Mjekët, shpëtimtarët dhe vrojtuesit - Shqipëria rrit nivelin e sigurisë në plazhe

Plaža u Albaniji - Jonsko more
Burim: Kosovo Online

Shqipëria vitet e fundit është shndërruar gjithmonë e më shumë në destinacion atraktiv turistik dhe vetëm në qershorin e këtij viti, ka shënuar më shumë se 1 milionë turistë të huaj. Siç thonë ekspertët, kjo është edhe arsyeja që autoritetet në vend, të cilat relativisht kohët e fundit kanë nisur të zhvillojnë këtë degë ekonomike, të rrisin veçanërisht nivelin e shërbimeve në destinacionet turistike.

Që siguria është diçka që nuk është e nevojshme të zhvillohet së bashku me kapacitetet turistike, u bë veçanërisht e qartë pasi një vit më parë në Potam (Himarë) humbi jetën goca e vogël pasi u godit nga motori i motoskafit. Këtë vit gjithashtu problem paraqet mbytja e disa turistëve në plazhet e detit Adriatik.

Presidenti i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Erdit Gega, duke folur nga Palasa (Dhermi) për “Kosovo Online” se çështje kryesore mbetet ndërgjegjësimi i njerëzve.

Gega shton se problem është edhe ai i mjeteve motorike ujore që nuk respektojnë distancën e detyrueshme me ligj, prej 300 metra larg bregut.

“Patëm rast për nxjerrjen nga deti të disa pushuesve në Shëngjin që ishin bllokuar nga dallgët. Një nga çështjet kryesore është ndërgjegjësimi i pushuesve që të mos hyjnë në ujë kur ka dallgë të forta dhe bashkë me dallgët mund të vijnë gurë, apo objekte të tjera të forta që mund t’i dëmtojnë ata. Ne këshillojmë turistët që të frekuentojnë vetëm plazhet me vrojtues. Gjithashtu, duhet të ndjekin këshillat e shpëtuesve të plazhit, sinjalistikën që përdorin ata. Këtë vit, vija bregdetare ka qenë totalisht e mbuluar me shpëtues plazhi. Kemi ende shumë punë për të bërë për mjetet lundruese pasi shpesh shkelen rregullat. Mjaftojmë të shikojmë prapa shpinës sonë, mjetet lundruese janë mjaft afër. Nuk po respektohet distanca që detyron ligji”.

Mjeku Erald Xhelili, që ka punuar për disa vjet në programin qeveritar “Mjeku në Plazh”, thotë se që prej vitit 2015 në Shqipëri janë hapur qendrat mjekësore në plazh, për të ndihmuar turistët dhe që punojnë nga 15 qershori deri në 15 shtator.

Ai sqaron se turistët duhet të shohin flamujt e shpëtuesve të plazhit, jeshile për të hyrë në det, të verdhë për të mos përdorur mjete plastike dhe të kuq që nuk lejon futjen në det.

“Turistët duhet t’i drejtohen organeve përkatëse për çdo problem, nëpërmjet tabelave që tregojnë se ku janë qendrat mjekësore, dhe nëpërmjet numrit 127. Lidhur me sëmundjet, ka raste të sëmundjeve të lehta si gastroenteritet që fillojnë nga ndryshimet e ambientit, temperature e lartë sidomos për fëmijët, traumat në det, pickimet nga ndonjë peshk-gur, por gjëja kryesore janë mbytjet që mund të ndodhin sidomos në periudhën e zbaticës. Një risi e viteve të fundit është përfshirja e rojeve të plazhit për sigurinë e pushuesve, me anë të sinjalizimeve në breg. Qeveria shqiptare vendosi përfshirjen e rojeve bregdetare që kontrollojnë qarkullimin e skafeve pranë brigjeve të detit. Po ashtu, duhet që personi që futet në det, sidomos ata që vijnë nga vende më të ftohta se Shqipëria, të ambientohen gradualisht me temperaturën e ujit për të parandaluar pasoja fatale”, thotë Xhelili.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako, sqaron për “Kosovo Online” se ekzistojnë 1180 plazhe private dhe 489 parcela të plazhit publik.

“Çdo biznes që punon në plazh duhet të ketë vrojtues plazhi për çdo 80 metra vijë bregdetare, ky është kusht për nënshkrimin e kontratës me pushtetin vendor. Shqipëria ka 1400 vrojtues plazhi të certifikuar. Rëndësi të veçantë ka vendosja e kufijve në det për pushuesit, pastërtia në plazh dhe sinjalistika, pasi tabelat informuese duhet të vendosen në vende të dukshme. Inspektorët tanë kanë kryer 412 kontrolle”, përfundon Lako.