BE: Jemi të shqetësuar për krizën institucionale në Kosovë dhe për përfaqësimin e komuniteteve të rregulluar me Kushtetutë dhe ligje

EU zastave
Burim: European Union - EP

Sërish shprehim shqetësimin ldhur me krizën e vazhdueshme institucionale në Kosovë, e veçanërisht për faktin se Kuvendi ende nuk është konstituuar pas afatit kushtetues të 7 gushtit, thuhet nga Zyra e BE në Kosovë dhënë për Kosovo Onlajn.

Nga BE nuk dëshironin të komentonin deklaratën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, se "në Kosovë nuk egziston popull sërb, por komunitet sërb", por thanëi: "Ndonëse nuk i komentojmë komentet, dëshirojmë t'ju kujtojmë se përfaqësimi dhe pjesëmarrja e pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme në institucionet e Kosovës rregullohen me ligje dhe me Kushtetutë, të cilat përbëjnë bazën e karakterit shumetnik të Kosovës", shkruhet nga  BE në përgjigjen e saj me shkrim.

Aty thuhet më tej se "vonesat në formimin e institucioneve mbartin rrezikun e ngadalësimit të reformave të rëndësishme dhe mund të ndikojnë në aftësinë e Kosovës për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë që ofron BE, përfshirë ato në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor".

"Gjithashtu, ritheksojmë se vetëm dialogu ndërpartiak efektiv e konstruktiv dhe përkushtim i përbashkët ndaj qëllimeve, do t'i mundësojnë Kosovës arritjen e objektivave të përbashkëta dhe zbatimin e reformave të kërkuara nga qytetarët. Respektimi i Kushtetutës, i praktikës gjyqësore detyruese të Gjykatës Kushtetuese, i sundimit të ligjit dhe i mirëadministrimit, kërkon vazhdimin e procesit kushtetues pa vonesa të mëtejshme, duke përmbushur njëkohësisht detyrimet përkatëse të të gjithë aktorëve," shkruhet në fund të përgjigjes.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës Albulena Haxhiu, e cila ka shërbyer si kryetare e Kuvendit në legjislaturën e kaluar, u zgjodh sot sërish kryetare e Kuvendit të Kosovës. Pas propozimit të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit, Haxhiu e ndërpreu seancën për shkak të propozimit të Listës Sërbe dhe deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Igor Simiq, se "në emër të popullit sërb, ai propozon Slavko Simiqin për nënkryetar". Seanca është caktuar sërish për të premten, në orën 11:00.