Milkoviq: Ofruam garanci që Millenkoviqi të mbrohet nën liri

Predrag Miljković
Burim: Kosovo Online

Një prej avokatëve të Millun Millenkoviq Llune ndaj të cilit Prokuroria Speciale e akuzon për ndërmarrjen e akteve terroriste, Predrag Milkoviq, kërkoi në seancën e sotme gjyqësore që gjykata të marrë në konsideratë garanci financiare në këmbim të paraburgimit për Millenkoviqin.

"Ne sot kërkuam që gjykata të zëvendësojë masën e paraburgimit me garancinë financiare për Millenkoviqin. Ofruam një shumë më të madhe sesa ajo e herës së kaluar, ofruam 70.000 euro si garanci që Millun Millenkoviq të mos i’a mbathë gjatë këtij gjykimi. Unë jam i sigurt në këtë se nëse gjykata arrin të miratojë kërkesën tonë që Milluni të marrë pjesë aktivisht në mbrojtjen e tij. Nuk do të humbasë asnjë seancë gjyqësore. Unë kam besim tek kjo dhe jam i sigurt dhe do të doja që të tillë vendim të marrë dhe gjykata", ka thënë Milkoviq.

Ai ka theksuar se prokurori shprehu frikë se Millenkoviq do të ndikojë tek ndonjë dëshmitar.

"Ne për këta dëshmitarë sot e kemi dëgjuar, sapo u janë propozuar dhe mendoj se kjo është e pakuptimtë. Ne nuk e dimë se kush janë këta dëshmitarë, kush janë këta njerëz, kështu që rreziku është vetëm hipotetik” ka thënë Milkoviq.

Kujtojmë se Millenkoviq u arrestua më 13 qershor të vitit të kaluar dhe prej atëherë ndodhet në paraburgim. Përveç Millenkoviqit, në paraburgim ndodhen dhe Aleksandar Vllajiq, ndërsa Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq mbrohen në gjendje të lirë.

Këshilli i Gjykatës deklaroi sot se pas shqyrtimit të propozimit të mbrojtjes së Millenkoviqit për zëvendësimin e masës së paraburgimit do ta bëjë të ditur përmes deklaratës.

Séanca e ardhshme është lënë për në 4, 11 dhe 29 tetor në orën 9.30 kur pritet dëshmia e prokurorisë dhe më pas e dëshmitarëve të mbrojtjes.