Në veri të Kosovës u shfaqën postera me foto të fëmijëve viktima të torturave nga shqiptarët e Kosovës
Në veri të Kosovës mëngjesin e sotëm janë shfaqur postera të rinj me foto të fëmijëve që kanë përjetuar tortura dhe abuzime nga shqiptarët e Kosovës.
Sot është Dita Botërore e Fëmijëve dhe në posterat që janë vendosur mund të shihen disa nga ngjarjet e ndodhura në mbarë Kosovën ku u plagosën fëmijët serbë.
Në krye të çdo fotoje është data e sotme me përkujtim se sot është Dita Botërore e Fëmijëve, ndërsa në fund të fotove janë shkruar emrat e të plagosurve me data dhe përshkrim të asaj që ka ndodhur atë ditë.
Në postera janë fotot e vëllezërve të plagosur Stefan dhe Millosh Stojanoviq nga Gotovusha, të cilët u qëlluan ditën e Krishtlindjeve të vitit të kaluar, Nikolla Periq nga Gojbulja, i cili u rrah më 1 korrik 2021, ku i është shyer edhe kryqi që mbante në qafë.
Në foto shihen Mihajlo Stankoviq nga Kamenica e Kosovës, i cili u rrah më 23 gusht 2021, si dhe Llazar Milutinoviq nga Suvo Doli afër Mitrovicës së Kosovës.
Krahas këtyre fotografive, në një nga posterët shihet edhe momenti i arrestimit të dhunshëm të katër të rinjve serbë në Mitrovicën e Kosovës, si dhe automjeti special i policisë Rosu në kopshtin e fëmijëve në Leposaviq, si dhe foto të grafiteve të UÇK-së të shkruara në fotot e këndet të lojërave për fëmijë.
Postera të grisura dhe të pa ngjitura ishin të dukshme në disa vende.
Sot në Mitrovicën e Veriut, në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Teknike, do të mbahet forumi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Forumi do të mbahet në ora 12:00, ndërsa organizator i forumit është Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë të Kosovës.





komentet