Sërbët në Ranillug nuk mundën të tërheqin pagat në dinarë: Nuk mund të ushqejmë fëmijët

Srbi u Ranilugu čekaju ispred Pošte
Burim: Kosovo Online

Ata jeta e të cilëve varet nga paga prej Sërbisë: të sëmurët, pensionistët, të varfërit, të rrezikuarit social, familje shumë anëtarëshe, punonjësit shëndetësorë dhe gjithë të tjerët që marrin paga në dinarë nga buxheti i Sërbisë tentuan sot në postën e Ranillugut për të tërhequr të hollat, por nuk mundën dot.

Ndihmës punëtori në Shkollën e Infermierisë në Ropotovën e Madhe Ivica Kitanoviq është një prej qindra sërbëve që pa sukses pritën për të tërhqeur dinarët.

“Sikurse dhe po e shikoni, në Postën e Ranillugut nuk ka të holla dhe nuk ka shpresë se mund t’i tërheqim. Ne nuk mundemi të mbijetojmë, nuk mundemi të ushqejmë fëmijët tanë” thotë Ivica për Kosovo onlajn.

Nuk e kanë pasur të lehtë as prindërit më të rinj. Zorica Tomiq nga Ranillugu është nënë e tre fëmijëve dhe jeton nga asistenca sociale dhe kompensimin e fëmijëve.

“Ndodhemi në gjendje të vështirë. Na duhet që për të hollat të shkojmë në Bujanovc dhe Vranje, presim dy orë, duhet të marrim fëmijët, gjithçka na kushton më shumë se dy mijë dinarë”, thotë Zorica e shqetësuar për të ardhmen e familjes së vet.

Nuk janë vetëm qytetarët të kërcënuar drejtpërdrejt. Çështja është se si të funksionojnë shkollat, spitalet dhe institucionet e tjera publike sepse nuk u arrijnë fondet për shpenzimet materiale, ndaj janë të shqetësuar se si do të funksionojë sistemi në të ardhmen.

Problem janë edhe bursat e nxënësve, thotë Miodrag Jovanoviq, drejtor i Shkollës së Infermierisë në K. Kamenica.

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës, kur u ndalua përdorimi i dinarit në Kosovë, qytetarët e Anëmoravës Kosovare detyrohen të udhëtojnë në Bujanovc apo Vranjë për paga, pensione dhe asistencën sociale. Kjo kërkon kosto shtesë dhe shumë orë pritje në vendkalimet administrative, ndërsa mungesa në punë, në vetvete krijon halle të tjera për përdoruesit e shërbimeve publike.