Rilyerja e “Shtëpisë së verdhë”
Shkruar për Kosovo onlajn nga: Dragan Biseniq, gazetar
Zyrtarët shqiptarë janë hedhur në sulm në Këshillin e Europës për të rrëzuar rezolutën e këtij organi për tregtinë e organeve humane, njohur ndryshe si raporti i Dik Martit. Kjo rezolutë u aprovua në vitin 2011 përmes një shumice dërrmuese votash ku pro votuan 169 deputetë, 8 ishin kundër dhe 14 abstenuan. Nga 19 amandmante të cilat u dorrëzuan nga përfaqësuesit e Shqipërisë, vetëm njëra prej tyre u pranua, e më pas emërtesa e rezolutës u ndryshua në "Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të njerëzve dhe tregti të paligjshme të organeve njerëzore në Kosovë".
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Shqipëria në Kuvendin e Këshillit të Europës, ka mbledhur firma për një rezolutë të re e cila do të zëvendësojë rezolutën e Dik Martit të vitit 2011 në të cilën Ushtria Çlirimtare e Kosovës u akuzua për tregtim të organeve humane.
Për 12 vjet pas aprovimit të saj, pati një përpjekje për t‘a sfiduar dhe ndoshta t‘a shpërfillnin këtë rezolutë. Kjo po ndodh në një moment kur bota ka vëmendjen në konfliktin ruso-ukrainas dhe pasojat e tij të thella në marrëdhëniet europiane e botërore, me dialogun mes Sërbisë dhe Prishtinës rreth propozimit gjerman për normalizimin e marrëdhënieve reciproke, por edhe procesin gjyqësor ndaj komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krimet e kryera gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999 para Gjykatës Speciale në Hagë. Njëkohësisht para portave është dhe aplikimi i Kosovës për pranim në Këshillin e Europës.
Parlamenti shqiptar vitin e kaluar njëzëri aprovoi konkluzionet që në Këshillin e Europës të ndërmerret procedura për të revokuar këtë rezolutë.
Rama nënvizoi se në rezolutën e vitit 2011 „pa kurrëfarrë fakti u bërën akuza të tmerrshme ndaj UÇK për trafik të organeve njerëzore dhe për Dick Martin se ai duhej të ishte "paguar si tregimtar, e jo si hetues“.
Rrugën në të cilën pala shqiptare ka ndërmarrë është përgjithësisht e re. Asnjëherë derimë sot nuk ka ndodhur që ndonjë shtet tenton të revokojë rezolutën e aprovuar jo vetëm në Këshillin e Europës, por edhe në kuvendet apo misionet e tjera ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara. Anëtarët e Këshilit të Europës aq sa kanë simpati ndaj Kosovës, të gjitha njësitë janë shumë të ndjeshme ndaj çështjeve të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe e konsiderojnë veten mbrojtës të vlerave që përbëjnë themelet e unitetit dhe identitetit europian.
Përvoja e Këshillit të Evropës në shqyrtimin e tregtisë së organeve humane, është shumë e gjerë dhe në asnjë rast nuk është e drejtuar ekskluzivisht ndaj Kosovës. Pikërisht kjo përvojë, së bashku me rrjetin e personave që u shfaqën, u justifikua që për këtë rast, të merrej deputeti zviceran Dick Marti. Kjo përvojë përfshin raporte të shumta të ngjashme mbi tregtinë e organeve humane-nga Rumania dhe Moldavia, deri tek vendet perëndimore që shfaqen si përdorues. Këshilli i Europës tek kjo, nuk është një fillestar, por një institucion shumëmirë pajisur për sa i përket ligjit, teknologjisë, logjistikës, madje edhe inteligjencës. Dhe jo vetëm kaq, por edhe besimi i jashtëzakonshëm që kanë deputetët e Këshillit të Europës në punën e gjykatave të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës, imponojnë një trajtim shumë të plotë dhe intensiv të këtyre temave. Në fund të fundit, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, themelues i së cilës është Këshilli i Evropës, ndodhet në Strasburg, pikërisht pranë Këshillit të Europës. Dëshmitë e trafikimit të organeve humane dhe trajtimit çnjerëzor të sërbëve dhe shqiptarëve gjatë konfliktit në Kosovë, u shfaqën për herë të parë në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi dhe për të parën herë u prezantuan në librin e kryeprokurores së Tribunalit, Karla del Ponte. Kjo shërbeu si një arsye që UNMIK në atë periudhë, të dërgonte në Kukës (Shqipëri) në vitin 2004, kryeshkencëtarin e vet mjeko-ligjor, Pedro Barajbar, për të hetuar këto pretendime së bashku me ekipin e Tribunalit të Hagës.
Në zonën e Burelit, u gjend kjo shtëpi e cila sot quhet si „shtëpia e verdhë“ ku në afërsi të saj u gjendën shishe serumi të boshatisura me lëng qetësuesi për muskujt, fasho e gjilpëra.
Kur ekipi gjeti prova paraprake, i gjithë aktiviteti i mëtejshëm papritur u ndal. Në vitin 2008, shefi i Zyrës së Qeverisë së Sërbisë për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Dushan Ignjatoviq, parashtroi një ankesë ndaj UNMIK dhe Petersenit për pengim të hetimeve rreth trafikut të organeve humane në Kosovë. Petersen atëherë haptazi mori në mbrojtje Ramush Haradinajn, e shoqëroi atë drejt Hagës ku dha garanci për mbrojtjen nën liri ndonëse dëshmitarët e rëndësishëm për të gjithë procesin në atë kohë po zhdukeshin fizikisht. Të gjithë të akuzuarit nga Kosova u shpallën të pafajshëm para Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë.
Duke qenë vetë doktor i drejtësisë, ish-prokuror i përgjithshëm zviceran me një karrierë mbresëlënëse juridike, Dik Marti u caktua të ishte raportues për këtë çështje. Dik Marti në këtë kohë ishte një prej anëtarëve më të respektuar dhe më jetëgjatë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ka qenë reporter për mjaft çështje, mes tyre edhe për burgjet sekrete të CIA në Europë, eutanazinë dhe shumë të tjera. Në fjalimet e tij në Asamblenë Parlamentare, përherë ka qenë në anën e kërkesave të pa kompromis të Sërbisë për bashkëpunim të plotë me Tribunalin e Hagës. Kjo është ajo që i rekomandoi atij të përfshihej në këtë çështje ballkanike.
Pas tërheqjes nga aktiviteti politik dhe largimit nga Këshilli i Europës, Marti sipas të dhënave nga Agjencia Informative Zviceriane, vitin e kaluar ka qenë shënjestër e atentateve. Siç mësohet prej mediave bëhet e ditur se atentatet janë ndërmarrë nga sërbët me qëllim që të bënin përgjegjës shqiptarët. Kjo intrigë u sqarua, por nuk u njoftua deri në fund se cilët ishin të gjithë autorët e saj.
Kur u shfaq, raporti i Martit ishte një tronditje e madhe për publikun europian dhe botëror dhe pati një jehonë të gjerë. Megjithatë, ishte edhe shprehje e ndryshimit të qëndrimit të opinionit ndërkombëtar ndaj konfliktit në Ballkan. Për të ndryshuar këtë qëndrim, bindja e administratës së presidentit amerikan Barak Obama se krimet e UÇK dhe shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dhe pas luftës, nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar dhe se është koha për një qëndrim të barabartë ndaj të gjitha palëve, sesi të krijoheshin kushtet për normalizimin e përhershëm të situatës në Ballkan. Ndonëse ishte presidenti amerikan që ishte sigurisht më i përfshirë personalisht në çështjet e Ballkanit, Barak Obama pati një ndikim të rëndësishëm në kuptimin e tij të ardhshëm.
Rol vendimtar në këtë, pati raporti i ekspertit amerikan i të drejtës, ambasadori Klint Uilljamson i cili ishte një prej autorëve që ngriti akuzën ndaj Sllobodan Millosheviqit. Ai më 29 korrik të vitit 2014 në Bruksel, publikoi gjetjet hetimore në të cilat ai theksoi se "disa individë, zyrtarë të lartë të ish-UÇK mbajnë përgjegjësi për operacionet e persekutimit që kishin baza etnike ndaj sërbëve, romëve dhe popujve të tjerë minoritarë në Kosovë dhe ndaj bashkëqytetarëve të shqiptarëve të Kosovës të cilët ata i etiketonin si kundërshtarë politikë. Ai nënvizoi se këto "akte të persekutimit efektivisht rezultuan në spastrimin etnik të një pjese të madhe të popullatës sërbe dhe rome nga Kosova" dhe se "këto krime nuk janë ushtruar nga individë të cilët kanë vepruar me vullnetin e tyre të lirë, por janë kryer. organizuar dhe sanksionuar nga udhëheqja e UÇK". Ai për këtë arsye erdhi në përfundimin se "përhapja ose krimet sistematike meriton ndjekje penale për krime kundër njerëzimit".
Kur vjen fjala rreth të thënave për tregtinë e organeve, nënvizoi se gjetjet e tij janë kryesisht në përputhje me ato të Dik Martit dhe se "ka indikacione bindëse se kjo praktikë ka ndodhur me të vërtetë në një shkallë shumë të kufizuar dhe se një numër i vogël njerëzish janë vrarë me qëllim tregtimin e organeve të tyre". Ai vuri në dukje se hetimi nuk ka ofruar ende një nivel të mjaftueshëm të provave për të akuzuar për këto krime dhe arriti në përfundimin se ky aspekt i hetimit, është ende në vazhdim dhe se grupi i punës, do të vijojë t'i ndjekë me energji këto të dhëna. Uilliamson pra, nuk i hodhi poshtë në çdo kuptim zbulimet e Dik Martit siç mund të dëgjohet nga ata që kërkojnë të vënë në dyshim raportin e tij.
Ashtu sikurse në zona të tjera ballkanike, në Kosovë ka egzistuar dhe ende egziston rezistencë e madhe për krijimin e Gjykatës Speciale. Pas zvarritjes së Kuvendit të Kosovës në vitin 2015 për të miratuar vendimin për formimin e gjykatës, më pas peticioni me më shumë se 15 mijë nënshkrime dhe iniciativa e 43 deputetëve në fund të vitit 2017 për tërheqjen e vendimit në fjalë, zyrtarët në Prishtinë ranë dakord të bashkëpunojnë me gjykatën selia e së cilës do të ishte në Hagë.
E vërteta dhe drejtësia për “shtëpinë e verdhë” dhe krimet e tjera nën juridiksionin e Gjykatës Speciale, janë vonuar ndër dekada në mënyrë të papranueshme. Këshilli i Komitetit Europian për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, njëkohësisht zbuloi arsye në faktin se administrata ndërkombëtare "favorizonte një qasje politike pragmatike, duke e konsideruar të nevojshme promovimin e stabilitetit afatshkurtër me çdo kusht", kështu që shqyrtimi i krimeve të UÇK u injoruan me heshtje.
Kërkesa shqiptare do t’a sjellë Këshillin e Europës në një situatë të re. Ai përveç kësaj, do t’a sjellë edhe kërkesën e Kosovës për pranim në një situatë të re, pasi që Këshilli i Europës deri më tani, nuk ka pasur përvojë me pranimin e vendeve që paraprakisht sfidojnë vendimet e saj.
0 komentet