Majko: Kosova rrezikon të hyjë në "lobin e shteteve të dështuara"

Pandeli Majko
Burim: Youtube/printscreen

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, tha se zgjedhja e presidentit të Kosovës po shndërrohet në një "lodër vetëvrasëse".

Në një postim në Facebook, ai deklaroi se situata e re po "vret" mekanizmin për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën.

Majko tha më tej se Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në "lobin e shteteve të dështuara".

"Situata e krijuar në politikën e Kosovës po 'vret' mekanizmin e fundit për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën! Ky mekanizëm është i lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme! Votuesit kanë 'ngrirë' rezultatet dhe krizën e mospajtimit. Kosova mbetet një jetime në kutinë e votimit. Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në lobin e shteteve të dështuara. Shpresa e fundit është lodhja nga ideja se dështimi i disave në raport me të tjerët është 'zgjidhja'. Errësira e vërtetë nuk është ajo që njohim, por besimi se drita nuk do të vijë", shkroi Majko.