Sretenoviq me rastin e Ditës së Armëpushimit: Nuk kanë qenë të gjithë sërbët dhe shqiptarët armiq ndër histori

Stanislav Sretenovic
Burim: Kosovo Online

Historiani Stanisllav Sretenoviq thotë se marrëdhëniet mes popullit sërb e shqiptar përmes historisë kanë qenë të karakterizuara nga ulje-ngritjet, por që sërbët në Luftën e Parë Botërore njërin prej udhëheqësve shqiptarë Esat Pashë Toptanin e kishin mik i cili i mbrojti dhe i ndihmoi në rastin e tërheqjes nëpër Shqipëri.

Sretenoviq me rastin e Ditës së Armëpushimit ka folur për raportet sërbo-shqiptare përmes historisë.

"Marrëdhëniet sërbo-shqiptare gjatë shekujve janë karakterizuar nga ulje-ngritje. Kryesisht mbizotërohen nga raporte armiqëore, por edhe ky qëndrim duhet marrë me kujdes pasi ka pasur dhe periudha kur këto raporte kanë qenë të mira. Mund të lëmë pas disa shekuj dhe shkurtimisht të themi se ata ishin shumë të mirë gjatë mesjetës, në kohën e sundimit të Skënderbeut dhe më pas hynë në periudhë krize kur fisnikët shqiptarë mbështetën pushtimin osman dhe sistemin e presionit ndaj popullsisë së krishterë dhe sërbe e kështu në periudhën e mëvonshme, gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, këto marrëdhënie u acaruan edhe më shumë, duke pasur parasysh se sërbët dhe shqiptarët ishin në anë të ndryshme” sqaron Sretenoviq për Kosovo Onlajn.

Bashkëbiseduesi ynë bën të ditur se nuk është siç thuhet se të gjithë sërbët dhe shqiptarët kanë qenë vazhdimisht armiq.

"Këtu sigurisht kanë qenë dhe lojëra politike dhe aleance. Për Luftën e Parë Botërore duhet përmendur një miqësi që u krijua me një grup të vogël shqiptarësh të mbledhur rreth Esat-pashë Toptanit, i cili madje për shumë sërbë mbahet mend si “nëna sërbe” dhe dikush që mbështeti qeverinë sërbe gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai gjatë tërheqjes së ushtrisë sërbe përmes Shqipërisë i bëri thirrje popullatës që t’i ndihmonte. Sigurisht që disa shqiptarë i’u përgjigjën kësaj thirrjeje, por ata ishin të paktë. Shumë prej tyre endacakë, sulmonin sërbët në këtë moment të vështirë, por shumë shqiptarë i shikonin me indiferentizëm vuajtjet sërbe gjatë Luftës së Parë Botërore. Esat pashë Toptani u vra nga ana e një ekstremisti shqiptar në Paris pas Luftës së Parë Botërore dhe u varros në varrezat e ushtarëve sërbë në Tije të Parisit" thotë Sretenoviq.

Sikurse thotë ky i fundit, në momentin e nënshkrimit të armepushimit në Luftën e Parë Botërore, trupat sërbe dhe franceze të cilat çliruan Sërbinë ndodheshin ndërkohë në territorin e ish Austrohungarisë në Panoninë e poshtme në Hungarinë e poshtme, pra në Vojvodinë. 

"Marrëdhëniet sërbo-shqiptare u lidhën dicka në periudhën më herët në tetor të vitit 1918 kur trupat franceze me gjeneral Tranij së bashku me kryengritësit sërbë me në krye vojvoda Kosta Peqanac hyrën në Prishtinë më 10 tteor. Në këtë moment ardhja e francezëve dhe sërbëve u përjetua nga popullsia sërbe si çlirimtare. Ky ishte territor sërb që u çlirua, ndërkohë që popullsia shqiptare këtë akt më shumë e përjetoi si akt i mbërritjes së kundërshtarëve në zonat ku ata ishin me shumicë popullsie. Gjatë Luftës së Parë Botërore shqiptarët në shumicë mbështetën pushtimin Austrihungarez në pjesën veriore të Kosovës dhe pushtimin bullgar në pjesën jugore ndërkohë që këto ishin dy pushtime të rënda për banorët sërbë në Kosovë e Metohi" sqaron Sretenoviq. 

Duke folur për simbolin e Ditës së Armëpushimit në Luftën e Parë Botërore-lulen e Ramonda e Natalias, Sretenoviq thotë se është e mirë përzgjedhur dhe në fakt është kthimi i shpresës së popullit sërb.

"Ramonda e Natalias do të thotë shumë për mbarë sërbët ku ndodhen. Jo vetëm për sërbët në Kosovë e Metohi por edhe për popullin sërb kudo që ndodhet nëpër botë. Ramonda e Natalias është simbol i cili është i mirëpërzgjedhur relativisht në vitin 2012 si simbol i ringjalljes dhe lindjes së identitetit dhe prosperitetit sërb ngado ku ndodhen sërbët. Ky është simbol qetësues, i krishterë që flet për vuajtjet e të parëve tanë dhe dëshirën që ne dhe pasardhësit tanë të jetojmë në paqe dhe prosperitet në kohën tonë”, thotë Sretenoviq.

Ky i fundit kujtoi se simbole të ngjashme egzistojnë në kulturën franceze dhe anglo-saksone dhe se lule të tilla kanë rolin e zgjimit të shpresës se marrëdhëniet do të bazohen në respektin e ndërsjelltë mes popujve.

“Ramonda e Natalias është e rëndësishme për kulturën tonë dhe duhet të jetë e pranishme në jetën tonë të përditshme e veçanërisht çdo 11 nëntor çka është simbol”, thotë Sretenoviq.