Para Manastirit të Kryeëngjëllit të Shenjtë në Prizren ndalohen gjashtë persona

Hapšenje ispred Svetih Arhangela
Burim: Radio Goraždevac

Gjashtë persona janë ndaluar sot para portës hyrëse të Manastirit të Kryeëngjëllit të Shenjtë afër Prizrenit, konfirmon Radio Gorazhdevci nga Policia Kosovare.

Sipas informacioneve nga policia, personat u ndaluan pas tentativës që të fotografonin me flamuj para kompleksit të Manastirit.

Për tani nuk ka informacione zyrtare rreth asaj se për cilin flamur bëhej fjalë, bën të ditur Radio Gorazhdevci.

Incidenti ndodhi në momentin kur në kompleksin e Kryeëngjëllit të Shenjtë mbahej aktiviteti tradiocional folklorik të titulluar “Në takim me Vidovdanin“, ku këtë vit ka mbledhur gati 1.000 pjesmarrës dhe vizitorë.
Radio Gorazhdevci bën të ditur se ekipi i tij ndodhej në vendngjarje në momentin kur policia ndërhyri, si dhe pavarësisht pakënaqësisë së policisë për regjistrimin, videomateriali nuk u fshi dhe arrestimi u regjistrua me kamera.

Vendimi për ndalim dhe masat e mëtejshme ndaj personave, do të merret pas konsultimit me prokurorin kompetent, thuhet nga policia.