A do të bjerë qeveria e Kurtit për Millan Radoiçiqin?

Milan Radoicic srpska
Burim: Telegraf

Afera e zbuluar në mediat e Prishtinës, ku në epiqendër ka pasur shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe pranimin nga ana e saj që ka pasur biseda telefonike me nënkryetarin e Listës Sërbe, Millan Radoiçiq, ka rritur në maksimum tensionet politike në Prishtinë deri në përplasje fizike mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës dje në Kuvendin e Kosovës. Përfundim i tillë ngriti edhe pyetjen nëse qeveria e Albin Kurtit do të bjerë për shkak të Radoiçiqit, i cili prej kohësh nuk ndodhet në Kosovë, por siç duket ndonëse në largësi, ka ndikim të madh.

Për Partinë opozitare Demokratike të Kosovës, nuk ka dilema për shkak të përmbajtjes së inçizimeve që ka rjedhur në publik, në të cilat Kusari-Lila në bisedë me Sllavko Simiq, konfirmon se ka folur me Radoiçiqin në shumë raste, sipas tyre, qeveria e Kurtit duhet të japë dorëheqjen, Kuvendi të shpërndahet dhe të nënshkruhen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Nga Vetvendosja replikohet se sulmet ndaj Kurtit erdhën në moment mjaft të ndjeshëm dhe se ky është sulm i qëllimshëm "ndaj qeverisë së parë ku kryeministri dhe ministrat nuk kontrollohen prej Beogradit".

Ndërsa afera shpërtheu në moment shumë të ndjeshëm, në të cilin Kurti, i përballur me presionin e Perëndimit dhe kërcënimet me sanksione, të paktën në dukje i’u desh t'i dorëzohej politikës së tij të ashpër ndaj veriut të Kosovës. Pas refuzimit të vazhdueshëm, Kurti megjithatë pranoi të tërhiqte një pjesë të policëve nga godinat komunale në Lleposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ku prej një muaji e gjysëm vazhdojnë protestat e sërbëve si pasojë e pranisë së forcave speciale, vendosjes së kryekomunarëve ilegalë dhe arrestimeve të pabaza.

Drejtori i Institutit për Afirmim të Marrëdhënieve Ndëretnike në Prishtinë Fatmir Sheholli thekson se nënkryetari i Listës Sërbe Millan Radoiçiq me zhvillimet e fundit në Kosovë, absolutisht i zhveshi "fasadën" Vetvendosjes.

Siç shton ai, Vetvendosja gjatë gjithë kohës ka tentuar të prezantohet si subjekt politik ku në çdo lloj mënyre, tentonte të kritikonte Listën Sërbe duke përfituar pikë tek shqiptarët.

"E thënë shkurt, Radoiçiq i hoqi fasadën Vetvendosjes dhe tregoi se cilët janë ata" ka thënë Sheholli për Kosovo onlajn.

Njëkohësisht Sheholli, thotë se Radoiçiq për atë çfarë duket, ka ndikim të madh dhe respekt mes popullit sërb, ndërsa sërbët e Kosovës atë definitivisht e cilësojnë si liderin më të madh qysh kur ka egzistuar parlamentarizmi sërb në Kosovë.

Sheholli është i sigurtë se pas ngjarjeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, pra përplasjet mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk mundet më të mbajë pushtet të cilin e gëzon momentalisht.

Sipas tij kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës janë zhvillime të frikshme pikërisht sepse si pasojë e kësaj çka Vetvendosja tërë kohës merrej dhe tentonte të mbante "diplomën" se janë të paprekshëm në raport me sërbët dhe në fakt, thotë Sheholli, janë falsifikuesit më të mëdhenj të gjithçkaje që kanë thënë më parë.

Sheholli tregon edhe për paralajmërimet për protesta të Shoqatës së Veteranëve të UÇK, si dhe të një numri të madh të pjesëtarëve të sektorit civil.

“Duke parë se çfarë po ndodh në Kuvend, njoftimet për protesta të Shoqatës së Veteranëve të UÇK dhe aktivistëve të sektorit civil, thuhet se së shpejti do të ketë protesta dhe demonstrata të mëdha në Kosovë. Pas këtyre protestave, Kurti nuk do të mund t’a mbajë dot pushtetin që aktualisht ka” përfundon Sheholli.

Historiani Sërgjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Shoqëror thotë për Kosova Onlajn se regjistrimi audio i publikuar i bisedës mes Kusari-Lilës dhe Sllavko Simiqit në të cilin flet për kontaktet me Radoiçiqin, është pasuri e rëndësishme në duart e opozitës dhe do të destabilizojë më tej qeverinë e Albin Kurtit.

Sipas tij, edhe pse ky skandal është “i një niveli shumë të lartë”, për rrëzimin përfundimtar të qeverisë, mund të jetë e nevojshme ndërhyrja e fuqive perëndimore.

Për të, ndonëse ky skandal është “i nivelit shumë të lartë”, për rrëzimin përfundimtar të qeverisë, mund të jetë e nevojshme ndërhyrja e fuqive perëndimore.

Graovac vlerëson se Millan Radoiçiq në publikun shqiptar dhe në Kosovë perceptohet si kërcënim i veçantë dhe thekson se për këtë, ka kontribuar shumë Kurti me qëndrimet dhe deklaratat e tij për nënkryetarin e Listës Sërbe dhe shton se ndër të tjera të gjitha informacionet e inteligjencës që ka mbledhur pala sërbe, flasin për atë që shqiptarët janë shumë të kujdesshëm ndaj tij.

Graovac kujton se kur shqiptarët dërgonin forcat e tyre speciale në veri, përherë ndiqnin lëvizjet e sërbëve në veri e veçanërisht kërkohej Millan Radoiçiq.

“Kjo flet për një lloj frikë që egziston tek shqiptarët ndaj Millan Radoiçiqit, e vetëm përmendja e tij në bisedën Kusari-Lila-Simiq është diçka që opozita po e përdor ndaj Kurtit. Do të tentojnë që këtë t’a paraqesin si dëshmi të lidhjes së tij me Radoiçiqin dhe disa lloj marrëveshjesh sekrete që ekzistojnë mes Kurtit në njërën anë dhe Listës Sërbe, pra Radoiçiqit në anën tjetër, indirekt përmes ndërmjetësve të caktuar” tha Graovac.

Ky reputacion i Radoiçiqit artificialisht i krijuar tek korpusi shqiptar në Kosovë, është diçka që padyshim do të ndikojë në diskreditimin dhe rënien e pëlqyeshmërisë së Albin Kurtit, mendon bashkëbiseduesi ynë.

Sipas tij, nuk ka dyshim se opozita shqiptare do t’a “shfrytëzojë” këtë regjistrim, por pyetja është se, sa do t’a dëmtojë në periudhë afatshkurtër Kurtin.

“Pyetja është sesa mund t’a dëmtojë atë, padyshim se opozita shqiptare do t’a shfrytëzojë, do të rriten tensionet, por nuk jam i sigurt se vetëm kjo do të çojë drejt rënies së qeverisë Kurti” thotë Graovac.

Për të, çelësi i mbijetesës së qeverisë së Kurtit, është në duart e fuqive perëndimore, të cilët “nëse u nevojitet biseda me Radoiçiqin, mund t’a shfrytëzojnë si justifikim dhe arsye për ndryshimin e qeverisë në Kosovë.

“Ajo që sipas meje mund të çojë në rënien e qeverisë së Kurtit dhe ky rast mund të shërbejë si rast për të, është vullneti i faktorit perëndimor që ka ndikim vendimtar në Kosovë e Metohi, i cili aty është “zoti dhe klubi” ku në duart e të cilit egziston thika dhe buka. Nëse u duhet justifikim për të rrëzuar Albin Kurtin, atëherë këto bisedime sigurisht që mund t'i shërbejnë këtij qëllimi. Ajo që është e dukshme, është se opozita në Kosovë në këtë mënyrë përgatit një lloj zëvendësimi dhe ushtron presion ndaj tij dhe nëse kjo do të shërbejë si arsye për largimin e tij, varet vetëm prej vullnetit të faktorit perëndimor”, tha Graovac.

Për tani, sipas vlerësimit të tij, Perëndimi këtë inçizim dhe mbarë situatën e shfrytëzon si mjet presioni që Kurti t'i kthehet dialogut.