Milkoviq: Millun Millenkoviqit Llunes i zgjatet paraburgimi edhe me dy muaj

Milun Milenković Lune
Burim: Kosovo Online

Millun Millenkoviq Llunes nga Mitrovica e Veriut i është zgjatur afati i paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, ka thënë për Kosovo onlajn avokati i tij Predrag Milkoviq.

Ky i fundit tha se nesër do t’a apelojë këtë vendim.

“Sot në mëngjes më mbërriti vendimi rreth zgjatjes së afatit të paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, pra deri më 12 maj. Paraburgimi u zgjat nën të njëjtat kushte ashtu sikurse dhe herën e kaluar” ka thënë Milkoviq.

Millenkoviq u arrestua 13 qershorin e vitit të kaluar në Mitrovicën e Veriut e prej atëherë ndodhet në njësinë e paraburgimit të rrezikut të lartë në Podujevë.

Ndaj tij rëndon pjesmarrje në incident para zyrës së Komisionit Zgjedhor Komunal në Mitrovicën e Veriut dhe në konfliktin e demonstruesve me Kfor në Zveçan.

Si pasojë e arrestimit të tij në Mitrovicën e Veriut janë organizuar shumë tubime proteste të sërbëve, ku janë përcjellë mesazhe mbështetëse.