Qytetarët e Maqedonisë së Veriut para zgjedhjeve: Nuk i besojmë më askujt, por që shpresojmë se do të jetë mirë

Skoplje
Burim: Kosovo Online

Në prag të zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut, qytetarët janë të ndarë mes indiferentizmit dhe optimizmit. Ndërsa dikush nga zgjedhjet nuk pret asnjë ndryshim, të tjerët për Kosovo Onlajn shprehin shpresën se kryebashkiakët e rinj do të sjellin rregull dhe se do të jetohet mirë.

"Tamam si dhe në zgjedhjet e kaluara", tha një nga qytetarët e anketuar të Shkupit kur u pyet se çfarë priste, duke shtuar se do të donte që kryebashkiaku i ri të ishte "më i angazhuar dhe t'i qetësonte njerëzit".

"Duhet të ndërtohen më pak godina dhe të sigurohen më shumë parqe dhe gjelbërim. Kjo na nevojitet", tha ai.

Një nga bashkëqytetaret e tij pranon se nuk i ndjek më zhvillimet politike dhe ka humbur interesin për zgjedhjet.

"Asgjë nuk ndjek më, nuk jam njohur me zgjedhjet. Nuk e di përse", na tha shkurt.

Shkupjania e dytë ishte mjaft e ashpër, duke vlerësuar se në politikë asgjë nuk ndryshon.

"Nuk kam asnjë pritshmëri. Të gjithë që kanë qenë deri tani-gënjejnë dhe vjedhin, asgjë tjetër", tha ajo.
Shton se megjithatë, ushqen shpresë se kryebashkiaku i ri mund të sjellë ndryshime.

"Danela na ka shpërfytyruar. Beteja më e madhe që duhet të udhëheqë kryebashkiaku i ri, është me trafikun e qytetit. Higjiena është zero në këtë qytet, të hollat pompohen, populli i jep dhe nuk e dimë përse i japim", thotë ajo dhe thekson se është e zhgënjyer nga të gjitha partitë politike:

"Premtojnë gjithçka, por asgjë nuk përmbushin. Katastrofë. Populli është mjaft i zhgënjyer, por shkojnë në zgjedhje. Ja, po shkoj të votoj, vetëm që dikush të mos ma marrë votën. Përndryshe, nuk do të votoja për askënd. Nuk jam e kënaqur me askënd, as me VMRO e as me LSDM". 

Është e indinjuar sepse, sikurse thotë, politikanët përçajnë popullin.

“Jetoj mes shqiptarëve, popull i kulturuar, por që kanë bërë mjaft ndasi. Pakënaqësia është mjaft e madhe mes njerëzve dhe zakonisht ata që janë të punësuar partiak votojnë në zgjedhje, mbledhin edhe 15 njerëz dhe i çojnë me autobusa. Pakënaqësi e madhe. Nuk e di më se çfarë është mashkull dhe as çfarë është femër. Del në rrugë dhe ke frikë të lëvizësh. Çdo natë pyes veten se përse policia nuk i ndëshkon ata të çmendurit që ngasin motorët nga njëri skaj i rrugës në tjetrin pas mesnatës", tha ajo.

Megjithatë, mes qytetarëve ka edhe nga ata që besojnë tek ndryshimi.

"Pres që zgjedhjet për disa të jenë të drejta dhe demokratike dhe për të tjerët të padrejta dhe jodemokratike, si çdo zgjedhje në Maqedoni", thotë ky shkupjan dhe shton se "nuk mund të jetë më keq".

"Shpresoj që do të kemi kryebashkiak të mirë dhe se do të jetë më mirë se nga sot", tha ai.