Zariq: Palogjikshmëritë në rastin “Raçak” të çojnë në dyshimin se gjithçka është inskenuar, historia do t'i japë përgjigje

Slađana Zarić
Burim: Kosovo Online

Gazetarja dhe autorja e filmit Dosja Kosovë "Raçak" Sllagjana Zariq thotë se edhe pas çerek shekulli nga kjo ngjarje çka ishte justifikim direkt për bombardimin e Republikës Federative të Jugosllavisë, vijon të jetë me plot palogjikshmëri por beson se historia në disa çështje do të japë përgjigje përfundimtare.

Zariq e ka hulumtuar në themel këtë rast dhe siç thotë pas 25 vitesh përgjigjet ndaj shumë pyetjeve mungojnë pasi ngelen mjaft të paqarta rrethanat dhe situata.  

“Po filloj nga disa prej këtyre palogjikshmërive, ndërsa e para është se përse nuk kemi asnjë vendim rreth Raçakut. Prokuroria e Gjykatës së Hagës investoi shumë përpjekje, numri më i madh i dëshmitarëve u prodhuan pikërisht për rastin “Raçak” dhe ne në fund nuk kemi vendim. Ata kanë spegim formal-ligjor se përse janë tërhequr nga Raçaku, por ne nuk kemi vendim për të. Millosheviq ka vdekur, ky rast nuk ka mbaruar, ndërsa aktakuza u tërhoq kur ishte çëshjtja e gjykimit të gjashtë politikanëve dhe gjeneralëve ushtarakë sërbë. E më pas keni mjaft kontradikta në sallën e gjyqit të Hagës. Me një fjalë, kemi dëshmi mjaft të ndryshme dhe deklarata nga dëshmitarët që kanë folur për Raçakun-prej të cilës vetë banorët e Raçakut mohuan se aty kishte ushtri e deri tek deklaratat e komandantit të zonës operative të Nerodimlës Shukri Buja i cili pretendonte se në Raçak ishin 47 ushtarë të UÇK. Keni patur deklarata nga fshatarët që pohuan se nuk kishte kurrëfarrë armatim se mund të kishin vetëm pushkë gjuetie, ndërsa kemi parë se Shukri Buja pohoi gjatë procesit gjyqësor të Millosheviqit se njësia e Raçakut ka patur dhe mortaja, llogore të fortifikuara rreth dhe para kësaj se kishte dhe mitraloz” rrëfen Zariq për Kosovo Onlajn për atë me të cilën ajo kishte arritur t’a bënte film këtë ngjarje.

Sikurse bën të ditur, palogjikshmëria e dytë e cila për të ngelet pyetja e madhe është sesa njerëz me të vërtetë janë vrarë në Raçak.

"Në vetë aktakuzën përmenden 45 dhe u gjendën 40 trupa, ndërsa Shukri Buja përmend se gjithsej kanë qenë nga tetë deri në dhjetë ushtarë të UÇK. Kështu që edhe sot nuk dihet numri i saktë. Në qendrën memoriale në Raçak ndodhen 44 emra prej të cilave 40 emra njerëzish trupat e të cilëve janë gjendur. Hulumtova se cilët janë këta katër të tjerët dhe këta janë njerëz që janë nga Raçaku por që nuk ishin vrarë më 15 januar. Dhe kjo është e mahnitshme. Ne nuk e dimë nëse janë 40, 45, 52 apo 53 njerëz, ne nuk dimë sa njerëz me të vërtetë janë vrarë në Raçak. E më pas keni një numër manipulimesh që i përkasin vetë hetimit dhe prishjes së vendit të ngjarjes. Keni tetë deri në dhjetë trupa të ushtarëve të UÇK që atë mbrëmje më 15 dhe 16 janar u shpërngulën prej andej. Ndër të tjera, kjo është ajo që është interesante dhe që historia rreth Raçakut, sërish sjell pikëpyetje të madhe. Momentalisht ka nisur gjykimi i parë në mungesë për rastin “Raçak”, ku dyshohet një person që nuk ka qenë fare pjesëtar i policisë. Ishte në përbërjen rezervë dhe është shumë interesant fakti se në aktakuzë thuhet se ai dyshohet për vrasjen e civilëve për të cilën nuk ka marrë pjesë direkte në konfliktet e armatosura ku pikërisht bëhet i ditur emri i Sadik Mujotës dhe vajzës së tij Hanumshahe Mujota trupat e të cilëve pikërisht UÇK i shpërnguli atë mbrëmje. Emrat e as njërit dhe as të tjetrit nuk gjenden në Qendrën Përkujtimore në Raçak. Ata u varrosën në Malopolc. Dhe tani kur keni një mori pyetjesh, gjëra të palogjikshme, logjika e arsyes së shëndoshë dikton se ka pasur inskenime serioze, skena të përgatitura dhe do të thosha se të gjitha këto janë manipulime që çuan në atë që historia rreth masakrës së Raçakut është krim kundër njerëzimit. Historia do t'i japë përgjigjet e veta dhe mendoj se pëditë marrim ndonjë përgjigje, por them se ka ende shumë palogjikshmëri që më çojnë mua si gazetare në pretendimin se po flasim për një manipulim të madh” thotë autorja e filmit rreth Raçakut.

Ajo shton se në radhë të parë, kur mblidhte materiale dhe hulumtonte, merrej me atë që mbërrinte prej prokurorisë.

“Prokuroria, duhet t’a pranoj, bëri një punë të jashtëzakonshme në kuptimin që unë i dija saktësisht pozicionet se ku ndodhej trupi, si quhej viktima... Ajo çfarë të themi është mjaft interesante, duke studiuar gjithë ato dokumente dhe listën e njerëzve që jetojnë në Raçak, ju këtu shikoni se bëhet fjalë për familje, që njerëz me të njëjtin mbiemër, çka flet në atë se vetëm ne kemi patur këtu bazë UÇK-je. E dyta cili është fshati me civilë që po hapte llogore ushtarake mbi fshat? Një nga pretendimet se ata ishin civilë dhe jo ushtarë është se ata nuk kishin uniformë ushtarake. Logjika e gjërave ju flet se nëse jetoni në fshat 2 km larg Shtimljes, ku ju thjesht mund të shikoni lëvizjen e njerëzve nga kodra lokale deri në Shtimlje, sigurisht që nuk do të keni uniformë ushtarake. Së dyti, nëse dikush në mënyrë të detajuar shikon fotot dhe videot e arkivës së UÇK të asaj periudhe, do të shikoni se ata në shumicën e rasteve nuk kanë kanë shenja ushtarake klasike, nuk kanë pasur uniforma dhe kryesisht kanë qenë civile”, thotë bashkëbiseduesja jonë.

Zariq shton se është veçanërisht interesante se çfarë ka ndodhur me viktimat që ndodheshin në të ashtuquajturën grykë dhe ku lindën ato xhirimet që bërën xhiron e botës.

“Gjëja e tretë që vë shumë në pikëpyetje është se një numër i madh i këtyre viktimave që kanë qenë në grykë, që është më problematikja, kanë qenë zbathur, çka është shumë e çuditshme. Supozoj, nuk mund t’a konfirmoj se nuk isha aty atëherë, kur i kishin hequr këpucët ushtarake sepse ai që ishte me çizme të gomuara rrinte me to. Këtu ka ndodhur deri në zhvendosje serioze trupash, civilë mesa duket kanë shkuar në vendngjarje para se të vinte misioni verifikues dhe pikërisht gjeta disa foto që tregojnë që civilët erdhën tek trupi para misionit. Mjekësia ligjore nuk mund t'i përgjigjet pyetjes se çfarë ka ndodhur në Raçak, Helena Ranta ka pasur disa deklarata, ka thënë se ky është krim kundër njerëzimit, por nuk mundemi të harrojmë se ajo po fliste në mënyrën e vet dhe jo në emër të ekipit hulumtues finlandez” thotë ajo.

Zariq kujton se dhe në vetë Tribunalin e Hagës u ndërmor diskutim i madh rreth asaj që tha mjekësia ligjore.

"Doreza e parafinës që ne përdorim tregoi se shumica prej tyre kishin grimca baruti në duar. Çështja ishte nëse kjo ishte metodë e vlefshme apo jo. Fatkeqësisht aq shumë u shkatërruan dhe kaq shumë trupa u zhvendosën, madje evidentohet dhe heqja e ndonjë garderobe nga ta ku ekspertët e mjekësisë ligjore nuk munden t’a përcaktonin sesi ka ndodhur vdekja, pra ajo mund t’a konfirmojë se ata janë vrarë nga armët e zjarrit, por jo nëse ka qenë direkte apo jo, nëse ka pasur një përleshje të ndërsjellë, siç thonë tanët që kjo ka qenë një përleshje. Shkenca nuk mund të n’a japë përgjigje, pasi vendi i ngjarjes me të vërtetë është shkatërruar. Ky misioni verifikues kosovar nuk është dashur t’a lejojë përveç nëse ky ishte me të vërtetë qëllimi i vet", beson Zariq.

Kjo e fundit shton se disa nga të listuarit si viktima nga Raçaku, ishin pjesëtarë të UÇK dhe se kishte gjetur fotografi të tyre me uniformë.

“Kur fotografohen me uniformë, tregojnë përkatësinë e tyre. Interesante është se katër deri në pesë prej tyre kanë vdekur në grykë dhe e them sërish se gryka është më problematikja sepse ato fotot e tmerrshme të kufomave të stivuara pranë njëri-tjetrin, ishin pjesëtarë të UÇK. Zbulova fotografitë e pesë prej tyre me armë dhe me uniforma të UÇK të cilët janë në listën e "viktimave të pafajshme" të vrarë në Raçak. Ajo çfarë është akoma dhe më interesante, ata botuan libër me ushtarët e rënë të UÇK dhe emrat e ketyre të pestëve ndodheshin në këtë libër. Nuk e kuptoj sesi flasin që nga njëra anë kanë rënë për liri siç thonë ata për vendin e tyre, ndërsa nga ana tjetër vazhdojnë të pretendojnë se ishin qëlluar civilë të pafajshëm. Plot me pallogjikshmëri që të çojnë në pretendimin se çdo gjë ishte e planifikuar dhe e inskenuar dhe se prisnin rastin dhe ky ishte justifikimi për bombardimet. Të mos harrojme deklaratat e politikaneve, Madllen Ollbrajt foli për qafa të prera, kjo me të vërtetë tingëllon rrënqethëse për dikë në shekullin XX therrja e njerëzve. Dëgjuat dëshmitarë në Hagë që pohonin se u kishin shkulur zemrat, se u ishin prerë kokat dhe është e saktë që shkoi deri në shkatërrimin e kufomave pasi ata ishin jashtë për gati 24 orë dhe se edhe kafshët i’u afruan atyre kufomave. Ajo që për mua hodhi shumë dritë mbi atë që ndodhi atë natë, ishte dëshmia e Shukri Bujës në Hagë, ku ai për të parën herë pranoi publikisht se kishin ushtarë, se kishin bazë dhe se i morën trupat natën” spegoi Zariq.