Shibel me Ellekun për marrëdhëniet mes institucioneve qëndrore dhe komunave me shumicë sërbe
Burim: Kancelarija EU na Kosovu
Ambasadori i BE në Kosovë Dirk Shibel bisedoi me kryetarin e Listës Sërbe Zllatan Ellek për marrëdhëniet mes institucioneve qëndrore dhe komunave me shumicë sërbe në Kosovë, si dhe për nevojën e pjesmarrjes aktive të kësaj partie ë Kuvendin e Kosovës.
Zyra e BE në Kosovë informon se Shibel duke vijuar me angazhimin e subjekteve politike në Kosovë, është takuar me kryetarin e Listës Sërbe Zllatan Ellek.
“Biseduam për marrëdhëniet mes institucioneve qëndrore dhe komunave me shumicë sërbe në Kosovë, si dhe nevojën për pjesmarrje aktive të Listës Sërbe në kuvend me synim mbështetjen e BE që i jep Kosovës në rrugën europiane pavarësisht dallimeve politike” bëhet e ditur në njoftim.
0 komentet