Llazarovska: Rritet numri i të pastrehëve në Maqedoni, më shumë u rrit gjatë koronës

Dragana Lazarovska
Burim: Kosovo Online

Të pastrehët po marrin përmasa galopante edhe në Maqedoni dhe më shumë u rritën gjatë pandemisë së koronavirusit, thotë për Kosovo Onlajn Dragana Llazarovska, koordinatore e Qendrës së Pritjes Ditore në Momin Potok. Shton se rreth 80% e përdoruesve të Qendrës e përbëjnë meshkujt.

Qendra për Pritje Ditore e Kryqit të Kuq në Momin Potok në Shkup, e hapur në vitin 2008, ka ofruar mbështetje për ata që kanë mbetur pa shtëpi dhe burime themelore jetësore për 18 vjet. Varfëria në Maqedoni, por edhe në rajonin më gjerë, veçanërisht prek kategoritë më të cënueshme të qytetarëve-të pastrehët.

"Qëllimi është të zgjidhen të gjitha problemet e tyre që janë shfaqur gjatë jetës. Në 18 vitet e fundit, struktura tregon se numri po rritet nga viti në vit. Mund të them disi kronologjikisht se në vitin 2008, kur u hap, atëherë ishte pikë për të pastrehët. Tashmë ndaj them qendër për pritje ditore sepse para një viti u liçencuam dhe me mbështetjen e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, emri u ndryshua", thotë Llazarovska.

Në Qendrën e Pritjes Ditore, të pastrehët marrin spektër të gjerë shërbimesh, nga ushqimi dhe veshmbathja deri tek ndihma shëndetësore e psikologjike.

"Kjo do të thotë se njëkohësisht Qendra e Pritjes Ditore për të pastrehët ofron gamë shërbimesh. Kjo do të thotë që ofrohen rroba të pastra. Rrobat e pista lihen pas, lahen njëkohësisht kanë qasje në shërbime të tilla sikurse dushi. Kanë trajtim kundër zgjebes dhe morrave. Egziston kuadër apo ekip profesional, sikurse mjek, punonjës social e psikolog, që u ofron atyre ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për zgjidhjen dhe sanitetin e të gjitha problemeve shëndetësore, sociale, ligjore e psikologjike", bën të ditur bashkëbiseduesja jonë.

Kjo e fundit thekson se numri i përdoruesve të qendrës është vazhdimisht në rritje.

"Struktura në vitin 2008, kur u çel pika për të pastrehët, përfshinte rreth dhjetë persona, por tashmë në vitin 2012 numri u rrit në 50, në vitin 2017 në rreth 100, dhe që nga shfaqja e koronavirusit në vitin 2019, deri më sot kanë mbërritur 50 persona të rinj të pastrehë. Momentalisht numërojmë 160 prej tyre", paralajmëron Llazarovska.

Epidemia sikurse thekson, përkeqësoi edhe më situatën sepse shumë qytetarë humbën vendet e punës dhe ngelën pa shtëpi.

"Ata 50 të pastrehë të rinj ishin si të gjithë qytetarët e tjerë. Ishin njerëz të punësuar, të dobishëm, produktivë, që kujdeseshin për jetën e tyre, fitonin të holla, mund të paguanin qira dhe të mirëmbanin familjen. Megjithatë, me humbjen dhe mbylljen e shumë vendeve të punës gjatë tre viteve të koronës, kjo ndikoi direkt në kategori caktuara të të pastrehëve potencialë, të cilët, nga normal, njeri i lumtur me familje dhe me marrëdhënie të ndërtuara, thjesht humbin punën dhe prej këtej gjërat shkojnë drejt greminës, kështu që kërkojnë ndihmë në qendër. Pastrehshmëria si fenomen sociopatologjik shfaqet dhe po merr përmasa galopante dhe është rritur më shumë me koronën", thotë ajo.

Shumica e përdoruesve, sikurse spegon, janë meshkuj të moshës 50 deri në 55 vjeç.

"Pastrehshmëria në kuadër botëror, është kryesisht problem mashkullor, kështu që dhe këtu burrat dominojnë. Nga numri i përgjithshëm, rreth 80% janë burra (120-130 persona), ndërsa 30 deri në 40 të tjerë janë gra. Këta janë persona që kanë humbur të gjitha relatat me të afërmit e ngushtë. Madje edhe nëse familja egziston, ato raporte janë të lëkundshme, të ftohta apo në përgjithësi nuk ka. Ky është person ku para së gjithash është i natyrës së varur. Bixhozi, alkooli dhe droga janë shkaktarë të zakonshëm. Tek gratë në një farë mase dominon dhe prostitucioni. Gjithashtu shfaqen dhe persona me sëmundje mendore që shpesh hospitalizohen, por që për ndonjë arsye nuk kanë ku të shkojnë, kështu që kërkojnë ndihmë tek Kryqi i Kuq. Më vjen keq që çdo vit numri rritet por Kryqi i Kuq ka ekip ekspertësh dhe burime për të ndihmuar këta njerëz prej 18 vitesh", spegon Llazarovska.

Një nga sfidat më të mëdha në ofrimin e ndihmës për të pastrehët, sikurse thotë, është mungesa e burimeve sistemike.

"Pastrehshmëria egziston në çdo shoqëri. Në botë ka 100 milionë të pastrehë çka do të ishte vendi i dhjetë më i madh për numrin e popullsisë. Maqedonia nuk është imune dhe numri rritet për shkak të mungesës së burimeve sociale dhe strukturore në shtet. Megjithatë, vitet e fundit ka nisur të punohet me aksione për këtë grup", thotë ajo.

Megjithatë, shton, politikat shtetërore ende nuk janë zhvilluar mjaftueshëm.

"Nuk kemi politika të mira kombëtare për strehimin social. Gjithashtu, mungojnë burime për shërbime shëndetësore falas. Tek të pastrehët dominojnë problemet kardiake, pulmonare dhe dermatologjike, numër i madh vuajnë nga tuberkulozi dhe epilepsia. Kryqi i Kuq përdor fondet e veta për kurimin e tyre sepse ata janë të vetdiskriminuar", bën të ditur bashkëbiseduesja jonë. Ajo thotë se Qendra gjithashtu vlerëson se kush është i gatshëm për tregun e punës dhe ofron mundësi për trajnim dhe rikualifikim të mëtejshëm.

"Në 18 vitet e fundit, me mbështetjen tonë, 20 të pastrehë janë punësuar me sukses në kompani me përgjegjësi sociale. Ata tani po fitojnë të ardhura të ndershme, janë përmirësuar dhe pagesat e qirave që të mos jenë më në rrugë", thekson Llazarovska.

Kjo e fundit bën të ditur se përveç nevojave themelore të jetës, të pastrehët u nevojitet dhe stabiliteti, arsimi dhe përfshirja sociale.

"Më shumë u mungon çatia mbi kokë-të paktën dhomë prej 15 metër katror që të jenë të sigurt. E më pas u duhet punësim si trampolinë, si dhe arsim për të rriturit. U nevojitet ushqim, këpucë, rroba, ilaçe dhe higjienë. Duhet të futen egzaminime dhe profilaksi falas. Zbulimi i hershëm i sëmundjeve është kyçe. Gjithashtu, të pastrehët duhet të përfshihen në grupet e punës që marrin vendime për ta. Lista e tyre 'top tre' e nevojave është: shtëpi e ngrohtë, punësim dhe përfshirje në marrjen e vendimeve sociale", thotë dhe apelon tek qytetarët dhe kompanitë që të dhurojnë, veçanërisht medikamente, sepse kostot janë të larta dhe popullsia është shumë e sëmurë.