Përvjetori i vrasjes së Maria dhe Nikolla Petroviq: Nuk ka vend për harresë
Si sot në vitin 1999 në autobuzin e udhëtarëve “Nish-ekspres” në urën e luzhanit afër Podujevës, u vranë si pasojë e granatave të Nato-s motër e vëlla, Maria dhe Nikolla Petroviq nga Graçanica me gjyshen Smiljana. Në varrezat e Graçanicës u zhvillua mesha ndërsa familja dhe miqtë para pllakës përkujtimore kanë thënë se nuk ka vend për harresë.
Maria më 1 maj të vitit 1999 ishte vetëm 14 vjeçe ndërsa Nikolla ishte 2 vjet më i madh. Prindërit për 25 vite nga ngjarja e pakëndshme luftojnë me trishtim e dhimbje.
Zorica, e ëma e Nikollës dhe Maries thekson se atë ditë e kujton sikur të ishte dje.
“Zoti na zgjati jetën, na dha pak shëndet, pak forcë të jetojmë për ta. Edhe pse më shumë forcë nuk kemi, të gjithë e kemi shpenzuar por ja, na duhet të jetojmë që të shkojmë e t’u ndezim qiri“, ka thënë Zorica Petroviq dhe falenderoi shokët e tyre të shkollës që ngitën pllakë përkujtimore.
Ditët më të vështira për të sikurse thotë, janë nga 1 deri më 7 maj kur ndodhi ngjarja.
“Këto janë ditë të vështira, kalohen rëndë. ditë për ditë. Nuk fle, mendoj sesi ishte, sesi ishte e mundur të ndodhte, përse na ndodhi pikërisht neve. Çdokush ankohet për të vetën. Kur dëgjova këtë, atëherë mu shkurtua jeta“, ka thënë Petroviq.
Babai Dragisha Petroviq thotë se vuajtjet zgjasin përgjatë gjithë këtyre 25 viteve.
“Ja se çfarë na bërën, si t’i quajmë, maskarenj, vrasës, okupatorë. Na shkaktuan dhimbje, fëmijët nuk janë fajtorë. Askush nuk ishte fajtor nga civilët e vrarë, por fati kështu ishte, kjo ndodhi me ta. Unë nuk kam qenë në shtëpi për pesë apo gjashtë ditë, nuk dija asgjë, por kujtoj diçka që më kapi dhe vazhdova të pyesja nëse ai autobus u nis nga Nishi. Nuk kishte ndokënd të më thoshte. Nuk më thanë asgjë derisa u ktheva në shtëpi. Kur pashë rrugën plot me njerëz, atëherë ndjeva diçka. Kisha një autoveturë Zastava të tjetër, mendova se nuk ishte djali im që e shkaktoi aksidentin, por kur dëgjova se çfarë ishte, aty rashë, nuk dija më asgjë për veten time. Na duhet të jetojmë për ta, derisa jemi gjallë, t'i vizitojmë, sepse pas vdekjes sonë nuk ka kush“, ka thënë Petroviq.
Ky i fundit thekson se pret drejtësinë përgjatë gjithë këtyre viteve por që nuk beson më tek kjo pritje.
Në vendin e të rënëve nën urën e Lluzhanit, autoritetet kosovare kanë vendosur pllakë përkujtimore me emrat e shqiptarëve të vrarë, ndërsa emrat e sërbëve janë përmendur vetëm me tre pika.
“Vetëm tre pika ndërsa emrat e (shqiptarëve) të tyre janë. Thonë se duhet të shkruhen edhe emrat e 13 sërbëve të tjerë por nuk i kanë shkruar, nuk kemi çfarë t’u bëjmë. Është në duart e tyre dhe ne nuk mundemi asgjë çfarë të bëjmë” ka thënë Dragisha Petroviq.
Miqtë e Marias dhe Nikollës në oborrin e SHF “Mbreti Millutin“ në Graçanicë iniciuan vendosjen e pllakës përkujtimore në vitin 2022,ndërsa shoku i shkollës së Marias Miodrag Zhiviq ka thënë se sot atë miqtë dhe familja kurrë nuk do t’a harrojë.
“Kaluan 25 vite e vazhdojmë të pyesim `përse`, përse e bëri këtë ai `Ëngjëlli i pamëshirshëm` që tha se do të godiste vetëm objekte ushtarake por që në të vërtetë goditi autobuzin me civilë. Ajo çka ne më shumë na dhemb që pak më parë e tha dhe i ati, është se në këtë urë nuk janë emrat e tyre, as të tyre dhe as të gjyshes së tyre. Vetëm tre pika. Ne jemi këtu si brez që t’i gjejmë, t’i ndihmojmë që nëmos asgjë tjetër që si sot t’i kujtojmë për t’u mos harruar, për ne është me të vërtetë e vështirë pa ta. Sa të mundemi ne, sa të munden prindërit tanë, sa të jetë gjallë ky brez, ne do t'i kujtojmë” ka thënë Zhiviq.
Atë 1 majin e vitit 1999 kur raketa e avionit të Nato-s goditi autobuzin ku në atë moment ishte duke kaluar tek ura e Llushanit në aksin Prishtinë-Podujevë, u vranë 44 persona.
komentet