Bashkëpunimi Kosovë, Shqipëri, Kroaci: Si do të duket në praktikë dhe cilat janë interesat motivuese?
Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë udhëheqësia e Sërbisë e interpretoi si hap që shemb stabilitetin rajonal dhe si iniciativë provokuese që shkel Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Nënshkruesit e tij pretendojnë se synimi i dokumentit është forcimi i stabilitetit rajonal dhe se është i përqëndruar në shkëmbimin e dijeve dhe bashkëpunimit të industrisë ushtarake. Rreth asaj se çfarë do të sjellë në praktikë, bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn thonë se theksi do të jetë në forcimin e industrisë së prodhimit të armëve dhe municioneve ndërsa për të kaluar në nivelin e dytë dhe formimin e aleancës, dakordësi do të duhej të jepnin Nato, BE dhe OSBE.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Memorandumi në Tiranë të martën u firmos nga ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë Piro Vëngu, Kroacisë Ivan Anushiq dhe Kosovës Ejup Maqedonci.
Vëngu tha se Kosova dhe Shqipëria kanë se çfarë të mësojne prej Kroacisë, Maqedonci tha se synimi i bashkëpunimit nuk është që të cënojë këdo por t’u përcjellë mesazh të gjithë atyre që do të guxojnë të cënojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Anushiq tha se bashkëpunimi mbi të gjitha do të jetë në sistemin informativ dhe i përqëndruar në zhvillimin e industrisë mbrojtëse. Ai tha se është e mundshme që kësaj trojke t’i bashkangjitet dhe Bullgaria.
“Kuptuam mesazhet, jemi mjaft të shqetësuar për këtë që bërën” ka qenë reagimi i parë i presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq i cili rreth kësaj teme mes të tjerash, bisedoi dje me sekretarin e përgjithshëm të NATO Mark Rute. Sikurse i tha Vuçiq mbrëmjen e djeshme Rutesë, me këtë memorandum shkelet Marrëveshja e kontrollit subrajonal të armatimeve të vitit 1996.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë ka reaguar se do t’i përcjellë kërkesë urgjente ministrive të punëve të jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë për sqarime të detajuara në lidhje me nënshkrimin e memorandumit duke bërë të ditur se pavarësisht neutralitetit ushtarak të Sërbisë lufta aktive ndaj terrorizmit dhe të gjitha kërcënimeve moderne të sigurisë, ka qenë e gatshme të shqyrtojë bashkëpunimin në besim të mirë me Kroacinë dhe Shqipërinë.
“Megjithatë kjo iniciativë, e cila realizohet pa Sërbinë por me Prishtinën, paraqet provokim të hapur”, vlerëson MPJ të Sërbisë.
Me rastin e shqetësimit të shfaqur nga Beogradi, kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq sot ka thënë se memorandumi nuk është armiqësor.
“Ky është memorandum për bashkëpunim dhe nuk ka asnjë karakter armiqësor” ka thënë Pllenkoviq.
Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq, megjithatë vlerëson se dokumenti i bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës është deklaratë provokuese në funksion të destabilizimit të rajonit.
"Kosova nuk është shtet. Është dështim për cilëndo marrëveshje qoftë ushtarake apo çfarëdo bashkëpunimi tjetër mes shteteve. Deklarata është shumë provokuese sepse është e thënë e kushtëzuar në krijimin e forcës së re sigurie, sikurse e shikojnë ata në të cilën hyjnë tek dikush sipas Rezolutës 1244, nuk mund të ketë ushtri. Kosova me institucionet e saja kalimtare nuk ka ushtri. Ajo çka Kroacia dhe Shqipëria këtë po e injorojnë dhe se shumë nga ata që i armatosin dhe i mbështesin, ky është rrezik i ardhshëm për sigurinë e mbarë rajonit” tha Odalloviq për Kosovo Onlajn.
Deklarata, shton ai, i shërben askujt veçse të krijohet një gjoja front i ri i madh ushtarak, një forcë ushtarake, sesi do të paraqitet.
"Për çfarë janë ata garantues, kaq të organizuar, kur është fjala për stabilitetin rajonal dhe kur është fjala paqen rajonale? Asgjë prej kësaj nuk do të jetë e mirë. Shpresoj që qendrat që kanë për detyrë të reagojnë ndaj kësaj, në radhë të parë UNMIK dhe EULEKS që kujdesen për pjesën e juridiksionit të tyre në territorin e Kosovës dhe Metohisë, do të paralajmërojnë për këtë rrezik” vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
Për këtë çështje, sipas tij, NATO duhet të jetë e para që do të vendosë, sepse është garantuesi i vetëm i paqes dhe sigurisë me trupat e veta në territorin e Kosovës.
"Nëse ka trupat e veta aty, kujt i lejon të nënshkruajë ndonjë deklaratë, me të cilën merr përsipër, ndër të tjera dhe punën e tyre dhe kompetencat e tyre? A janë aty apo jo? Kjo është pyetja e parë për ta. Kjo sigurisht tërheq dhe reagimin e administratës europiane dhe besoj se me këtë do të shprehen dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës veçanërisht pasi ato kanë raport mjaft kritik ndaj shumë gjërave që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë e Metohi të cilat po i bën Kurti, por edhe kur është fjala për rolin e NATO dhe rolin e asaj që mund t'i quaj me kusht forcat ndërkombëtare të sigurisë” thotë Odalloviq.
Pavarësisht në atë çka kjo marrëveshje disa e quajnë aleancë ushtarake, drejtori egzekutiv i Këshillit për Strategji Politike Nikolla Lluniq sqaron për Kosovo Onlajn se ai këtë nuk e shfaq.
"Për të qenë aleancë ushtarake me të duhet të dakordësohen si NATO dhe Bashkimi Europian ku praktikisht në kontekstin gjeopolitik janë baza e Europës. Përveç kësaj, për këtë do të duhet leja ose pëlqimi që t’a japë OSBE që është përgjegjëse për kontrollin e armatimit në rajon dhe ne nuk jemi dëshmitarë të kësaj" thekson Lluniq.
Ai bën të ditur se çdo memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në parim është dokument jopërmbajtësor që paraqet veçse bazën ligjore për nisjen e bashkëpunimit serioz ushtarak e kështu që memorandumi trilateral i bashkëpunimit që u nënshkrua nga ministrat e mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë e Kosovës është dokument jopërmbajtësor që sygjeron bashkëpunim të madh.
Çdo entitet shtetëror, përmend Lluniq, mund t’i shesë armë entitetit tjetër ndërsa në kontekstin e eksportit të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake, Kroacia dhe Shqipëria e njohin Kosovën si subjekt të pavarur shtetëror.
"Për këtë mundet dhe nuk duhet të shërbejë ky dokument, mundet cilado marrëveshje ndërshtetërore bilaterale. Më e rëndësishme se kjo është konteksti i industrisë ushtarake. BE dhe NATO kanë vendosur dhe vurëm re në samitin e fundit të NATO të rrisin ndjeshëm nivelin e prodhimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Në këtë kontekst, simbiozë për të tre industritë do të përfaqësonte interes domethënës si për Bashkimin Europian dhe për NATO. Sërbia tek kjo duhet t’a llogarisë dhe tani është momenti i duhur, sepse situatat e rënda gjeopolitike po krijojnë pikërisht moment të tillë që në këtë kontekt të industrisë ushtarake, të krijojmë raport aleatësh dhe me Bashkimin Europian edhe me NATO. Pasi kapacitetet e industrisë së mbrojtjes sërbe janë në nivel strategjik, jo operacional apo taktik, sikurse synon ta ndërtojë Prishtina”, thotë Lluniq.
Njëkohësisht tregon se duhet të jemi të përgatitur për situatën e re të sigurisë në Ballkan, duke ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës po përgatiten për transformim në Forcat e Armatosura të Kosovës, sikurse është planifikuar të bëhet formalisht në vitin 2028.
"Dhe kjo sigurisht nuk do të sjellë stabilitet në kontekstin e sigurisë së rajonit tonë, nëse vazhdojmë me garë virtuale të armatimit, nëse vazhdojmë të blejmë të gjithë pa asnjë lloj kontrolli armatimesh ndërsa dimë se shoqëria jonë dhe shtetet në rajon nuk janë të gatshme as të kenë bazën financiare për të tillë garë armatimi”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.
Ai shton se jemi dëshmitarë se në rajon kemi histori të papërfunduar dhe mosbesim shumë të lartë mes vendeve të rajonit.
"Nëse kujtojmë se sa egzaltuese u prit në Sërbi lajmi se jemi fuqia e parë ushtarake në rajon sipas sondazhit Global Fajerpauer, atëherë shikojmë se vendet e tjera nuk mund t'i besojnë njërit, të themi të ashtuquajtur shteti neutral ushtarak. Neutraliteti ushtarak është tek ne i deklaruar ndërsa paradoksi i gjithçkaje është se ne kurrë nuk i kemi kërkuar askujt që ta njohë atë neutralitet dhe pastaj të shikojmë se duhet të jemi të shqetësuar për sigurinë e këtij rajoni" bën të ditur Lluniq i cili ka opinionin se neutraliteti ushtarak i Sërbisë është i paqëndrueshëm.
Sipas analistit politik nga Tirana Ben Andoni, deklarata e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është formë bashkëpunimi me synim një lloj aleance e ardhshme mes tyre ndërsa në kontekstin e realitetit të ri gjeostrategjik në Europë, ky memorandum është lehtësi për Europën.
“Flasim rreth dy vendeve që janë pjesë e Nato dhe kemi dhe Kfor që e drejton Nato. Unioni e shikon Kosovën si ngarkesë dhe është e qartë se BE duhet të menaxhojë të ardhmen e saj nëse realisht ecet në pakësimin e forcave amerikane. Kështu që ky memorandum lehtëson Europën në kontekstin e realitetit të ri gjeostrategjik si në Europë dhe ngado”, bën të ditur Andoni.
Sikurse beson Zagrebi, Tirana dhe Prishtina kanë lloj të caktuar të interesit të përbashkët në raport me problemet që secili prej tyre ka me Beogradin.
"Marrëveshja duhet të vëzhgohet dhe në dritën e retorikës që kohët e fundit egziston në vendet tona rreth armatosjes së Sërbisë, por edhe për rritjen e kapaciteteve ushtarake të Kroacisë dhe përmirësimin e kapaciteteve të Shqipërisë. Memorandumi është koordinim i veprimeve të tre vendeve tona dhe duket se theksi është forcimi i industrisë së prodhimit të armëve dhe municioneve" thotë Andoni.
Bashkëpunimi, thotë, veçanërisht ka kuptim dhe në raport me atë çka dhe po flitet shumë dhe kjo është reduktimi i mundshëm i forcave amerikane në rajon.
"Kosova mund të jetë një nga vendet më të cënueshme nëse ushtarët amerikanë braktisin KFOR. Kjo nuk është thjesht sepse nuk dihet nëse do të vijnë ushtarë nga vendet e tjera. Nga ana tjetër, pesha morale e pranisë amerikane do të jetë shumë e vështirë të zëvendësohet", tha Andoni.
Nënshkrimin e memorandumit, profesori i të drejtës europiane nga Prishtina Avni Mazreku, e shikon si pasojë e zhvillimeve në nivel global që ndikon dhe rajonin, por thotë se marrëveshje e tillë është nxitur edhe nga investimet e mëdha të Sërbisë në ushtri.
Mazreku shprehet se nuk e ka lexuar tekstin e marrëveshjes, por vetëm iniciativa e bashkëpunimit ushtarak konsiderohet interesante duke pasur parasysh se Kroacia dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO dhe Kosova jo.
"Sërbia është vendi që ka forcën më të fortë ushtarake në rajon. Nuk është e kërcënuar nga shtetet përreth dhe nuk është pjesëmarrëse në asnjë bashkëpunim ushtarak ndërkombëtar. Mund të thuhet se Sërbia nuk ka nevojë të ketë investime kaq të mëdha ushtarake. Mendoj se investime të tilla të mëdha në Sërbi në industri dhe ushtri ishin nxitje që këto tre vende të arrijnë marrëveshje të tillë", thotë Mazreku.
Ky i fundit bën të ditur se industria ushtarake e Kroacisë, sidomos kohët e fundit, është ndër më të respektueshmet për sa i përket prodhimit të armëve të ndryshme, ndërsa Shqipëria dhe Kosova nuk janë aq të njohura për industrinë e tyre ushtarake.
"Kroacia mund të furnizojë nevojat e ushtrisë së Shqipërisë si anëtare e NATO duke marrë parasysh kalibër të caktuar armësh sipas standardeve të NATO. Kosova mund të ketë marrëveshje ushtarake dhe me vende të tjera brenda dhe jashtë Europës, por ato nuk mund të jenë në atë masë të përshtatshme dhe kualitative duke marrë parasysh çka prodhon industria ushtarake e Kroacisë, ndërsa çmimet mund të jenë gjithashtu një nga parametrat e rëndësishëm. Si pasojë e kësaj e konsideroj të dobishme marrëveshjen e këtij trikëndëshi” konkludon Mazreku për Kosovo Onlajn.
0 komentet