Nikoliq: Nëse ligji është njësoj për të gjithë duhet të jetë njësoj edhe kur të quajnë sërb edhe kur të quajnë Sveçla
Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Daniela Nikoliq vlerëson se vendimi ndaj ministrit të punëve të brendshme të Kosovës në mandatin teknik Xhelal Sveçla, tregon sikurse tha ajo, standarte të ndryshme të gjyqësorit në Kosovë.
Nikoliq në platformën “X“ shkruan se Sveçla është dënuar me një vit me kusht për përdorim të të armëve në Kuvendin e Kosovës dhe theksoi se pavarësisht vendimit, ai ngelet i lirë ndonëse sikurse tha, “vepra e tij ka dhe elementë të akteve terroriste”.
“Përse gjykata e Kurtit e 'fali' Sveçlën? Sepse i ashtuaquajturi Ligj në zgjedhjet e përgjithshme përcakton se personi cili në tre vitet e fundit është dënuar për një vepër penale në shkallën e parë me minimum një vit burg efektiv, nuk mund të çertifikohet si kandidat në zgjedhje. Ndaj duhet të pyesim këtu: si mundet që sërbi dënohet për posedim të armës së gjahut me një vit burg efektiv ndërsa kur përdor armë, kërkohet apo gjendet rruga që nuk prodhon të njëjta pasoja” pyeti Nikoliq.
Më pas ajo e krahasoi këtë rast me dënimin e dhënë një sërbi, i cili u dënua së fundmi me një vit burg për posedim të armës së gjahut të cilën, siç tha nuk e përdori.
"Por po vijmë tek thelbi ku me gjasa egzistojnë dy legjislacione të krahasueshme. Njëra është ajo publike, që mund t’a lexojmë të gjithë. Dhe tjetra, me sa duket, ndonjë kod sekret që nxirret nga sirtari vetëm kur i akuzuari është sërb", tha Nikoliq.
Sipas fjalëve të saj, në "kod sekret" të tillë, provat bëhen më pak të rëndësishme.
"Mjafton që je sërb dhe dënimi është tashmë gati-drakonik sipas masës së 'kokrrizave të gjakut' dhe vendosmërisë kombëtare. Për sërbin-arma e gjahut një vit në burg. Për Sveçljen dhe të ngjashëm-duket se ligji ka dhe fusnot, zbritje dhe përfitime të veçanta sepse gjyqësori pastaj bëhet mendjehapur, krijues dhe plot mirëkuptim", shkruan ajo.
Sikurse tha ajo, "nëse ligji nuk është i njëjtë për të gjithë, atëherë kjo nuk është drejtësi".
“Kjo është drejtësi sipas kyçit kombëtar-dënim sipas masës së qelizave të gjakut. Nëse ligji është i njëjtë për të gjithë, atëherë duhet të jetë i njëjtë kur të quajnë sërb dhe kur të quajnë Sveçla. Gjithçka tjetër lë pyetje shumë serioze nëse sistemi gjyqësor përdoret kështu që njëri çohet në burg dhe tjetri të ruajë të ardhmen politike”, pyeti Nikoliq.
0 komentet