In vino veritas: E kujt është vera nga Hoça e Madhe
Hoça e Madhe është vendi më i rëndësishëm për dashamirësit e verës dhe historisë në Ballkan.
Fshati i lashtë pozicionuar në kodrat e Metohisë, ose në Rrafshin e Dukagjinit, është i njohur për traditën e tij mijëravjeçare të prodhimit të shkëlyer të verës së kuqe. Emërtimi sërb dhe shqiptar i këtij rajoni pjellor në dukje mesdhetare tregon ndryshim shekullor.
Emri sërb që mbart, fokusohet në faktin se shumë fshatra dhe vreshta në rajon kanë qenë në pronësi të manastirëve të mëdhenj formuar në mesjetë nga mbretërit sërbë. Vera është produkt prej këtyre kodrave në Metohi cka u përkthyen në të ardhura jo vetëm për murgjit e Deçanit, por edhe të Hilandarit në Malin Athos ku ky fshat i përkiste qysh në shekullin XII. Lidhja e saj me kishën vërehet në shumë objekte kulti ortodokse mesjetare të shpërndara nëpër fshat, të cilat kanë arritur t'i mbijetojnë grabitjeve të ndryshme deri në ditët e sotme.
Emri shqip tregon familjen fisnike Dukagjini e cila mori emrin e patriarkut të saj Duka Gjin prej shekullit të XIII. Në historinë e tyre emocionuese dhe të ndërlikuar që kjo familje shtegtoi në Istria dhe Egjipt, padyshim shërbeu dhe perdorimi i verës nga Hoça e Madhe pëgjatë festave të tyre.
Prodhuesit e verës në Hoçën e Madhe, pra, kanë ekzistuar prej shekujsh, nëpërmjet shteteve dhe sundimtarëve të ndryshëm që përvetësuan tokat. Pretendimet formale për vreshtat e Hocës së Madhe nuk kanë qenë asnjëherë realiste sa fakti që paaftësitë, njohuritë dhe traditën e verëbërësve vendas, nuk do të kishte verë të kuqe të fortë Hoçanase, nuk do të kishte vreshta dhe në fund të fundit nuk do të kishte asnjë arsye për këtë vend të bukur. Se kujt i përket vërtetë Hoça e Madhe është e qartë për çdo vizitor që viziton këtë vend të mrekullueshëm. Nëse ju pret një nga familjet e verëbërësve dhe akomodoheni në tarracat e tyre piktoreske dhe nën hije për të dëgjuar sesi e kanë përsosur zanatin e tyre brez pas brezi dhe sa krenarë ndjehen për të kaluarën e tyre mesjetare, do ta kuptoni sesa të thella janë rrënjët e tyre. Këto familje dhe vera e tyre mbijetuan jo vetëm presidentë e kryeministra, vezirë, dukë e mbretër, por perandori të tëra.
Një pasdite me diell, tre vjet më parë, gjatë vjeljes së verës, pata fatin të qëndroja në familjen Petroviq, një nga më të shquarit në Hoçën e Madhe, duke më treguar historinë e tyre. Në atë mbrëmje të ftohtë dhjetori, në ditën e “Mbërritjes” së autoriteteve të Prishtinës, doganierët dhe policët sekuestrun sasinë e verës.
Kjo ndoshta do të ishte mirë nëse kërkimi i vazhdueshëm i autoriteteve të Prishtinës për "shtetin ligjor" do të shtrihej, për shembull, në zbulimin dhe ndëshkimin e atyre që vandalizuan kishën në mes të Prishtinës, apo mbrojtjen e pakicave nga sulmet e vazhdueshme si dhe mbrojtjen e grave shqiptare dhe madje edhe foshnjave tw tyre prej dhunuesve.
Fatkeqësisht, edhe në atë pasdite shtatori kur familja Petroviq më tregonte për verën e tyre, ishte e qartë se njerëzit ishin përpjekur dhe sërish përpiqeshin të zhduknin traditën e tyre mijëvjeçare. Kjo u duk qartë tek kishat dhe manastiret e shkatërruara që vura re gjatë rrugës për në Hoçë të Madhe, por edhe në mungesën e gatishmërisë së autoriteteve të Prishtinës për t'iu përmbajtur qëllimeve të tyre publike në krijimin e një shoqërie multikulturore. Nëse vërtet ka një konstante në politikën e Prishtinës që nga viti 1999, në të gjitha segmentet dhe partitë që kanë marrë pushtetin, është vënë re një këmbëngulje kokëforte në mosrespektimin dhe përmbushjen e premtimeve për zbatimin e ligjeve të tyre të cilat shërbejnë në mbrojtjen e komuniteteve të ndryshme dhe pronës së tyre prej ngacmimeve arbitrare. Këtë e ilustron më së shumti refuzimi për të respektuar pronën e manastirit të Deçanit, megjithë protestat shumëvjeçare të aktorëve të ndryshëm, por së fundi shihet edhe nga sulmet brutale ndaj verëbërësve të Hocës së Madhe.
Fatkeqësisht, ky sulm i poshtër ndaj prodhuesve të verës nuk është aq surprizues ndonëse ishte tërësisht i kotë në veprim.
Motoja e kantinës Petroviq përdoret shpesh "In vino veritas": e vërteta është në verë.
Një kuptim i cekët, por i saktë i kësaj motoje në rrethanat aktuale, është se të dehurit nga iluzionet e pushtetit po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë: se ata janë tiranë të vegjël që me kënaqësi do të zhduknin trashëgiminë shekullore madje dhe ata që e ruajnë me fantizëm për përfitime të cekëta….
Një interpretim tjetër është ajo që vera e vërtetë dhe e spiktur, është ajo që jeton në Hoçën e Madhe. Vera e prodhuar nga Petroviqi është më e "vëteta" sesa e shumë shteteve që u krijuan dhe perënduan shpejt dhe si çdo verë cilësore, ajo vetëm sa bëhet më e mirë dhe më e fortë me kalimin e brezave. Mund të shpresojmë që së shpejti kjo verë do të shërbejë edhe një herë për të sjellë në të njëjtën tryezë të gjithë ata që jetojnë në këtë zonë të bukur, duke brohoritur për një të ardhme të përbashkët të lumtur.
Shkruar nga: Sërgjan Garçeviq, krijues i blogut TheNutshellTimes.com
komentet