Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe SHBA: Marketing politik apo garë me Beogradin?
Presidentja kosovare Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e interesuar për bashkëpunim strategjik ekonomik me SHBA veçanërisht në sektorët e energjitikës, IT dhe mbrojtjes. Ndonëse pajtohen se kjo mund të forcojë lidhjet me Uashingtonin dhe ndikojë tek dialogu me Sërbinë, analistët ende besojnë se para së gjithash fjala është për marketing politik pa mbulim të vërtetë. Administrata e re e Donald Trampit e ka bërë të qartë se interesi i SHBA është para së gjithash ekonomik dhe në atë garë, theksojnë bashkëbiseduesit e Kosova Onlajn, Prishtina vështirë se mund të krahasohet me Beogradin.
Shkruar nga: Petar Rosiq
Gjatë turneut në SHBA në mesin e këtij muaji, Osmani në Institutin Hadson tha se bashkëpunimi ekonomik me Kosovën "mund të jetë multiplikator force" për lidershipin amerikan në botë.
"Na duhet të ndihmojmë SHBA të rrisë rolin e vet në ekonominë botërore. Dhe mendoj se kjo mund të bëhet me ndihmën e vendeve që janë pro-amerikane. Dhe sikurse e dini, Kosova është kombi më pro-amerikan në botë", tha Osmani.
Më pas paraqiti planet për ndërtimin e fabrikës së municioneve për të cilën beson se Amerika do të ishte e interesuar.
"Besojmë se Kosova ka kapacitet të jashtëzakonshëm për prodhimin e armëve, nën mbështetjen e SHBA dhe kompanive amerikane që mund të jenë të interesuara në këtë drejtim. Kjo është e rëndësishme në periudhën kur na nevojitet të rrisim prodhimin, si për nevoja të brendshme, ashtu edhe për shkak të kërkesave të Europës, Shteteve të Bashkuara dhe aleancës së NATO, anëtarësimin e së cilës e aspiron Kosova", tha Osmani.
Kjo e fundit u shpreh se Kosova është e gatshme të ndihmojë SHBA në luftën globale kundër dominimit të Kinës në sektorin e mineraleve të rralla. Sugjeroi çeljen e fabrikës për përpunimin e atyre mineraleve në Kosovë, duke theksuar rolin strategjik të vendit "në forcimin e fuqisë ekonomike dhe industriale amerikane".
Bashkëpunëtori i Rrugës së Tretë të Re, Petar Doniq, thotë se Osmani, gjatë turit të saj në SHBA, tentoi të çelte rrugën drejt bashkëpunimit ekonomik me administratën e Donald Tramp, por është mjaft skeptik kur është fjala rreth potencialit real ekonomik të Kosovës për t'iu përgjigjur pritshmërive të Uashingtonit.
"Shqiptarët, si kosovarë apo shqiptarë, përherë kanë ditur të lobojnë tek amerikanët, dhe aty e ndërtuan pozicionin e tyre politik kështu që është mjaft herët që të nisin të punojnë në dallim nga pala sërbe", bën të ditur Doniq për Kosovo onlajn.
Megjithatë, sipas fjalëve të tij, një pjesë e madhe e atij kapitali politik u investua tek raportet me Partinë Demokratike.
"Tani, me kthimin e Tramp dhe ndryshimet e mëdha që ai solli dhe kërcënimin e ndryshimeve edhe më të mëdha përsa i përket fondeve dhe organizatave të ndryshme, ata duhet sërish të përcaktojnë se çfarë është momentalisht në interes të republikanëve. Tramp ka imponuar një axhendë shumë të thjeshtë-tregtinë dhe marrëveshjet", thotë Doniq.
Ky i fundit vlerëson se të gjitha deklaratat e Osmanit mund të monitorohen si tentativë që përmes narrativës dhe biznesit, të tërheqin republikanët dhe Trampin që t’a shikojnë me pak pozitivitet Kosovën.
Thekson se Tramp është biznesmen dhe se përmes politikës ka manifestuar interes biznesi, por është skeptik kur diskutohet Kosova.
"Sa reale është kjo? Për armatimet-pak dhe nuk jam i informuar se ka nisur ndonjë depozitë e konsiderueshme të mineraleve të rralla në Kosovë. Aty ka investime të mëdha që zgjasin me dhjetëra vite ndërsa fabrika për përpunimin e mineraleve do të kishte kuptim vetëm nëse nxjerrja e tyre do të bëhej diku këtu afër” thotë ai.
Bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Marko Mishkelin vlerëson se deklaratat e Osmanit kanë për qëllim në radhë të parë krijimin e kapitalit politik i cili do të mund të shfrytëzohej në arenën vendase politike.
"Vjosa Osmani dëshiron t’a përdorë vizitën në SHBA me synim krijimin e kapitalit politik, duke pasur kryesisht dëshirën që përmes saj të ndihmojë karrierën e vet politike-që përmes gjoja paraqitjes së mirë të një pjesë të peshës së saj politike me administratën e re, të paraqesë ndonjë politikë të vetën", thotë Mishkelin për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit beson se bëhet fjalë rreth premtimeve parazgjedhore, veçanërisht nëse merret parasysh vetë situata politike në Kosovë.
"Institucionet e përkohshme kanë probleme të mëdha që të formohen. Për cilëndo marrëveshje të këtij tipi, nevojitet konsensus i gjerë politik, nevojitet dhe stabilitet politik mes të tjerash, kështu që në këtë moment kjo pikësëpari duhet të interpretohen si mesazhe politike që gjejnë jehonë të bukur mes zgjedhësve", sqaron ai.
Duke folur rreth tentativave të Prishtines për t'u afruar me Uashingtonin përmes rrugës ekonomike, thekson se vështirë të vlerësohet se sa bazë reale kanë ato.
"Por nuk duhet të presim shumë, sepse përveç atij stabiliteti politik, vështirë se egzistojnë kapacitete të tjera ekonomike që do të ishin interesante për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përjashtim eventual të kapaciteteve akomoduese për migrantët e paligjshëm, për të cilat u spekulua në muajt e mëparshëm", thotë ai.
Thotë se Kosova mund të jetë interesante për investitorë potencialë në burime të caktuara minerale, por kjo nuk mund të krahasohet me ofertën ekonomike të Sërbisë.
"Nëse flasim për interesin e SHBA, për Sërbinë dhe për bashkëpunimin ekonomik, aty egziston spektër i gjerë-qoftë për të folur për energjitikën, burimet minerale, kapacitetet për prodhim më serioz apo mundësitë për të krijuar shkëmbim ekonomik më të madh dhe serioz me SHBA. Burime sikurse personeli me arsim të lartë janë diçka që janë mjaft të nevojshme për kompanitë amerikane, kështu që aty me të vërtetë egziston spektër i gjerë potencialesh", thekson Mishkelin.
Pyetjes se si pozicionimi ekonomik i Prishtines mund të ndikojë tek dialogu me Beogradin, ai kujton Marrëveshjen e Uashingtonit.
"Nëse e kujtojmë Marrëveshjen e Uashingtonit, aty praktikisht kemi përgjigje. Bëhej fjalë kryesisht për gjë ekonomike dhe fokusi në të ishte vetë ekonomia. Megjithatë, prej periudhës kur ajo u nënshkrua, ne nga ana e Prishtinës kemi pasur një rritje të vazhdueshme të tensioneve, eskalim konstant të situatës në terren, ndërsa garantuesi tek vetë Uashingtoni, ka ndryshuar dhe gjatë administratës së Bajdenit, nuk insistuan në të”, bën të ditur ai.
Konkludon se nëse egziston me të vërtetë tek Prishtina gatishmëri e sinqertë që të fokusohet tek bashkëjetesa paqësore përmes bashkëpunimit ekonomik, ky mund të jetë sinjal pozitiv, por që nuk beson tek kjo.
"Ky duhet të jetë për të gjithë qëllimi kryesor por në këto momente dhe nga ajo që shikojmë në terren, kjo për tani ngjan vetëm si mesazh për qëllime thjesht politike", thotë Mishkelin.
Me këtë të fundit pajtohet dhe profesori i ekonomisë nga Prishtina Shkumbin Misini i cili vlerëson se Osmani tentoi të blejë pikë politike përmes raporteve me SHBA në vend që të fokusohet tek problemet e brendshme, mes të cilave dhe bllokimi disamujor i institucioneve në Prishtinë.
"Në momentin kur kanë probleme të brendshme, ata shkojnë dhe bëjnë foto ose ofrojnë propozime si presidentja Osmani. A i forcon kjo vërtet marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht marrëdhëniet Uashington-Prishtinë dhe a krijon ndonjë investim gjeostrategjik-kjo është pyetja. E vërteta është se egziston ai qëllim por para se të shkohet tek kjo, do të ishte më mirë që Vjosa Osmani të merret me problemet e brendshme, sepse Kosova prej shtatë muajsh nuk ka Qeveri dhe nuk mund ta zgjidhë as çështjen e zgjedhjes së kryetarit të parlamentit", bën të ditur Misini për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të tij, të tilla lëvizje nuk e lirojnë Osmanin nga përgjegjësia politike.
"Mendoj se do të ishte më mirë që Vjosa Osmani të merrej me problemet e brendshme, propozime të tilla nuk e zvogëlojnë përgjegjësinë e saj", thotë bashkëbiseduesi ynë.
Koordinatori programues i Fondacionit BFPE për shoqëri të përgjegjshme Stefan Vlladisavlev, thotë se Donald Tramp gjithmonë e më shumë formëson politikën e jashtme të SHBA rreth interesave ekonomike të Uashingtonit dhe se vendet e rajonit vrapojnë që t’i ofrojnë diçka interesante Amerikës.
“Kemi reagime nga zyrtarë të ndryshëm anembanë botës, përfshirë dhe rajonin tonë, të cilët po turraviten që në një lloj mënyre të tërheqin vëmendjen dhe ofrojnë diçka çka për Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte interesante në mënyrë që këtë erë të raporteve, t’a vendosin në mënyrën më të mirë të mundshme” thekson Vlladisavlev për Kosovo Onlajn.
Në këtë kontekst, i shikon dhe deklaratat e Osmanit që i dha gjatë vizitës në SHBA.
“Unë do t’a vlerësoja deklaratën e presidentes si reaktive ndaj sinjaleve nga Uashingtoni. Nëse Kosova, si kushdo tjetër nga rajoni ose bota, është në gjendje të ofrojë diçka që është në interes të Uashingtonit, që është zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike nga të cilat do të përfitojnë kompanitë amerikane dhe qytetarët amerikanë, kjo mund të çelë derën për nisjen e dialogut dhe bashkëpunimit në periudhën e ardhshme”, thekson ai.
Pyetjes nëse bashkëpunimi potencial ekonomik me SHBA do të forconte pozitën e Prishtinës tek dialogu me Beogradin, Vlladisavlev thekson se kjo varet edhe nga qasja e palës sërbe.
"Do ndikonte në masën që, në fund të fundit, pala sërbe e lejon. Nëse krahasojmë ekonomitë e Kosovës dhe Sërbisë, kjo e fundit ka shumë më tepër për t'i ofruar SHBA. Ndonëse dy ekonomitë janë të vogla në ndonjë rend global, egziston sferë e qartë interesi për SHBA që do t'i mundësonte që dhe Sërbia të krijonte raporte në erën e re me Uashingtonin, ku sigurisht do të shërbejë si bazë për vendosjen e dialogut edhe në fusha të tjera", vlerëson ai.
Shton se interesimi i SHBA për lëndë të para të rëndësishme në Sërbi nuk është sekret, ashtu sikurse dhe fakti që disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Donald Tramp shpesh qëndrojnë në Beograd për të krijuar potencialisht marrëdhënie biznesi.
"Duket se bashkëpunimi i ardhshëm me SHBA do të definohet përmes këtij lloji komunikimi-thënë thjesht-nëse dëshironi të bashkëpunoni me amerikanët deri në fund të vitit 2028, është mirë të keni ç’tu ofroni që t’u tërhiqni vëmendjen", konkludon Vlladisavlev.
komentet