Jovanoviq: Përmes ndryshimit të emërtesave të rrugëve, Prishtina tashmë ndërmerr rishikim historik, do të vijojë në veri
Asistenti në Katedrën e Historisë në Fakultetin e Filozofisë në Mitrovicën e Veriut Lluka Jovanoviq vlerëson se Prishtina me ndryshimin e emërtesave të rrugëve prej 1999 nën aprovimin e heshtur të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, ndërmerr rishikim historik dhe këtë do t’a vijojë edhe në veri.
Duke komentuar Memorandumin e nënshkruar së fundi të Agjencisë Kadastrore të Kosovës me përfaqësues të katër komunave në veri për vendosjen e Sistemit të adresave që nënkupton dhe përgatitjen e fazës së emërtesave të rrugëve dhe vendosjes së adresave, Jovanoviq thotë se fjala është për “presion të ri psikologjik” ndaj komunitetit sërb.
“Vizita e drejtorit të Agjencisë Kadastrore Kosovare tek komunat në veri të Kosovës e Metohisë dhe mesazhet që u përcollën nga këto takime, na bëjnë të ditur se Prishtina ka shfrytëzuar edhe një tjetër institucion të saj në të ashtuquajturën luftë psikologjike ndaj popullatës sërbe në veri të K&M. Sigurisht duke i justifikuar të gjitha këto bashkësisë ndërkombëtare në kontekstin e zgjidhjes së çështjeve pronësore e cila është një nga çështjet dhe problemet më urgjente të komunitetit sërb”, thotë Jovanoviq për Kosovo onlajn.
Ai kujton se sipas ligjeve kosovare, emërtesat e rrugëve janë në kompetencën e pushtetit vendor dhe se në veri problemi është se institucionet përbëhen nga shqiptarë.
“Mesazhet që na u përcollën dhe pritshmëritë që ka komuniteti sërb, është që tek disa emërtesa rrugësh, sikurse kemi dhe shembuj, të vendosen në vendbanime të pastra etnike sërbe nga disa prej emrave të shqiptarëve më të dukshëm” beson historian.
Ai paralajmëron se problemi është më i thellë pasi bashkësia ndërkombëtare prej vitit 1999, ka toleruar emërtesat e rrugëve sikurse thotë, me figura jashtëzakonisht të kontestuara historike.
“Mund të shikojmë se Mitrovica e Jugut, qendra apo mbarë qendra mbajnë shenjën dalluese të rishikimit historik, sikurse disa personazheve që ishin bashkëpunëtorë të dëshmuar të nazistëve dhe fashistëve në Luftën e Dytë Botërore sikurse Rexhep Mitrovica dhe Besim Bajgora, vëllezërit Boletini, Shaban Polluzha. Ata eksplicidisht ku kemi dhe fotografi, kanë operuar kundër të gjitha lëvizjeve çlirimtare dhe kundër vetë aleatëve në Luftën e Dytë Botërore” ka thënë Jovanoviq.
Në këtë mënyrë, thekson ai, inkurajohet retorika e luftës dhe krijohet presion më i shtuar psikologjik ndaj komunitetit sërb.
“Mund të presim që rruga kryesore në Mitrovicën e Veriut që mban emrin e Mbretit Petar I, me vendimin e kuvendit komunal shqiptar shumë lehtë mund të riemërtohet në rruga 'UÇK çlirimtare', ndonëse është zonë sërbe, ndonëse banorët e kësaj rruge nuk do t’a pranonin këtë. Nën operimin e institucioneve sikurse është pushteti vendor dhe Agjencia Kosovare e Kadastrës dhe ministrive në Prishtinë që janë të gjitha në duart e komunitetit shqiptar, do t’u përcillte një mesazh më tepër popullsisë sërbe që jeton në territorin që është nën administrimin e tyre se me të vërtetë në këtë territor popullsia sërbe mundet vetëm të bindet apo të zhvendoset prej andej” konkludoi Jovanoviq.
0 komentet