Zyra për K&M: Petkoviq bisedoi me Fergusonin rreth situatës politike dhe problemeve të sërbëve në K&M

Petković i Ferguson
Burim: Kancelarija za Kosovo i Metohiju

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Republikën e Sërbisë Eduart Ferguson të cilin e njohu me situatën politike në Kosovë dhe problemet me të cilat sërbët përditë ndeshen si pasojë e politikës së padrejtë, sulmeve të vazhdueshme dhe tentativave që përmes mënyrave jodemokratike dhe të dhunshme ndërmerr Prishtina, bëhet e ditur në deklaratën e Zyrës për K&M.

Petkoviq shprehu shqetësimin për vendimin e Prishtinës që prej 1 shkurtit të ndërpritet transferta e pagesave nga Sërbia qëndrore dhe të shfuqizohet dinari si mënyrë pagese, duke theksuar se bëhet fjalë rreth këndvështrimit të veçantë të presionit që sigurisht do të çojë drejt shpërnguljes të banorëve sërbë nga Kosova.

“Ky vendim çon edhe në anulimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, përfshirë marrëveshjen për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, ku në strukturën e tij bazohet tek institucionet që funksionojnë në sistemin e pagesave të dinarit, që është e vetmja valutë legale në K&M”, theksoi Petkoviq.

Ky i fundit theksoi dhe se bëhet fjalë rreth një veprimi të njëanshëm dhe të rrezikshëm të Albin Kurtit, i cili nuk është vetëm problem politik, por mbi të gjitha social dhe humanitar, “me pasoja katastrofike”.

Drejtori i Zyrës për K&M bashkëbiseduesin e njohu dhe me faktin se sërbët dorrëzuan peticione të nënshkruara për shkarkimin e kryekomunarëve dhe këshilltarëve në veri të Kosovës e Metohisë dhe se presin që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.

"Kryekomunarët fals dhe këshilltarët e zgjedhur me 3,5% të votave. Deri më tani janë mbledhur më shumë firma sesa nevojitehsin për shkarkimin e tyre, pra më shumë se 20% e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve të rregjistruar me të drejtë vote", ka thënë Petkoviq.

Sërbët dhe shqiptarët sipas fjalëve të Petkoviqit mosmarrëveshjet e tyre rreth Kosovës e Metohisë nuk mund të zgjidhen asnjëherë ndryshe përveçse dialogut, në të cilën Beogradi vazhdon të jetë i përkushtuar, megjithatë, duke pasur parasysh faktin se Albin Kurti ditë pas dite krijon kriza, incidente dhe dhunë ndaj sërbëve, procesi i normalizimit është nën një pikëpyetje të madhe.