Vllasi: Askush nuk e ka të qartë se si do të vazhdojë dialogu Beograd-Prishtinë
Azem Vllasi, analist i Prishtinës dhe politikan ish-jugosllav, tha për Kosovo online se askush nuk e ka të qartë se si do të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Si do të vazhdojë dialogu nuk është ende e qartë për askënd. Nëse mosmarrëveshja është për shkak të heqjes së dinarit, atëherë ai duhet të hiqet menjëherë nga rendi i ditës sepse nuk është problem real, por imagjinar. Banka Qendrore e Kosovës nga ana e saj ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që shumat në euro të arrijnë në llogaritë e përfituesve të pagesave nga Serbia”, thotë Vllasi.
I pyetur se si e interpreton deklaratën e fundit të të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, se “shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje”, Vllasi thekson se Lajçak duhet ta thotë këtë.
Vllasi vlerëson se Beogradi, përkatësisht presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është palë në dialog, i cili, siç tha ai, “shtrëngon pa nevojë” situatën për dinarin në Kosovë.
“Lajçak duhet të thotë se cilat pyetje mbeten pa përgjigje. Dhe qartë mund t'i thotë Vuçiqit të mos theksoj pa nevojë për dinarin, sepse serbët në Kosovë nuk i kërcënon euri, nëse çështja e dinarit nuk e bllokon rrugën drejt normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve”, thekson Vllasi.
komentet