Qytetarët pesë muaj pas ndalimit të importit të prodhimeve sërbe: Kualiteti i keq, çmime të larta, blejmë sepse nuk kemi çfarë të bëjmë
Prej 14 qershorit kur autoritetet kosovare ndaluan importin e prodhimeve sërbe, raftet nëpër shitoret dhe marketet në vendbanimet sërbe në Kosovë, janë ose bosh ose të mbushura me prodhime nga vende të tjera. Qytetarët me të cilët Kosovo onlajn bisedoi, shprehin keqardhje se kualiteti i mallrave të ofruara, është i keq dhe se çmimet janë fort të larta.
Danijela Nedelkoviq së fundi festoi pagëzimin dhe pati vështirësi për sigurimin e artikujve bazik.
“Nuk ka nga ato prodhimet sërbe si "Plazma", qumështi... Nuk ka asgjë për fëmijët. Kur festuam, nuk mundëm të blenim asgjë nga mallrat sërbe, madje as majonezë, ndërsa prodhimet e tyre nuk vlejnë asgjë. Kështu që diçka të tillë t’a sjellim nga Sërbia. Aty i blejmë dhe më pas i sjellim, këtu asgjë nuk vlen. Çmimet kanë kërcitur më të lartë” ka thënë Nedelkoviq.
Dhe Nevenka Zhiviq vuri në dukje çmimet e larta dhe kualitetin e dobët.
“Ndihet që nuk ka mall. Blej ato që ka, ndonjëherë prodhime maqedonase, këto blejmë. Çmimet nuk janë më të përballueshme, por nuk kemi mundësi zgjedhjeje. Duhet të hamë, duhet të jetojmë“ thekson ajo.
Një banor i Graçanicës thotë se populli në një farë mënyre u mësua dhe blen ato çfarë i ofrohet.
“Nuk ka asgjë për të ndjerë mungesën, por nuk ka mall, shikohet. Por populli ndaj gjithë kësaj mësohet. Blen atë që të ofrohet, zgjidhni dhe kaq” tha ai.
Novica Kostiq nuk mund të mësohet me cilësinë e produkteve që tani ofrohen në dyqane.
“Këto mallra që kanë tani janë të kualitetit shumë të dobët, të paktën këtë vërej unë. Nuk ka mallra sërbe, nuk e di deri kur do të jetë kështu. Çmimet janë shumë të larta kur merren parasysh të ardhurat tona”, tha Kostiq.
“Mungojnë të gjitha gjërat e nevojshme për jetën, qumështi, mielli, kripa... Blej atë që ka” shtoi një banor i Graçanicës.
Situatë e përafërt është dhe në veri të Kosovës e po kështu dhe qytetarët e Lleposaviqit janë të indinjuar pasi në pesë muaj nuk kanë patur mundësi të blejnë mallra sërbe.
Jovo Mitriq beson se më vështirë është për barnat.
"Për mua mungojnë shumë nga mallrat sërbe, jam i varfër dhe blej pasi jetoj i vetëm, gjithçka që më duhet m’i blen vajza. Kryesisht më mungojnë shumë, por më rëndë është për barnat. E shikoni që ata (BE dhe SHBA) janë kundër nesh sepse janë me Prishtinën. Ata nëse do të donin t'i bënin presion Kurtit, do t'ia kishin bërë kohë më parë” tha Mitriq.
Më kujtohen standardet në kohën e ish-Jugosllavisë dhe sot, të gjitha mallrat që vijnë tek ne janë të prodhimit slloven, shtoi Zoran Vukadinoviq.
"I gjithë ushqimi mungon plotësisht. Jam burrë i moshuar dhe mbaj mend gjithçka në Lleposaviq nga periudha e Jugosllavisë, tani gjithçka është nga Sllovenia", tha Vukadinoviq.
0 komentet