Ristanoviq: Prishtina do të ndryshojë të gjitha emrat e rrugëve që tregojnë identitetin sërb në Kosovë
Bashkëpunëtori shkencor për Kulturë Sërbe në Lleposaviq Petar Ristanoviq vlerësoi se ndryshimi i emërtesave të rrugëve në katër komunat me maxhorancë sërbe është i pashmangshëm dhe se autoritetet në Prishtinë do të tentojnë që të riemërojnë të gjitha rrugët që kanë të bëjnë me tematikën nacionale sërbe apo tregojnë identitetin sërb në Kosovë.
“Ndryshimi i emërtesave të rrugëve është i pashmangshëm. Nëse shikohet gjithçka çka ka bërë deri më sot regjimi në Kosovë, mendoj se ndryshimi i emërtesave të rrugëve është një hap i pritshëm dhe i pashmangshëm. Me të vërtetë besoj se të gjitha rrugët me çdo mtematikë nacionale sërbe, rrugë që tregojnë identitetin sërb në Kosovë e Metohi, do të ndryshohen” ka thënë Ristanoviq për Kosovo onlajn.
Drejtori i Agjencisë së Kadastrës Kosovare Avni Ahmeti me përfaqësuesit e katër komunave në veri, jo më herët nënshkroi Memorandum bashkëpunimi sesi do të vendoset Sistemi i adresave në këto zona.
“Agjencia Kadastrore Kosovare ka ndërmarrë hapa konkrete me angazhimin e zyrtarëve të vet që do të ofrojnë mbështetje teknike në terren, përgatitjen e sistemit dhe zbatimin e fazës përgatitore të emërtesave të rrugëve dhe vendosjen e adresave” thuhet në njoftimin e AKK.
I pyetur se cilat rrugë do të ishin të parat që mund t’u ndryshohej emërtesa, ky historian thotë se do të jenë “praktikisht të gjitha rrugët që kanë emërtesa të lidhura me figura dhe data që lidhen me historinë e sërbëve në Kosovë.
“Nëse shikojmë heqjen e flamujve sërbë, se të gjitha grafitet që kanë ndonjë temë kombëtare sërbe madje dhe nëse kuptohet me kusht si e tillë, mendoj se ndryshimi i emrit të rrugëve është një hap shumë i pritur dhe në këtë moment, me gjasa, është hap i pashmangshëm” ka thënë Ristanoviq.
Ky i fundit shton se ndryshimi i emërtesave të rrugëve “formalisht” erdhi si vendim nga komunat në veri, ndërsa në thelb ato janë vendosur në Prishtinë.
“Formalisht me gjasa vendimi është marrë në nivel komunal, për aq kohë sa pushteti nëpër komuna është ilegjitim. Por jam plotësisht i sigurt se këto vendime do të merren në nivel më të lartë, pra në rrethin e Albin Kurtit” thotë Ristanoviq.
Ky i fundit beson se ndryshimi i emërtesave të rrugëve në veri vjen madje dhe nëse Kurti nuk do të jetë në pozitën për të vendosur.
“Madje nëse në të ardhmen do të shkohet në ndonjë ndryshim të udhëheqjes së Kosovës, nuk jam i sigurt se ai trend do të ndryshojë konsiderueshëm. Gjithçka që është bërë deri më tani dhe në cilin drejtim shkon, flet se ndryshimi i emërtesave të rrugëve është një prej hapave që në një moment duhet që të pritet” shpreh besim historian.
0 komentet