Jovanoviq: Ramonda e Natalias në rangun e bozhureve kosovare

Luka Jovanovic istoricar
Burim: Kosovo Online

Historiani i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës Lluka Jovanoviq thekson për Kosovo onlajn se lulja e Ramonda Natalias është simbol i vuajtjeve të popullit sërb gjatë Luftës së Parë Botërore, në kulturën sërbe ka marrë statusin e bozhureve kosovare.

Jovanoviq kujton simbolikën e dyfishtë të stemës që është mbajtur në xhaketë qysh prej vitit 2012 në javën para Ditës së Armëpushimit. Ai përbëhet nga dy shirita që ngjajnë me shiritin e monumentit të famshëm shqiptar dhe një luleje vjollcë me pesë petale-ramondën e Natalias.

“Qysh prej kur është themeluar si lule kujtimi për paraardhësit tanë të vrarë në luftërat për çlirim dhe bashkim, Ramonda e Natalias ka marrë rëndësi në kulturën, traditën dhe historinë e kujtesës sërbe, ashtu si bozhuret kosovare. Simboli i Ditës së Armëpushimit ka një simbolikë fantastike, sepse është i përbërë nga dy pjesë. Lulja e quajtur sipas mbretëreshës Natalia Obrenoviq, mbretëreshës së parë sërbe të shekullit të ri, karakterizohet nga fakti se sa herë thahet, me pak ujë, ajo rilind dhe rimerr shkëlqimin e vjetër. Kjo është simbolikë e popullit sërb në Luftën e Parë Botërore, i cili vuajti ndjeshëm në mbrojtjen e vetë Sërbisë dhe në tërheqjen përmes Shqipërisë, e më pas në Korfuz dhe Vid mori veten e më vonë arriti të depërtonte në frontin e Selanikut dhe sërish të rikthehej në vendlindje. Armiqtë e atëhershëm besonin se ushtria jonë ishte e vdekur, ndaj në frontin e Selanikut, gjatë depërtimit, bërtisnin në panik, “ikni të gjallë, të vdekurit po vijnë”. Ata 'të vdekurit'-fshatarë sërbë që edhe një herë u 'ringjallën' dhe çliruan edhe një herë nga prangat e huaja, absolutisht e kanë simbolikën e tyre në atë lule. Si pjesë tjetër e stemës së Ditës së Armëpushimit, kemi edhe fjongon nga memoriali shqiptar, pra fjongo të zezë dhe jeshile që i‘u nda vetëm më qëndrestarëve që gjatë kalvarit të vuajtjeve në dimrin e vitit 1915-1916, i‘a dolën të mbaheshin“ ka thënë ai.

Duke folur rreth raporteve mes sërbëve dhe shqiptarëve në periudhën e nënshkrimit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, Jovanović thekson se ato nuk duhet të shikohen në tërësi.

“Mund të shikoni se në fillim të shekullit të 20 shqiptarët kanë qenë shumë agresivë dhe armiqësorë të vendosur ndaj popullsisë sërbe por jo ndaj shtetit sërb. Kemi dëshmi të shumta dhe raporte konsullore si sërbe, ashtu dhe të huaja që kanë patur përfaqësitë e tyre diplomatike në hapësirën e Sërbisë dhe Maqedonisë dhe ku shkruhet për krime të pakuptueshme të shqiptarëve ndaj sërbëve në K&M-dëbime, vrasje, madhe dhe turkëzimin, kthimin në islam, pengmarrje...“ bën të ditur Jovanoviq.

Ky i fundit thekson se udhëheqësinë e atëhershme shqiptare e drejtonin fiset, barjaktarët, kaçakë të famshëm...,kanë qenë jashtëzakonisht të prirur të hynin në kontakt me Beogradin zyrtar, të paraqiteshin si roje të popullit sërb dhe të merrnin disa përfitime në bazë të kësaj.

“Meqënëse jemi në Mitrovicën e Kosovës, shembull karakteristik është Isa Boletini, një lider i rëndësishëm shqiptar dhe sot figurë e njohur në publikun shqiptar, i cili në çdo mënyrë u përpoq të vinte në kontakt me Sërbinë, bashkëpunoi me Sërbinë, ndonjëherë kryente punët e shërbimit të fshehtë ushtarak për Sërbinë kur kjo e fundit e paguante për këtë. Pastaj kur gjente ndonjë blerës të madh të cilit mund t'i shiste shërbimet e tij, ai shkonte të punonte për të. Kështu, mund të shikojmë se gjatë viteve 1911 dhe 1912, Isa Boletini bashkëpunoi me Sërbinë, mori shuma të mëdha të hollash, dërgesa armësh, ndërsa në vitet 1913 dhe 1914 ka qenë në anën e Austro-Hungarisë. Sistemi i rregullt shtetëror që Mbretëria e Sërbisë solli në këto vise pas skllavërimit shekullor nuk u vinte për shtat pasi nuk u lejonte arbitraritet dhe anarki absolute”, spegon bashkëbiseduesi ynë.

Jovanoviq thotë se ndërmjet dy luftërave botërore, shqiptarët ishin qytetarë jashtëzakonisht paqësorë dhe besnikë të Mbretërisë së Sërbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe më pas të Mbretërisë së Jugosllavisë.

“Kemi dhe shembull karakteristik të njohur për historianët se partia e njohur si Xhemiet, e cila mblodhi myslimanët, në radhë të parë shqiptarët në Sërbinë e vjetër dhe Maqedoni, ishte ajo që u dha shumicën partive sërbe për të miratuar Kushtetutën e Vidovdanit. Në periudhat e mëvonshme, prej momentit të vdekjes së mbretit Aleksandër dhe dobësimit të organizimit shtetëror, shqiptarët filluan të kthehen sërish kundër shtetit dhe të bashkojnë duart me fashistët dhe nazistët. Ndaj, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kemi mes bashkëpunëtorëve vendas të pushtuesve të ashtuquajturën lëvizje balliste, e cila është e barabartë me ustashët në Kroaci. Ata kishin gjithashtu të njëjtën ide të krijimit të "Shqipërisë së Madhe" që shkoi deri në vetë Mitrovicën. Udhëheqësit lokalë, si Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica, të cilët në fakt ishin shqiptarë fashistë, shikuan të gjitha mënyrat për t'u hakmarrë ndaj sërbëve dhe falë nazistëve dhe fashistëve erdhën në pushtet”, thotë Jovanoviq.