Janevski: Ballkani destinacioni i fundit i pazbuluar në Europë
Ballkani është destinacioni i fundit i pazbuluar në Europë, ndërsa iniciativa e Ballkanit të Hapur shembull sesi duhet të punohet kur bëhet fjalë për ekonominë, thotë për Kosovo onlajn drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit në Maqedoninë e Veriut Ljupço Janevski.
"Në kuadër të ’Ballkanit të Hapur’ kemi 12 miljonë turistë vendas, tre destinacione, mundësi për më shumë se 30 miljonë krevate për fjetje prej turistëve vendas. Kemi destinacione për të katër sezonet sepse kemi det, male, forma të turizmit aktiv, koncept të etno-gastronomisë, kufij të hapur. Konkurrim në destinacione dhe konkurim në destinacione të tjera. Kjo është mundësi e madhe por edhe sfidë gjithashtu” ka thënë Janevski.
Ky i fundit thotë se Ballkani i Hapur mundëson “korridore të gjebërta” dhe lehtësi të udhëtimeve, e veçanërisht pandemia e koronavirusit ndihmoi të kuptojmë forcën e saj, përgjithësisht në ekonomi, e veçanërisht në turizëm, fushën e cila ndikon në më shumë se 20 degët e ekonomisë.
“Përfitimet janë të mëdha, transferim të madh turistik, më shumë udhëtime, mundësi, investime, forca pune... Ballkani i Hapur nuk duhet të qëndrojë këtu, por nevojitet që të tregojë se kjo është në përgjithësi është e ardhmja e Ballkanit” beson Janevski.
Ky i fundit shton se ky projekt i cili duhet të fshijë kufijtë ku vetë turizmi nuk i njeh, janë tashmë destinacione të rëndësishme të cilat turistët duhet t’i vizitojnë në mënyrë të pandërprerë.
“Kjo do të thotë se mbarë Ballkani është një destinacion, e ndërsa turistëve të vendeve të lindjes së largët, duhet t’u mundësohet të vizitojnë vendet tona. Shpresoj që vitin e ardhshëm të kemi më shumë se gjysmë milioni turistë kinezë dhe e rëndësishme është që të vizitojnë këto vende për të pasur sa më shumë prodhime të përbashkëta dhe të shënojmë vetëm rezultate pozitive” rrëfen me optimizëm Janevski.
Me krenari ai thotë se në vitin 2021 Maqedonia e Veriut ishte e pesta në botë për rritjen e numrit të turistëve të huaj, ndërsa një vit më parë mes 10 të parave.
Ai shton se ka një rritje të dukshme të trafikut nëse krahasohen vitet 2019 dhe 2022 si në Sërbi ashtu edhe në Shqipëri, duke shprehur shpresën se Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova së shpejti do t'i bashkohen nismës, për një ndikim edhe më të madh në turizëm.
“Shpresoj se së shpejti do të jemi në pesë destinacionet e mëdha ku duristët duan të vijnë dhe shpresoj se për vitin 2025 do të shënojmë “rekord” pra do të tejkalojmë rekordin e vitit më të mirë turistik në Ballkan të shënuar në vitin 1988 ku në atë vit Maqedonia kishte më shumë se 3.8 miljonë turistë” ka thënë Janevski.
Ky i fundit shprehet se Ballkani i Hapur është bashkësi ekonomike dhe se për shtesën e rritjes dhe përfitimit nga turizmi, nevojitet lidhje më e mirë.
Për këtë siç thotë ai, është dhe vendosja e linjës së fluturimit Beograd-Ohër prej 4 qershorit të këtij viti.
"Nëse prej 4 qershorit çdo turist mund të vijë për 45 minuta, katër herë në javë, të vizitojë liqenin e Ohrit apo të pijë kafe në qendër, përse të mos kemi linjë direkte drejt Banjallukës dhe Sarajevës? Nuk mundemi më të flasim për turizmin dhe të udhëtojmë për gjashtë apo tetë orë. Përmes linjave direkte të fluturimit, biletave të lira, infrastrukturës së mirë, lidhjes, do të kemi më tepër investime, mirëkuptim, më shumë miqëi e më shumë turistë” konstaton Janevski.
Shembulli i mirë, thotë ai, dhe TAG-et e përbashkëta mes Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut të cilat duhet të rigjallërohen nga fillimi i sezonit veror dhe shpresohet edhe për një “linjë tjetër të gjelbërt” për transportin e autobuzëve, me qëllim që udhëtarët mos të presin në kufi.
Pyetjes nëse pret akoma përfaqësim të përbashkët si ajo e panairit të paradokohshëm në Verona, Janevski përgjigjet dhe konfirmon se vendet e Ballkanit të Hapur, mundet që në vitin 2024 të jenë të bashkuara në një stendë në Berlin apo Londër, me qëllim prezantimin e potencialeve të tyre.
"Kjo do të ishte një mundësi akoma më e madhe të ofrojnë shumë mundësi e cila është drejtimi ku duhet të shkojmë. Diplomacioa turistike deri më tani ka mundur të bëjë shumë dhe nuk duhet të ndalet këtu. Duhet të përafrojmë destinacionet dhe mendoj se në pesë apo 10 vitet e ardhshme, industria turistike do të jetë dega kyçe e ekonomisë, e cila do të kthehet në derë të madhe dhe rritje për të amortizuar krizën ekonomike" ka thënë Janevski.
Ballkani i Hapur shprehet Janevski, nuk është kërcënim, por veçse mundësi, dhe thotë se beson se këtë e di edhe Mali i Zi dhe B&H, duke rikujtuar se memorandumi i parë i bashkëpunimit në fushën e turizmit mes Sërbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është nënshkruar në Ohër në vitin 2022.
Pyetjes se cili është bashkëpunimi në turizëm me Kosovën, ai thotë se-është dinamike sepse mbarë Ballkani është i kompletuar, pra ka gjithçka që i nevojitet industrisë turistike, duke vënë në dukje se është i rëndësishëm zhvillimi i turizmit eko dhe rural, koncepti gastronomik dhe format aktive të turizmit.
“Bota duhet të zbulojë Ballkanin, sepse Ballkani është destinacioni i fundit i pazbuluar në Europë. Së bashku mundemi shumë dhe ky është veçse hapi i parë. Udhët e verës, promocione të përbashkëta, sa më shumë operatorë turistikë, rrjetëzimi, shkëmbimi i përvojës, këtë duhet t’a forcojmë dhe çelim bashkarisht e së bashku të ecim ndaj fitoreve të reja. Ndërsa industria turistike këtë do ta tregojë shumë shpejt” përmbyll Janevski.
komentet