Gogiq për deklaratën e Gërvallës: Nëse është kontroverse të thuash populli sërb, atëherë është po ashtu kontroverse të thuash populli shqiptar
Politologu Ognjen Gogiq tha për Kosovo onlajn se Lëvizja Vetvendosja nuk i intereson konstituimi i Kuvendit të Kosovës pasi sikurse vlerëson, kjo është arsyeja kryesore për ndërprerjen e seancës dhe jo përdorimi i fjalës “popull” nga ana e deputetit të Listës Sërbe Igor Simiq çka, sikurse tha, u përdor vetëm si arsye për ndërprerjen e saj.
“Seanca e sotme u ndërpre enkas për këtë arsye, por në thelb bëhet fjalë sërish për kalkulime të Vetëvendosjes sepse atyre nuk u intereson që Kuvendi të konstituohet. Ata e zvarrisin konstituimin e Kuvendit sepse në momentin kur bëhet, nisin afatet për zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit. Nëse këto afate nuk përmbushen, atëherë Kuvendi shpërndahet. Kështu që ata dëshirojnë të blejnë kohë sepse nëse shkohet deri në shpërndarjen e Kuvendit, atëherë kjo bëhet në momentin më të favorshëm për ta, pra sërish në fund të vitit mbahen zgjedhje”, spegon Gogiq.
Sipas fjalëve të tij, Vetëvendosja sot arriti atë çka për ta ishte e rëndësishme dhe kjo është që sërish zgjodhën Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, çka ajo sërish do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës.
“Për rjedhojë, ata në fakt hoqën të njëjtën vërrejtje që po bëhet, spekulimet, dilemën që egziston se ushtrimi i funksionit të presidentes së Kosovës, është jokushtetues në këtë moment, sepse duhej të konstituohej Kuvend i ri dhe të zgjidhej kryetar i ri i Kuvendit. Kështu që ata në fakt morën dy gjëra njëkohësisht me atë çka bërën. Ata morën mandatin e plotë të Albulena Haxhiut në vendin e kryetares së Kuvendit dhe vetëm për këtë dhe ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës. Por ndalën konstituimin e Kuvendit, sepse nuk konstituohet deri në zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve. Kështu që afatet për zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të Kosovës nuk kanë nisur ende. Pra në fakt kjo është arsyeja e gjithë kësaj situate”, thotë Gogiq.
Situatën që ndodhi me përdorimin e fjalës "popull" Gogiq beson se është veçse justifikim.
"Ky është populizmi i Vetëvendosjes dhe kjo është vetëm sërish diçka që e shfrytëzuan për të nisur sërish fushatën. Që sërish veten t’a paraqesin si dikë që mbron Kosovën, Kushtetutën e saj nga pala sërbe dhe sërish në fakt hyrën në histori që kalon opinioni i tyre publik. Ata e shfrytëzuan këtë tamam se mund të rinisin fushatën që do t'u duhet për ndonjë zgjedhje të ardhshme. Ata aty tregohen si ndonjë lloj mbrojtësash të kushtetues dhe ata në fakt pezulluan punën e Kuvendit dhe shkelën Kushtetutën duke mos lejuar që Kuvendi të konstituohej kur duhej në afatin që vendosi Gjykata Kushtetuese", theksoi ai.
Diskutimin për atë që Simiq u lejua të përdorte fjalën “popull”, Gogiq e quan të pakuptimtë. "Ndoshta edhe më kontraverse është deklarata e Gërvallës, e cila tha se në Kosovë nuk egziston popull sërb, por komunitet sërb. Zëvendëskryetarët propozohen me shkrim. Kështu që Lista Sërbe e përmbushi procedurën duke paraqitur emrin e kandidatit për zëvendëskryetar me shkrim. Ajo çka u tha në foltore nuk është vendimtare dhe nuk ka atë peshë. Sepse, të themi dhe më herët është përdorur fjala popull në foltore. Më herët, ata në fakt folën për popullin sërb, e kështu nuk shkaktoi reagime të ngjashme. Është e saktë se nëse është kontroverse që të thuash popull sërb, atëherë do të ishte kontroverse gjithashtu që të thuash populli shqiptar sepse Kushtetuta e Kosovës njeh komunitetin shqiptar dhe jo popullin shqiptar” bën të ditur Gogiq.
Ky i fundit shtoi se është e pakuptimtë që Haxhiu dhe Gërvalla interpretojnë se çfarë do të thotë fjala "popull" në sërbisht dhe mbi këtë bazë vendosin nëse përdorimi i saj është i kontravers.
“Kur thua popull, populli sërb, kjo në të vërtetë në sërbisht do të thotë më shumë përcaktim etnik. Pra, është sikur Igor Simiq të ketë thënë në emër të komunitetit etnik sërb, grup etnik që në vetvete nuk është kontrovers madje dhe sipas Kushtetutës së Kosovës. Kështu që kjo tani është një diskutim plotësisht i sajuar, i pakuptimtë që sigurisht do të kalojë në publik dhe do të jetë në gjendje të paraqitet në thelbin e nacionalizmit, por me të vërtetë kjo e zhvendos fokusin nga tema kryesore dhe tema është se Vetëvendosja me shkeljen e Kushtetutën, ndal Kuvendin e Kosovës që të konstituohet”, tha ai.
Seanca konstituive do të vazhdojë të premten, ndërsa Gogiq parashikon që Vetëvendosja as atëherë nuk do të dëshirojë t’a përfundojë këtë proces të rëndësishëm për të blerë kohë më shumë.
"Ose dëshirojnë të thellojnë marrëveshjen me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit, nëse jo, atëherë t'i shtyjnë të gjitha ato veprime në datë tjetër. Që konstituimi i Kuvendit të jetë sa më vonë atëherë do të fitojnë më shumë kohë për zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit dhe nëse jo, atëherë të paktën të shpallen zgjedhjet e kështu bie data që u përshtatet më shumë. Mund të priten pengesa të ngjashme. Mundet që tani të ofrojnë disa justifikime të tjera se përse Kuvendi nuk do të konstituohet as të premten. Mund ta fajësoj opozitën shqiptare, e cila vetë e përdor seancën e Kuvendit si skenë për idetë e veta. Kështu që duhet të pritet ndonjë justifikim i ri që puna e Kuvendit të ndërpritet”, tha ai.
Disa deputetë para nisjes së seancës, ngjitën stemën e UÇK në foltore çka Gogiq e shikon si luftë simbolike mes vetë shqiptarëve për trashëgiminë e UÇK sepse ky veprim u bë nga deputetët e opozitës të cilët janë më të lidhur me trashëgiminë e saj.
“UÇK tani është kapital simbolik që egziston në Kosovë rreth saj, sepse ajo temë tërheq vëmendjen e publikut dhe ngjall simpatinë dhe solidaritetin e publikut shqiptar. Tashmë shikohet se kush mund të përfitojë më shumë. Këtë nuk mundet Kurti sepse partia e tij nuk e ka origjinën nga UÇK dhe ai përgjatë gjithë kohës ka qenë opozita dhe rivali i liderëve të UÇK së Hashim Thaçit. Ai nuk mund t'ia atribuojë të gjitha këto vetes që opozita ta përdorë atë moment për të mbledhur pikë politike me lavdërimin e UÇK. Ndërsa afrohet momenti i gjykimit, ata do të maksimizojnë përpjekjen për ta mbajtur atë temë në fokus, kështu dhe përmes rrugës së seancës është arsye më shumë që Vetëvendosja nuk dëshiron që seanca të mbahet. Opozita mund të përfitojë nga pasionet që kanë lindur në lidhje me UÇK. Ky nuk është mesazh drejtuar sërbëve por ata mund të jenë dëm kolateral. Kjo është luftë mes vetë shqiptarëve, por sërbët do të jenë ata që do të paguajnë dëmin në fund” konkludoi Gogiq.
0 komentet