Prifti Arsiq viziton kishën e Shënjt Mihal Kryeëngjëllit në Rakitnicë, dryni dhe çengelat tek portat

Crkva u Rakitnici
Burim: Eparhija raško-prizrenska

Pas lajmit rreth depërtimit në kishën e Shën Mihal Kryeëngjëllit në Rakitnicë afër Podujevës, prifti Stanisha Arsiq ka vizituar këtë objekt të shenjtë i shoqëruar nga Policia Kosovare dhe ka gjetur derën të mbyllur.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase, prifti Arsiq konstatoi se pas djegies dhe rrënimit të murit jugor të kishës para disa vitesh pa asnjë lloj leje, janë kryer punime.

"Ai tentoi të hynte në kishë, por dera ishte e mbyllur me një dryn të madh të ri dhe çengela që ishin futur në dritaret dhe nga një derë e lashtë prej druri që kishte bravën e vet. Në anën veriore në pjesën kryesore të kishës, xhamat e dritareve ishin të thyera dhe përmes saj mund të shikoje pjesë të epitafit që mbeti pas të ashtuquajturës shërbesë fetare të priftit të vetëshpallur Nikolla Xhufka dhe Kristian Zegalit, edhe ky i fundit prift fals nga Shqipëria të cilin Xhufka shpalli si të tillë” bëhet e ditur nga Arqipeshkvia.

Në një shkurre para trotuarit poshtë dritares, gjendeshin mbetjet e qirinjve të vegjël të bardhë të përdorur për zbukurim dhe me siguri u përdorën në "ritualin" e kryer në kishën e cënuar.

"At Stanisha u lut para derës së mbyllur dhe mbi një grumbull pllakash dhe tullash të thyera gjeti pjesë të derës së brendshme të kishës të zbukuruar me gërmëzime të cirilishtes. Edhe pse raportet e rralla të pasluftës flasin për varrezë të vjetër rreth e rrotull kishës dhe dy kryqe të ruajtura, sot ato nuk mundet të gjenden” shtohet prej Arqipeshkvisë rashko-prizrenase.