Meshë përkujtimore në Stari Gracko: Hapni sërish hetimin dhe gjeni ata që vranë 14 kositësit sërbë
Me rastin e 26 vjetorit nga vrasja e 14 kositësve sërbë, sot në Stari Gracko u zhvillua përkujtimore para memorialit kushtuar viktimave. Igumeni i Manastririt Shënjt Kryeëngjëll, At Mihajllo, tha se faji i tyre ishte vetëm se kishin emër e mbiemër sërb. Familjet e kositësve të vrarë, kërkojnë që rasti të hapet sërish dhe të kryhet hetim.
Meshën përkujtimore të kositësve e shërbeu igumen Mihajllo nën miratimin e priftërinjve nga Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase në prani të familjarëve të të vrarëve, banorëve të Stari Grackos dhe fshatrave përreth.
Në të asistuan dhe nënkryetari i Listës Sërbe Dallibor Jevtiq, kryetari i Organit të Përkohshëm të Qytetit të Prishtines Novak Zhiviq, kryetari i Organit të Përkohshëm të Komunës së Lipjanit, Millan Joksimoviq, deputetja në Kuvendin e Sërbisë Sonja Odalloviq Iliq, shefja e byrosë së Zyrës për Kosovë e Metohi, Malinka Mitroviq, si dhe përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës, të cilët pas meshës përkujtimore, vendosën lule para memorialit.
Igumeni i Mamastirit Shënjt Kryeëngjëll at Mihajllo, pas meshës tha se "fakti që dikush lind dhe jeton në tokën e Kosovës dhe Metohisë është bekim i madh dhe dhuratë nga Zoti".
"Kjo toka jonë e shenjtë e Kosovës e Metohisë është ajo që vuajti, pagoi shumë. Dhe këta martirët tanë, të cilët i sollëm këtu në vitin 1999, i varrosëm, së bashku me Patriarkun Pavle dhe me ata që erdhën në atë funeral. Për të gjithë ne që ishim të pranishëm, kjo mbeti si memorial i përhershëm për vuajtjet e njerëzve që jetojnë në këtë tokë", tha at Mihajllo.
Faji i tyre, ishte vetëm se kishin emër dhe mbiemër sërb, "se mblidhnin të korrat e tyre dhe se bënin punën e tyre, për të mbijetuar dhe egzistuar në këtë tokë".
"Fatkeqësisht, u gjendën njerëz që i penguan ta bënin këtë, thjesht i vranë dhe që ne i varrosën në këtë varrezën tonë për t'i ndjekur, por motra e vëllezër, ky është vetëm ai vendi i përkohshëm. I gjithë ky vend që kemi dhe që është mes nesh dhe ajo që kemi në këtë paketë fizike, kjo është ajo që është e përkohshme, por shpirtrat janë të përjetshëm dhe ajo që është e përjetshme është kujtimi i tyre i përjetshëm dhe do të jetë gjithmonë në zemrat e të afërmve dhe miqve të tyre dhe të gjithë atyre që i njihnin, me të cilët jetuan. Për hir të njerëzve dhe individëve të pafat që nuk kishin asgjë më të zgjuar nga ajo sesa t'i merrnin dikujt jetën, këtë të fundit u’a mbyllën në mënyrë të dhunshme", tha At Mihajllo.
Ai shtoi se çdo punë bëhet para Zotit.
"Ne jemi këtu, në këtë tokën tonë jemi bërë shumë më të paktë se pakica, tashmë jemi numër i vogël, por hiri dhe dashuria e Zotit na japin forcë. Do mbijetojmë, jemi këtu, për sa kohë që jeton edhe njëri prej nesh, kjo do të jetë toka jonë. Derisa të jemi, do t’a lavdërojmë Zotin, do kujtojmë viktimat dhe jam i sigurt se Zoti, si martirë dhe vuajtës të tokës sonë të Kosovës dhe Metohisë, do t'i pranojë në mbretërinë e vet", tha igumeni Mihajllo.
Nënkryetari i Listës Sërbe, Dalibor Jevtiq, kërkoi që hetimi për vrasjen e 14 kositësve sërbë të rihapet dhe autorët të ndëshkohen.
"Ky do të jetë ngushëllim i vogël për familjet dhe miqtë e viktimave, por do të jetë mesazh i qartë se drejtësia është e arritshme. Jetojmë në kohë kur dëshirojnë jo vetëm që ata që kryejnë krime të mbeten të pandëshkuar, por edhe të na ndalojnë të flasim për ato krime dhe të kërkojmë drejtësi. Megjithatë dhe tubimi ynë këtu sot është mesazh i qartë se kurrë nuk do të dorëzohemi jo vetëm nga përvjetorët dhe përkujtimin e viktimave të të gjithë atyre që u vranë në këto vise, por për të cilët drejtësia ende nuk ka mbërritur. Dhe ajo çka mua veçanërisht, nuk dua të them më lumturon, jam i sigurt se u dërgon mesazh të qartë atyre që dëshironin që me vrasjen e 14 kositësve të ndikohej në largimin e sërbëve nga këto vise, se tek kjo nuk arritën. Fakti është se nuk ka aq shumë prej nesh sa duhet të jemi në mbarë Kosovën e Metohinë, por është gjithashtu fakt se ne që mbetëm dhe mbijetojnë në këto vise, veçanërisht ata që qëndruan dhe mbijetuan në Stari Gracko, është mesazh i qartë se nuk po dorëzohemi. Dhe kur ka një prej nesh, ky është mesazh i qartë që jemi këtu dhe nuk po dorëzohemi nga jeta në këto vise", tha Jevtiq.
Ky i fundit theksoi se i vjen keq që as këtë vit nuk ka përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në përkujtimore pikërisht për faktin se premtuan t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e këtij krimi të tmerrshëm.
"Edhe pse nuk e mbajtën premtimin e tyre, ata ishin të detyruar që të paktën të ishin me ne në këtë ditë çdo vit, para së gjithash me familjet e viktimave. U bëj thirrje edhe një herë që të mos i mbyllin sytë ndaj kësaj, por edhe ndaj krimeve të tjera që ndodhën në hapësirën e K&M, sepse mbyllja e syve kriminelëve, i inkurajon ata që të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi sërbët me krimet e tyre të tjera që jo vetëm të mos jetojnë këtu, por edhe t'i dekurajojnë ata nga mendimi për t'u kthyer në këto vise" tha Jevtiq.
Ky i fundit kujtoi ndalimin e ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq për thirrjen për përgjegjësi dhe drejtësi gjatë përkujtimit në Rahovec dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë dhe që Popoviq të lirohet së bashku me familjen e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
"Mendoj se kjo është e rëndësishme të them sepse e përsëris, dikush dëshiron të na ndalojë të flasim, pavarësisht faktit se kanë hequr drejtësinë, se na kanë hequr mundësinë që të kërkojmë përgjegjësi për ata që kryejnë krime, sot në këtë vend, në 26-vjetorin e kositësve të përgjakur, është e rëndësishme të themi se nuk do të ndalemi së kërkuari përgjegjësi dhe së kërkuari drejtësi dhe se nuk do të ndalemi të flasim për këtë dhe të gjitha krimet e tjera", tha Jevtiq.
Banori i Staro Grackos Zoran Qirkoviq thekson se shpresa vdes e fundit dhe se egziston drejtësia e Zotit që do t'i gjejë autorët e krimit.
"Fill pas kositjes së përgjakshme, 180 persona u larguan nga fshati, pastaj kur ishte pogromi u larguan edhe 100 të tjerë. Këtu jetonin 530 banorë. Ata në vitin 2018, ndalën hetimet, organet kosovare të rendit dhe bashkësia ndërkombëtare, pas kësaj nuk pati më hapje të çështjes. Ne, si familje dhe si fshat, kërkojmë që rasti të rihapet. Nëse njerëzit nuk e bëjnë këtë, atëherë Zoti do të bëjë të vetën", deklaroi Qirkoviq.
Si sot në fshatin Staro Gracko u vranë Millovan Jovanoviq, Jovica dhe Rade Zhiviq, Andrija Odalloviq, Novica, Sllobodan, Mile dhe Momir Janiqijeviq, Stanimir dhe Boshko Dekiq, Sasha dhe Ljubisha Cvejiq, Nikolla Stojanoviq dhe Miodrag Tepsiq. Vrasja e tyre konsiderohet si një ndër krimet më të mëdha pas konfliktit në Kosovë në vitin 1999, për të cilin askush nuk mbajti përgjegjësi.
0 komentet