Staroviq: Deklarata e Gërvallës se në Kosovë nuk ka popull serb, por vetëm komunitet, nuk është saktësi juridike, por fshirje
Ministri për Integrime Evropiane i Serbisë në detyrë, Nemanja Staroviq, deklaroi se pohimi i ministres së Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, se në Kosovë nuk ekziston „populli serb“, është shumë më tepër sesa një përpjekje tinëzare për të bllokuar zgjedhjen e nënkryetarit të parlamentit që përfaqëson popullin serb, i cili, siç thekson ai, u mbijetoi dëbimeve të viteve 1999 dhe 2004.
Staroviq shkroi në platformën „X“ se deklarata e Gërvallës se në Kosovë nuk ka popull serb, por vetëm komunitet serb, nuk është saktësi juridike, por fshirje.
„Një popull që ndërtoi manastire, jetoi atje me shekuj dhe ende ka vende të rezervuara në parlamentin e përkohshëm krahinor, papritur është reduktuar në një mendim të dorës së dytë në nivel komunal“, shkroi Staroviq.
Ai më pas porositi se fjalori mund të rishkruhet, por nuk mund të rishkruhet historia dhe as njerëzit që ende e jetojnë atë histori.
„Kjo deklaratë është shumë më tepër sesa një përpjekje tinëzare për të bllokuar zgjedhjen e nënkryetarit të parlamentit që përfaqëson popullin serb, i cili u mbijetoi dëbimeve të viteve 1999 dhe 2004“, porositi ai.
Në seancën e sotme, duke propozuar Sllavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit, deputeti Igor Simiq përmendi popullin serb.
„Në emër të popullit serb, me nënshkrimet e shumicës së deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb, nëntë nga dhjetë, propozojmë zotin Slavko Simiq si kandidat për nënkryetar të Kuvendit“, tha shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq.
Pas fjalës së Simiqit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, shkroi në Facebook se propozimi i Listës Serbe është skandaloz dhe i papranueshëm, sepse „në Kosovë nuk ka popull serb“.
0 komentet