ANKETA sërbët e Mitrovicës së Veriut: Nuk është koha për çeljen e urës, të paktën një herë të na lënë të qetë
Sërbët e Mitrovicës së Veriut janë kundër hapjes së urës në Ibër dhe vërrejnë se tani nuk është koha për këtë sepse siç thonë, nuk ndihen të sigurtë.
Siç thonë ata që kanë folur me reporterin e Kosovo onlajn, dhe shumë prej tyre që nuk donin përpara kameras, çelja e urës vetëm sa do të përkeqësonte më tej situatën e sigurisë.
Ata mendojnë se propozimi i ndërmarrë nga këshilltarët shqiptarë në parlamentin vendor, është i parakohshëm dhe është ndërmarrë kryesisht me qëllim shkaktimin e tensioneve të mëtejshme.
"Nuk besoj se ura do të hapet, nuk është koha e duhur, nuk është momenti i duhur. Do qëndrojë kështu. Ajo çfarë thonë shqiptarët për këtë, nuk kanë asgjë, kanë ata shumë aty. Të paktën një herë të na lënë të qetë" ka thënë një banore.
Se kushtet nuk janë përmbushur, është mendimi i një zotërie të moçëm, i cili thotë se lidershipi i Prishtinës dëshiron të shtrijë pavarësinë në mbarë territorin e Kosovës.
"Tani për tani nuk është e këndshme të hapet ura. Urat bëhen edhe për të lidhur popujt, por të dy palët, si shqiptarët dhe ne sërbët duhet të jetojmë si dikur në kohën e unitetit vëllazëror me respekt të ndërsjelltë. Kthejeni këtë e mandej hapni të gjitha këto. Kushtet nuk janë plotësuar, pasi situata është ende e tensionuar. Udhëheqja nga Prishtina është duke punuar që me një grusht të marrin territorin e të thonë kjo është e jona dhe nuk do të japim asnjë centimetër. Ndoshta është e mençur që lidershipi sërb të shtypë këtë jetën anormale këtu mes shqiptarëve dhe ne sërbëve” na thotë ai.
Që liria nuk është në nivelin e kërkuar na e konfirmon edhe një tjetër banore e Mitrovicës së Veriut me të cilën biseduam.
"Nuk besoj se është momenti i duhur për çeljen e urës. Ne këtu nuk kemi paqe pale më të kemi liri të shkojmë aty. Unë nuk mundem as në lagjen boshnjake të shkoj e vetme, gjithmonë ngurroj, nëse shikoj menjëherë vjen pyetja “çke që shikon?' Edhe kështu, ne nuk kemi kurrëfarrë lirie e të hapet ura. Deri atëherë nuk do të kemi liri” na tha kjo banore e Mitrovicës.
Vendimi për hapjen e urës kryesore në Ibër dhe dërgimin e kërkesës tek institucionet përkatëse është votuar në seancën e kuvendit vendor në Mitrovicën e Veriut, me propozim të këshilltarëve të Vetëvendosjes.
Megjithatë, përfaqësuesit politikë të sërbëve nga Kosova, por edhe Beogradi zyrtar, vlerësuan se në fakt është një përpjekje e re e Prishtinës për të destabilizuar situatën në veri të Kosovës. Edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë vlerësuan se nuk është koha për të hapur urën. Vetëm qeveria e Kosovës mbështeti iniciativën për hapjen e saj.
0 komentet