Rakoçeviq: Në faktin se dikush ka të drejtë të ndalë fjalën e caktuar, qëndron thelbi i poshtërimit
Shkrimtari nga Graçanica Zhivojin Rakoçeviq ka thënë për Kosovo Onlajn se është e pamundur të spegohet ndalimi i përdorimit të fjalëve të caktuara dhe se kulmi i poshtërimit është se policia kosovare fjalën “betim”, që ndodhet në billbordin që sot duhej të ishte vendosur në Graçanicë, e shikojnë si rrezik.
“Duket se tek shoqëria në Prishtinë egziston në një anë të errët, listë fjalësh të ndaluara. Dhe kur policia, strukturat shoqërore e publike që nuk janë ilegale dhe ato legale, vendosin që fjalë e caktuar nuk mund të përdoret, atëherë ajo pushon së egzistuari. Por ajo fjalë nuk është vetëm fjalë. Me të, bëhet përpjekje për të shuar një ndjenjë, një mënyrë së menduari, përvojë të botës, historisë dhe një qytetërimi që në të vërtetë manifestohet përmes këtyre fjalëve. Është krejtësisht e paqartë, e pamundur dhe të spegohet se si ndodh që dikujt t'a besdisë fjala betim, që dikush të besdiset nga fjala Vidovdan, që dikush t’a besdisë fjala Metohi se dikush e besdis i gjithë spektri i fjalëve nga kjo errësirë dhe nga ana tjetër dhe forca institucionale e njeh si rrezik. Kjo është absolutisht shprehje e intolerancës, jodemokratike dhe diskriminuese sepse të gjithë ndoshta dhe më butë kur këto institucione dalin me indeksin apo listën e fjalëve të ndaluara. Dhe kur në atë listë javore, ditore apo mujore do t'i shtonin se cila fjalë në gjuhën sërbe nuk duhet të përdoret”, tha Rakoçeviq.
Ky i fundit theksoi se termi Betimi Vidovdanas nuk paraqet urrejtje as poshtërim ndaj askujt tjetër.
"Ky është kulmi i poshtërimit dhe kulmi i ndjenjës që çon në faktin se kjo strukturë e legalizuar dhe e errët, që është njëfarë publike, që është njëfarë policie, që është njëfarë jete, vendos që ju si person, si individ, të kafshoni gjuhën kur vendosni të thoni ndonjë fjalë në gjuhën tuaj dhe kjo ju çon në atë që ju përditë të bëni gjithçka në komunikimin publik dhe të thoni: 'Epo, a më lejohet vërtet ta përdor fjalën, të themi, betim?'" Betimi Vidovdanas është ungjilli ynë kombëtar, Betimi Vidovdanas është Betimi i ri, Betimi Vidovdanas është diçka që pranohet absolutisht, jo vetëm nga sërbët, por nga mbarë bota. Ky është ai momenti ynë themelor, krijues, shpirtëror, kombëtar, shtetëror në të cilin të gjithë e njohin veten dhe që nuk urren askënd dhe nuk shkakton urrejtje apo poshtërim ndaj askujt tjetër. Ai është drejtuar drejt Betimit të ri, drejt ringjalljes, drejt të gjitha vlerave që ne kemi. Rreth kësaj mund të bisedojmë, të keni leksione, rreth saj mund të përfaqësojmë para ligjit të gjithë diskriminimin tonë. Vetëm në këtë fakt që dikush ka të drejtë të ndalojë fjalë të caktuar qëndron i gjithë thelbi i poshtërimit tonë dhe thellësia e asaj se sa larg shkon. Kur dikush të kufizon të flasësh, ai kufizon gjithçka”, tha Rakoçeviq.
Sikurse transmeton Radio KiM, Policia Kosovare ndali vendosjen e billbordit me mesazhin "Betimi Vidovdanas", të cilin punëtorët e Komunës së Graçanicës kishin ndërmend t’a vendosnin pranë Shtëpisë së Kulturës, me rastin e festës së madhe që po vjen.
Sikurse theksohet nga Komuna për Kosovo Onlajn, policia dhe prokuroria sot pranuan instalimin e billbordit me atë mbishkrim dhe ajo do të instalohet nesër.
komentet