Simiq: Si sot në Kllokot humbën jetën dy sërbë, për këtë krim askush nuk është përgjigjur
Burim: Facebook/Petar Petković
Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe Igor Simiq kujtoi se si sot në vitin 1999 në sulmin me murtaja në fshatin Kllokot humbën jetën Tihomir Radiq dhe Silvana Spasiq.
Simiq në Isntagram ndau një postim në të cilën kujton se sot po i vjen fundi përvjetorit të njërit prej krimeve më të rënda të kryera ndaj sërbëve në Kosovë pas përfundimit të konfliktit të armatosur.
“Në orët e mbrëmjes të 16 gushtit 1999, fshati Kllokot u gjend në shënjestrën e sulmit me mortaja nga drejtimi i fshatit fqinj Radivojcë nga ana e terroristëve të UÇK. Në momentin kur ishte dashur të sigurohej paqja, granatat morën jetën e dy të rinjve. Përveç tyre, gjashtë banorë sërbë, mbetën të plagosur rëndë. Deri më sot për këtë akt kriminal, askush nuk u përgjigj. Sërbia kujton të vrarët e vet dhe ruan kujtimet e tyre”, thuhet në njoftim të shpërndarë nga Simiq.
0 komentet