Atiq: Qytetarët duhet të përfshihen në vendosjen e Sistemit të Adresave

Erden Atić
Burim: Kosovo Online

Kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq ftoi të gjithë qytetarët që të përfshihen në procesin e vendosjes së Sistemit të adresave.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të integrohen në këtë proçes. Ky është proçes i iniciuar për të gjithë në komunat e Kosovës dhe jo vetëm në Mitrovicën e Veriut. Gjithë qytetarët mund të informohen përmes faqes sonë të internetit apo faqen e Fejsbukut. Le të përfshihen në proçes. Aty është dhe komisioni që do të përfundojë procedurat për të patur proçes sa më të mirë” ka thënë Atiq.

Agjencia Kadastrore Kosovare dhe përfaqësues të katër komunave në veri më herët kanë nënshkruar Memorandumin për vendosjen e Sistemit të adresave që nënkupton dhe përgatitjen e fazës së emërtesave të rrugëve dhe vendosjes së adresave në këto vendbanime me maxhorancë sërbe.