Përvjetori i vrasjes së Dimitrije Popoviqit: Plaga e gjakosur nuk mund të shërohet
Përkujtimore, vendosja e luleve, ndezja e qirinjve tek pllakata në Graçanicë që përkujton 21 vjetorin e vrasjes së Dimitrije Popoviqit.
Famijarë dhe miq janë mbledhur në Graçanicë për të përkujtuar përvjetorin tragjik të vrasjes tragjike të të riut të cilin ekstremistët shqiptarë e vranë para kioskës së fastfudit.
E ëma e Dimitrije Popoviqit, Jorgovanka, ka theksuar se djali i saj u vra vetëm se ishte sërb.
“Dhe mund të pini bashkarisht kafe që të mos të shtijnë, sepse prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre, pavarësisht kombësisë, që të duhen, të shoqërohen, të pijnë kafe bashkë, të udhëtojnë dhe jo të shtijnë tek djali që ishte dy metra, që ishte nxënës i mirë, që për të ëmën ishte më i vogli” tha ajo.
Jorgovanka Popoviq thekson se ndonëse kanë kaluar shumë vite, koha nuk i shëron plagët.
“Plaga që është e përgjakur o bir, nuk mundet kurrë të shërrohet, asnjëherë. Deshe të ishe në Graçanicë kur ishte ende në Prishtinë, si djalë i vogël-të shkoje me gjyshen tek xhaxhi Ratko, të luaje me Dejanin dhe Daliborin, me të motrën Sandrën. E deshe Graçanicën, nuk doje të largoheshe dhe ja bir, këtu je, jemi të gjithë përreth teje, të gjithë miqtë, shokët e tu, kumbarët, fqinjët, të njohur dhe të panjohur... Të gjithë vajtojnë, sepse nuk je viktima e vetme në Kosovë e Metohi që e pagove me kokën tënde dhe i ujite të gjitha rrugët me gjakun tënd, gjakun sërb” ka thënë ajo.
Prifti Jovan Cvetkoviq pas përkujtimores ka thënë se jeta e Dimitrit nuk u shua vetëm sepse ishte djalë i ri, as sepse quhej Dimitrije, por sepse “Dimitrije ishte i Krishtit”.
"Dimitrije i Krishtit shqetësoi dikë pa nevojë dhe ndaj ajo jetë e re u shua. U shua, por nuk u harrua. E rëndë për dikë që nuk ka askënd për të përmendur para Zotit. Dhe nuk ka askënd për të përmendur kriminelët, sepse kjo para Zotit nuk do të shikohet, ligësia e tyre do t'i shtypë në ferr. Ferri është shtëpia e tyre, atdheu i tyre dhe kështu i ndodh çdo krimineli të papenduar. Larg fytyrës së Zotit, dhe ai kush vdes, ai në fakt i afrohet krijuesit të vet, atij që krijoi dhe njeriu u krijua për të jetuar pranë lavdisë së Zotit. Ajo lavdi e Zotit është diçka që i duhet njeriut dhe pse u krijua njeriu, për të marrë pjesë vazhdimisht në lavdinë e Zotit së bashku me ëngjëjt e shenjtë", tha prifti.
Shkrimtari dhe xhaxhai i Dimitrijes, Ratko Popoviq, theksoi se faltorja kushtuar Dimitrije Popoviqit njëkohësisht është “dëshmi e vuajtjeve tona të fundit".
"Ne me rastin e të vrarëve tanë, mblidhemi këtu për të shprehur gjithë zemërimin tonë ndaj atyre që vijnë si paqebërës dhe atyre që dëshirojnë të na shesin një lloj demokracie dhe dashurie të pakufizuar për të gjithë njerëzit në këtë botë të bardhë. Ne këtu shprehim dashurinë tonë veçanërisht për ata që dhanë jetën e tyre për atdheun tonë të shenjtë, për viset tona të shenjta që na e lanë trashëgimi mbretërit tanë të shenjtë, perandorët. Ja këtu dhe sot e kësaj dite dëshmojmë që Kosova është vend nga i cili nuk do të largohemi, dëshirojmë që rrahjet e zemrës sonë të arrijnë tek të ndjerit tanë lart", ka thënë Popoviq.
Në përkujtimore kanë asistuar përveç familjarëve dhe miqve dhe përfaqësues të Zyrës për K&M dhe Listës Sërbe.
Ndihmës drejtori i Zyrës për K&M Millosh Terziq ka theksuar se faji i vetëm i Dimitrije Popoviqit ishte se ishte sërb dhe se vrasja e tij nuk ishte vetëm tragjedi personale e familjes Popoviq, por dhe një prej simboleve të të vrarëve në Kosovë.
“Dhe sot, 26 vite pas vitit 1999, shtijnë ndaj fëmijëve sërbë kur shkojnë për Krishtlindje. Policët shqiptarë të cilët nuk kanë se çfarë kërkojnë në vendbanime sërbe sipas Marrëveshjes së Brukselit, godasin nxënës sërbë, keqtrajtojnë maturantët sërbë dhe pas gjithë kësaj heshtje, heshtje e faktorit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të tyre në K&M, që kanë gojën plot përditë me sundimin e ligjit, multietnicitetin dhe të drejtat humane. Vrasja e Dimitrije Popoviqit, vrasja e fëmijëve sërbë në Gorazhdevc, vrasja e familjes Stolliq-dje kemi folur rreth saj para Zyrës për K&M-vrasja e familjes Shutakoviq në Gjakovë, do të mbetet njollë e përjetshme në fytyrën e bashkësisë ndërkombëtare dhe atyre që, pas miratimit të rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit të KB e cila garanton sovranitetin dhe integritetin e shtetit sërb në hapësirën e K&M, erdhën me 50,000 forca të armatosura deri në dhëmbë të KFOR dhe NATO dhe nuk donin të mbronin popullin sërb në Kosovë dhe Metohi” ka thënë Terziq.
Ky i fundit ka theksuar se familja Popoviq dëshmon këmbëngulje, guxim dhe përcjell mesazh mbijetese dhe qëndrimi në Kosovë e gjithashtu dhe që populli sërb nga këto vise nuk do të mund të zhduket kurrë.
"Detyra jonë është të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi dhe ata duhet të jenë prioritet i qeverisë sërbe, i çdo qeverie sërbe dhe duket se lotët sërbe nuk kanë prindër dhe se nuk mund të mbështetemi tek bashkësia ndërkombëtare, perëndimi dhe faktorët ndërkombëtarë në Kosovë e Metohi, por që në periudhën e ardhshme të gjithë duhet të japim kontribut sesi shteti sërb të jetë më i fortë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, sepse kjo është e vetmja garanci se do të mbrojmë dhe ruajmë popullin sërb, interesat sërbe dhe vlerat kombëtare në Kosovë e Metohi", ka thënë ndihmësdrejtori i Zyrës për K&M.
Shkrimtari dhe gazetari Zhivojin Rakoçeviq tha se Dimitrije Popoviq është viktima më e pastër dhe se është bërë simbol i vrasjeve të fëmijëve në Kosovë.
"E keqja e di saktësisht se çfarë godet dhe mesazhi themelor i kësaj të keqeje tingëllon "do t'ju godasim aty ku ju dhemb më shumë, tek fëmijët, në varreza dhe në kisha". Nuk ka askënd mes nesh zemra e të cilit nuk u drodh, nuk ka asnjë nënë të vetme zemra e së cilës nuk u drodh dhe që nuk e pyeti veten nëse duhet ta lija fëmijën tim në Kosovë e Metohi pas kësaj. Atëherë ndaj kësaj pyetjeje mbërriti përgjigjja, mbërriti me atë fotografinë në varrin e Dimitrit në të cilën buzëqesh dhe erdhi tek kjo faltore që është bërë simbol i besimit në këtë vend dhe shenjtërinë e tij. Atë natë dhe atë mëngjes pamë liqen gjaku në Graçanicë dhe Dimitrije më dukej si fëmijë i ulur në qershi të derdhura", tha Rakoçeviq dhe lexoi vargjet e këngës kushtuar të riut.
Dimitrije Popoviq u vra më 5 qershor të vitit 2004 kur ekstremistët shqiptarë qëlluan atë dhe tre shokët e tij nga një automjet që lëvizte nga drejtimi i Gjilanit.
Për vrasjen e Dimitrije Popoviq u akuzuan Albert Krasniqi dhe Labinot Gashi nga Prishtina. Atëherë minoreni Krasniqi u dënua me nëntë vite e gjysmë burg, ndërsa Gashi u la i lirë prej akuzës. Krasniqi në janar të vitit 2021 vrau të atin e vet pas grindjes në familje.
0 komentet