovare fjala e diskutueshme në billboard ishte "betim".

Përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës, nën praninë e kryekomunarit Novak Zhiviq, vendosën billboard të ri me mbishkrimin "Vidovdan 2026-Mirë se vini në Graçanicë". Përveç mbishkrimit në pankartë, aty janë dhe Manastiri i Graçanicës dhe monumenti në Gazimestan.