Ende pa drejtësi për viktimat-23 vite nga vrasjet dhe lëndimet e fëmijëve sërbë në Bistricë

Bistrica
Burim: Kosovo Online

Në Gorazhdevc, jo shumë larg nga Peja, si sot 23 vite më parë u shti ndaj fëmijëve sërbë të cilët laheshin në Bistricë. Humbën jetën Ivan Jovoviq (19) dhe Pantelija Dakiq (12), ndërsa u lënduan rëndë Bogdan Bukumiriq (14), Marko Bogiqeviq (12), Dragana Sërbljak (13) dhe Gjorgje Ugrenoviq (20). Për këtë krim askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. 

Në grupin me afro 50 fëmijë sërbë e të rinj të cilët më 13 gusht të vitit 2003 laheshin në Bistricë, ndaj tyre u shti me breshëri automatiku. Gjithsej me 87 plumba.

Sipas të dhënave nga hulumtimet e UNMIK, një numër i panjohur njerëzish hapën zjarr me “kallashnikov” nga shkurret. Gjatë hetimit të UNMIK dhe Policisë Kosovare u morën në pyetje gati 70 dëshmitarë, u kontrolluan gati 100 shtëpi, por autorët deri më sot nuk janë vënë para drejtësisë. 
Beogradi menjëherë kërkoi thirrje të seancës së Këshillit të Sigurimit të KB. Gjatë seancës mbajtur më 18 gusht të po atij viti, të 15 anëtarët e KS të KB, dënuan dhunën dhe shprehën shqetësim të thellë pasi katër vjet pas konfliktit vijonin ende të ndodhnin incidente kaq brutale.

Rreth autorëve të krimit, nuk u mësua asgjë, megjithatë as pasi Unmik ofroi shpërblim prej 1 milion eurosh për informacion mbi rastin.

Euleks në vitin 2010 si pasojë e mungesës së provave, formalisht ndali hetimet, ku e mori përsipër nga UNMIK me mbërritjen e tij në Kosovë, duke vënë në dukje se ajo mund të riçelet nëse dalin informacione të reja.

Babai i Panta Dakiqit të vrarë, Milisav, si sot një vit më parë, i bëri thirrje kryeministrit kosovar në mandatin teknik Albin Kurti që të riçelen hetimet dhe të gjendet vrasësi.  

“Duhet të çelen hetimet dhe të gjendet vrasësi. Duhet t’a dijë se familja dhe fëmija janë të shenjta” tha Milisav Dakiq.