Vuçiq: Reagimet për Mlladiqin nuk janë surprizuese, urrejtja në rajon pasi Sërbia po progreson
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh mbrëmjen e sotme se reagimet nga rajoni për varrimin e Ratko Mlladiqit nuk janë surprizuese dhe se arsyeja për kaq urrejtje është fakti se Sërbia po rritet dhe progresohet dhe u shpreh se shteti nuk do t’i kthehet me reagime histerike, por me vendime racionale.
"Vurëm re përmbytje, ortek histerik sulmesh nga pothuajse të gjithë, nga Sarajeva, Prishtina, Zagrebi, Podgorica. Gjithçka prisnim të gjithë, asgjë nuk ishte veçanërisht surprizuese, madje as shpejtësia dhe forca e sulmeve, mungesa e përzgjedhjes së fjalëve dhe mungesa e fjalorit diplomatik nën marrjen e vendimeve në kundërshtim me interesat e tyre. Nuk do të nxitojmë në atë matricë reagimesh histerike. Dy ditë kam heshtur, i lashë të shprehnin urrejtjen, por më shqetëson fakti që varrimi i Ratko Mlladiqit shërbeu si alibi në rajon për shumë që urrejnë Sërbinë dhe suksesin e saj", tha Vuçiq për RTS.
Ai tha se në të vërtetë në rajon nuk e dinë saktë se për çfarë fajësojnë Sërbinë dhe se shumë dëshironin që Mlladiqi të varrosej, praktikisht i fshehur nga publiku si Drazha Mihailoviq, por që ai ishte i kënaqur që gjithçka kaloi paqësisht dhe nën siguri ndonëse pati shumë njerëz të pranishëm.
"Por, përse kaq shumë urrejtje? Sepse Sërbia po progreson dhe po rritet shpejt. Ndaj shumë prej tyre asistuan në revolucionin me ngjyra dhe mbështetën ata që po e kryejnë. Dëshironin poshtërimin e Sërbisë. Ratko Mladiq ishte kolonel i Ushtrisë Jugosllave, kjo ishte gradë shumë e lartë dhe në përputhje me këtë u soll dhe ushtria. E rëndësishme është që ne të mos t’ua kthejmë me reagime histerike, por të marrim vendime racionale. Do të ketë masë reciprociteti, por ngadalë. Duhet të kemi parasysh 200,000 boshnjakët në Sërbi të cilët duhet t’u përcjellim mesazh se ata janë qytetarët tanë dhe se nuk duhet të ndihen të kërcënuar", tha Vuçiq.
Për reagimin e Ursula fon der Lajen dhe Antonio Koshta, tha se nuk kishte asgjë për t'u ankuar sepse përherë kanë qenë në anën e Sërbisë, por që egziston diçka në deklaratën e tyre që nuk e kuptonte plotësisht.
"Si vendosni se cilët njerëz duhet të vijnë në varrim... Do të doja që t’a shikonin më thellë", shtoi presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit raportoi se në Holandë u tha se në territorin e këtij vendi nuk mundet që të vishet uniforma e Mlladiq, ndërsa kujton, liderin e lëvizjes ustashe Dinko Shakiq me dëshirën e vet në 2008 u varros me uniformën ustashe.
"Kurrë asnjë njoftim apo deklaratë e vetme. Ata që na flasin për përfshirjen e shtetit nga Zagrebi...Kryetari i Kuvendit Jandrokoviq në nëntor të 2017, pas vetëvrasjes antikristiane të Pralkos, i shprehu ngushëllimet, mbajti një minutë heshtje në parlament, në të cilën më pas morën vendim kundër vendimit të shpallur të Hagës për gjashtë oficerët kroatë duke i quajtur të padrejta dhe të papranueshme. Kur nuk u pëlqen vendimi-janë të padrejta dhe të papranueshme dhe kur u pëlqen, atëherë do t’a kthejnë Sërbinë në klasën e parë. Për të mos përmendur rastin e Rasim Deliqit në B&H", tha Vuçiq.
Të gjithë, vëren ai, prisnin mundësinë për të bërë diçka kundër Sërbisë.
Vuçiq tregoi se dje ishte ditë shumë emotive dhe se një numër i madh njerëzish asistuan në varrim.
"Shumë emocione ka tek njerëzit sepse për 35 vjet, Sërbia është dënuar nga të gjithë. Të vetmit ishin sërbët që nuk e shkatërruan Jugosllavinë, subjekt juridik i njohur ndërkombëtarisht. Sërbia është fajtore, e kështu sërbët u dëbuan nga Kroacia. E pastaj na sulmuan për të na marrë një pikë dhe na mashtruan të gjithëve së bashku. Dejtonin-e ndryshojnë dhe mashtrojnë gjatë gjithë këtyre viteve. E pastaj pyet se nga vjen reagimi i sërbëve. Kjo është hera e parë qysh nga varrimi i Aleksandar Rankoviqit që në ndonjë varrim dëgjohen duartrokitje. Kjo lë të kuptohet për diçka që dua ta ndal, që emocionet të çojnë drejt konfliktit. Unë nuk dëshiroj këtu pjesën e dytë. Na duhet paqja. Ne duhet që të lirojmë veten, që të sillemi racionalisht që të mos lejojmë emocionet të na mbizotërojnë", spegoi Vuçiq.
Nesër në mesditë vendimi për shpërdarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve
Vuçiq njoftoi se nesër në orën 12 do të shpallë vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Sërbisë bazuar në propozimin e arsyetuar të Qeverisë së Sërbisë, si dhe vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
"Do shpall të dy vendime nesër në orën 12 dhe zgjedhjet do të mbahen më 25 tetor", tha Vuçiq.
Ky i fundit u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të përpiqen të gjejnë mënyrë për t'i ndihmuar njerëzit, për të parë nevojat dhe shqetësimet e tyre, për të mos u marrë me veten, por të tentojnë që të mos merren me dhunë.
"Do të kalojnë 45 ditë, qytetarët do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre, si e shikojnë të ardhmen, nëse dëshirojnë të kthehen tek e kaluara apo jo. I uroj të gjithëve lojë demokratike të suksesshme. Besoj se pas zgjedhjeve do të dalim nga kriza", tha presidenti Vuçiq.
0 komentet