Ndihmësdrejtori i francezes “Le Figaro”: Sërbët në Kosovë qytetarë të dorës së pestë, jetojnë më keq sesa nën apartejd

Žan-Kristof Bison
Burim: Društvena mreža "X"/Arno Gujon

Drejtori i Zyrës për Kulturë e Diplomaci Publike në Qeverinë e Sërbisë Arno Gujon ka ndarë në rrjetin social “X“ video-rregjistrimin e ndihmësdrejtorit të revistës më të lexuar franceze “Le Figaro magazine“ Zhan-Kristof Bison ku dëshmon për gjendjen e vështirë të sërbëve në Kosovë. Bison, i cili ishte në Kosovë, e krahasoi situatën në të cilën sërbët ndodhen, me apartejdin në Republikën Jugafrikane. 

“Faleminderit Zhan-Kristof Bison çka na ndihmon që e vërteta rreth Kosovës e Metohisë të dëgjohet edhe më tej. Të jesh me sërbët dhe të mbrosh të vërtetën, do të thotë që të jesh i guximshëm dhe i palëkundur”, ka shkruar Gujon në rrjetin social “X“.

Bison në video shprehet se nëpër fshatrat e Kosovës, sërbët jetojnë të mbyllur dhe thekson se ka fshatra me vetëm një fëmi.

“Ky fëmi nuk ka me kë të luajë”, shprehet Bison. 

Ky i fundit thotë se sërbët në Kosovë nuk kanë më shumë të drejta sesa zezakët gjatë periudhës famëkeqe të apartejdit në Republikën Jugafrikane.

“Kur i krahasoj me batustantët, dua të them se zezakët që jetonin në batisnimet, kishin të drejta që të shkonin në qytet, të punonin dhe që në mbrëmje të ktheheshin në shtëpi. Sërbët as këtë nuk e kanë”, ka thënë ai.

Bison si shembull ka marrë Graçanicën që ndodhet dhjetë kilometra nga Prishtina. 

“Për ta nuk egziston transport publik deri në Prishtinë, asnjë shqiptar nuk vjen që t’i çojë. Praktikisht i’u është ndaluar transporti”, shprehet ndihmësdrejtori i revistës franceze.

Sipas fjalëve të tij, situata në të cilën ndodhen sërbët në Kosovë, është arsye për të cilën ai e krahason me zezakët nën apartejd.

“Pra me qytetarë të dorës së pestë të cilët nuk munden që të lëvizin lirshëm, të besojnë lirshëm në fe, që të punojnë lirshëm, që të shkojnë lirshëm nëpër shkolla. Imagjinoni sesi është jeta e një fëmijë nga 1 deri në 18 vjeç që jeton i vetëm mes të rriturve. Kjo është situatë e tmerrshme”, ka thënë Bison.