Zyra për KdheM: Ndalimi i Ulareviqit në Bërnjak dërgon mesazh se serbët nuk lejohen as të merren me sport

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Ndalimi i Igor Ulareviqit, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Metohisë në vendkalimin në Bërnjak është një akt hakmarrjeje dhe frikësimi ndaj të gjithë sportistëve në Kosovë, dhe mesazhi se serbët nuk lejohen as të merren me sport në atë zonë, ka bërë të ditur Zyra për Kosovë e Metohi.

Zyra për Kosovë dhe Metohi thotë se është një përpjekje e Prishtinës, e udhëhequr nga Albin Kurti, të ndërhyjë në politikë në fushën e sportit dhe t'u ndalojë atyre që janë bartës të frymës sportive dhe aktiviteteve sportive në hapësirën e Kosovës dhe fëmijëve që të merren me këtë aktivitet.

Ata theksojnë se Ulareviq është marrë në pyetje për më shumë se 6 orë për posedim të fanellave sportive, me të vetmin qëllim që ta frikësojnë dhe ta detyrojnë të largohet nga territori i Kosovës.

“Arsyet e dëgjimit të tij tregojnë gjithë pandjeshmërinë dhe egërsinë e autoriteteve në Prishtinë, qëllimi i të cilëve është t'i ndalojnë serbët edhe të ekzistojnë, e lëre më të luajnë sport. Në një seri mbylljesh të paligjshme dhe të dhunshme të institucioneve serbe, sulmi ndaj këtij sportisti është sulm ndaj gjithë sistemit sportiv serb në Kosovë e Metohi dhe të gjithë atyre serbëve që merren me sport në Kosovë e Metohi”, përfundon komunikata e Zyrës për Kosovë e Metohi.