A do të influencojnë dhe si zgjedhjet në rajon në çështjen kosovare?

Izbori u regionu
Burim: Kosovo Online

Viti i ardhshëm është zgjedhor në shumë vende të rajonit, nga Maqedonia e Veriut, përmes Bosnjë-Hercegovinës, deri tek anëtarët e BE Kroacia dhe Rumania, por bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn besojnë se kjo nuk duhet të largojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Në cilën masë çështja e Kosovës do të jetë temë e fushatave të ardhshme, do të varet nga niveli i zgjedhjeve dhe vendi ku mbahen por pavarësisht nga rezultati i tyre, askush nuk pret ndonjë ndryshim radikal në politikën e këtyre shteteve.

Zgjedhjet në vendet e rajonit në Sërbi përherë ndiqen me vëmendje, si për shkak të marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe për faktin se në disa prej tyre jetojnë numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të popullit sërb, e kështu që situata politike në këto shtete kanë rëndësi të veçantë për Beogradin.

Ky cikël zgjedhor në rajon bie dhe në një moment shumë të ndjeshëm të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe presionit të fortë të BE dhe SHBA për të formalizuar Marrëveshjen rreth rrugës drejt normalizimit të arritur në shkurt dhe në Bruksel si dhe aneksin implementues të Ohrit. Prandaj, shtrohet pyetja nëse këto zgjedhje do të tërheqin vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare me çështjen e raporteve mes sërbëve dhe shqiptarëve apo përkundrazi do t’a përshpejtojnë zgjidhjen e saj, si dhe se në çfarë mase tema e Kosovës do të jetë prezente në fushatat tek fqinjët tanë.

Në këtë kontekst, mund të veçohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në prill dhe maj, të cilat prej kohësh po trondisin politikën për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, por edhe raportet mes komunitetit maqedonas dhe atë shqiptar. Ende janë “të freskëta” incidentet që ndodhën gjatë vizitës joformale të kryeministrit kosovar Albin Kurti në Tetovë dhe Shkup, ku u promovua projekti shqiptaromadh ndërsa ai tentoi të imponohej si lider i të gjithë shqiptarëve në rajon.

Zgjedhjet vitin e ardhshëm do të mbahen dhe në shtetet që janë të vetmet në afërsi të Sërbisë që nuk e njohin Kosovën-B&H (vendore) dhe Rumani (parlamentare). Kroacia, liderët aktualë të së cilës shpesh theksojnë se janë "miqtë më të mëdhenj të Prishtinës në rajon", presin të ashtuquajturën "super zgjedhje"-për Parlamentin Europian, Parlamentin dhe presidentin.

Docenti në Fakultetin e Shkencave Politike Despot Kovaçeviq thotë për Kosovo onlajn se viti zgjedhor në rajon nuk do të pakësojë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare kur është fjala për Kosovën pasi ajo aktivisht merret me raportet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo për të është një prej çështjeve kyçe kur flasim për Ballkanin Perëndimor.

“Shembulli merret kur kishte zgjedhje në Gjermani pritej që tensioni rreth çështjeve rreth çështjeve të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, në përgjithësi raportet ndaj pavarësisë së Kosovës të zvogëlohej dhe vëmendja të përqendrohej në Bosnjë-Hercegovinë. Megjithatë situata akute në Kosovë, pra në pjesë të ndryshme të K&M, tregon se sado që bashkësia ndërkombëtare të ketë fokusim në diçka tjetër, ngjarjet në terren shpesh janë tërheqëse dhe tërheqin vëmendjen për t’u marrë me këto tema”, thotë Kovaçeviq.

Kur bëhet fjalë për shkallën në të cilën marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jenë temë në fushatat parazgjedhore në rajon, Kovaçeviq thotë se kjo do të varet nga niveli i zgjedhjeve dhe nga vendi në të cilin ato mbahen.

“Edhe pse zgjedhjet lokale mbahen në Bosnje dhe Hercegovinë, ne jemi mësuar që ato shpesh të trajtohen sikur të ishin zgjedhje parlamentare kombëtare dhe Kosova shpesh mund të jetë temë”, beson Kovaçeviq.

Kur është fjala rreth asaj se në cilën masë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë temë në fushatën elektorale në rajon, Kovaçeviq thotë se kjo varet dhe prej nivelit të zgjedhjeve dhe vendit në të cilin mbahen.

“Ndonëse në B&H do të mbahen zgjedhjet vendore, jemi mësuar, jemi mësuar që ato shpesh të trajtohen sikur të ishin zgjedhje parlamentare kombëtare dhe Kosova shpesh mund të jetë temë. Në B&H shpesh në ndonjë ton patriotic flitet rreth mbrojtjes së interesave kombëtare dhe popullit sërb dhe Sërbisë” beson Kovaçeviq.

Kur është fjala për Maqedoninë e Veriut, Kovaçeviq thotë se është ndoshta rasti më interesant dhe më specifik, pasi ato zgjedhje do të kenë temë raportet mes popullit maqedonas dhe shqiptar.

“Në Maqedoni keni një situatë specifike, flitet për ndryshime kushtetuese, nevojiten të bëhen marrëveshje më të mëdha, çështja tani është edhe rishikimi i Marrëveshjes së Ohrit që është arritur në Maqedoni dhe në të cilën bazohet vendi, pra në tërësi raportet do të jenë shumë interesante. Në periudhën e kaluar, Albin Kurti vizitoi Tetovën dhe komunat e tjera me shumicë shqiptare në Maqedoni dhe kjo shkaktoi stuhi të caktuar duke qenë se nuk kishte protokoll standard diplomatik, por ende flitej rreth "Shqipërisë së Madhe" dhe kontestimi i flamujve. Kështu që është e dukshme që narrativa do të 'funksionojnë' edhe në zgjedhje" thotë Kovaçeviq.

Megjithatë, beson se komuniteti shqiptar në Maqedoni është dukshëm më i integruar në procese dhe institucione.

“Kështu që mendoj se situata është e rëndësishme në atë nivel kombëtar, çështja kombëtare dhe identiteti kombëtar sigurisht që janë të rëndësishëm por më duket se komuniteti shqiptar nuk ka ndonjë problem të madh specifik për të zgjidhur problemet esenciale të brendshme në Maqedoni, ku me të vërtetë ka pozitë të mirë në institucione dhe në qeveri dhe përherë janë të përfaqësuar”, shprehet ai.

Ky i fundit thekson se ndodhin dhe ndasi të ndryshme ka edhe ndarje të ndryshme në mesin e partive shqiptare, ai vëren se ka nga ata që e kanë pritur Kurtin në Maqedoni dhe nga ata që nuk kanë marrë pjesë në të.

“Më duket se vetëm në kuadër të komunitetit shqiptar dhe ndarja mes partive që përfaqësojnë interesat shqiptare, mund të shkohet drejt konflikteve të caktuara, por nuk do të thosha se mund të kalojë në ndonjë nivel më të lartë. Kurti mesa duket ka dashur të përcjellë mesazhe të caktuara dhe të flasë rreth ndonjë uniteti kombëtar, pra për të qenë me shumë mundësi lideri kombëtar i shqiptarëve, por sigurisht, në atë proces, për tani dhe në mënyrë shumë më racionale, dhe siç udhëhiqet nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai përcolli mesazhe paqeje dhe tolerance dhe më duket se shpeshherë tenton të kuptojë të gjitha palët në këto procese. Ato pajtime mes Kurtit dhe Ramës mund të shkojnë në anën e ekstremeve, nëse situata thellohet më tej dhe nëse ka probleme si në periudhën e kaluar”, thotë Kovaçeviq.

Duke folur për zgjedhjet në vendet e Bashkimit Europian, Kovaçeviq nuk pret që në to të ketë edhe temën e Kosovës dhe raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, por shton se me shumë mundësi në zgjedhjet për Parlamentin Europian që pasohen në qershorin e ardhshëm, do të flitet rreth asaj se çfarë është bërë.

“Dhe në këtë drejtim, kandidatët në BE, por edhe në SHBA, ku pasohen zgjedhjet presidenciale, kur t'i drejtohen publikut, duket që do të kërkojnë që të ketë sa më pak tension në të gjitha rajonet, përfshirë këtu edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht që këto vende sigurisht është K&M kështu që besoj se aktorët ndërkombëtarë do të përpiqen ta bëjnë situatën sa më paqësore, në mënyrë që asgjë të mos bëhet problematike gjatë fushatave zgjedhore”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Kroacinë vitin e ardhshëm e presin zgjedhjet e përgjithshme, vendore, për parlamentin dhe presidenciale, ndërsa Kovaçeviq beson se pavarësisht nga rezultati i tyre, nuk duhet të presim ndryshime më radikale kur bëhet fjalë rreth raporteve ndaj Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai tregon se do të jetë pozicion interesant ai i Zoran Millanoviqit, presidentit aktual kroat.

“Ai në një valë të çuditshme populiste, tenton të marrë organin zgjedhor të partive të ndryshme politike, përfshirë HDZ dhe mund të japë mesazhe, në stilin e tij të sotshëm që ngjasojnë si realpolitike për të tërhequr vëmendjen. Kemi parë që zoti Millanoviq ka mesazhe të ndryshme për Sërbinë dhe Republikën Sërbe të Bosnjës të cilat dukshëm i mbështet. Nëse këtu bëhet fjalë për marrëveshje për potencialin e ndonjë subjekti të tretë entiteti apo marrëdhënie të mirë personale me Millorad Dodik, kjo duhet t'i lihet kohës. Ajo çka është interesante është se zoti Millanoviq sigurisht që do t’a përmendë edhe çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe siç është shprehur se Sërbia duhet të njohë realitetin. Kur është fjala për këtë se kush në këtë fushatë do të udhëheqë dhe nëse do të shkohet deri tek ndryshimi i narrativës, më duket se të gjithë kandidatët do të kenë qëndrim të njëjtë ndaj çështjes së pavarësisë së Kosovës, por nga ana tjetër, intensiteti i atyre qëndrimeve ndoshta do të jetë i nevojshëm për të zgjuar elektoratin”, përmbyll Kovaçeviq.

Historiani Millan Guliq bashkëpunëtor i lartë shkencor i Institutit për Histori Moderne, beson se as në fushatën zgjedhore as dhe në atë politike ndaj Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, B&H, Kroaci dhe Rumani nuk duhet të ketë supriza të mëdha.  

"Kur është fjala rreth raporteve mes Sërbisë dhe Kosovës apo e thënë më mirë raportet ndaj Kosovës në vendet e rajonit në të cilat vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje, gjërat kryesisht qartazi janë të ngjashme. Disa nga këto vende të NATO apo afër NATO dhe këtu është raporti ndaj Kosovës, do të thoja, është histori e mbyllur" thotë Gulliq.

Ky i fundit përmendi se nga të gjitha vendet që rrethojnë Sërbinë, pavarësinë e Kosovës e nuk e kanë njohur vetëm Rumania dhe B&H, ndërsa vendet e tjera e kanë bërë këtë.

"Do të thoja se shumica e këtyre vendeve nuk kanë fare nevojë të diskutohet problemi i Kosovës dhe nuk mendoj se do të jetë çështje e rëndësishme në procesin zgjedhor në këto vende. Përveçse eventualisht në B&H, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës vetëm se koncepti i atij shteti është shumë specifik, e kështu që vendimet për çështje të rëndësishme merren me konsensus të tre kombeve përbërëse dhe natyrisht populli sërb nuk ka asnjë interes tek njohja e pavarësisë së Kosovës. Kështu që eventualisht kjo temë mund të përmendet në B&H. Nga ana tjetër, as Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por mendoj se ajo thjesht do të ndiqte politikën e lartë dhe çfarë eventualisht do të ishte rezultat i ndonjë marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës deri në të cilën çështja është nëse me të vërtetë do të shkohet tek kjo” thotë Gulliq.

Për këtë beson se çështja e Kosovës dhe në përgjithësi raportet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të jenë të larta në axhendën politike në vitin zgjedhor, si dhe se proceset zgjedhore në rajon nuk do t’a largojnë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare nga marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Kosovës, pra ngjarjet në Kosovë.

“Problemi i Kosovës është shumëdekadash dhe ai nuk ishte as afër zgjidhjes në vitin 1999, kur forcat ndërkombëtare hynë në krahinën jugore serbe, as momenti kur Kosova shpalli pavarësinë, dhe ky është problem që do të vazhdojë të egzistojnë në vitet e ardhshme pasi ka shumë çështje të hapura. Në rastin fundor si të shuhet problem në të cilën është e vështirë të arrihet marrëveshje ndërsa kjo e fundit është e pamundur të arrihet në negociata, e kështu që gjërat vendosini që njëra palë të fitojë gjithçka ndërsa pala tjetër të humbasë gjithçka. Kjo veçse negociata që nuk janë, ky është diktat dhe ky është ultimatum e kështu ka qenë derimë tani, e kështu mund të jetë edhe në të ardhmen. Pra nuk jam i sigurt se çfarëdolloj zgjedhje në vendet e rajonit të mund t'i japin fund asaj pike të nxehtë që egziston përherë dhe në një farë mënyre dhe ngelet mënjanë” shpreh bindjen Gulliq.

Ky i fundit shton se zgjedhjet janë gjë e rregullt, se Kosova është problem i përhershëm dhe se këto nuk janë gjëra që në ndonjë mënyrë të mbivendosen ose njëra pas tjetrës.

Duke folur për interesimin e disa vendeve me ndikim për ngjarjet në rajon, përfshirë zgjedhjet, si Turqia, kur bëhet fjalë për B&H, por edhe për Kosovën dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi në këto zona, Gulliq thotë se historia na mëson se ngjarjet në Ballkan, për fat të keq, tërhoqën shumë fuqi të mëdha apo domethënëse që në një farë mënyre u përpoqën të arrinin interesat e tyre apo të mbrojtësve të tyre.

“Nuk është Turqia vendi i vetëm që ka ndikim në B&H e cila është e interesuar për mundësitë në Kosovë, dhe pikërisht është ky presion dhe ndikim i fuqive të ndryshme të huaja dhe arsyeja se përse në Bosnjë në përgjithësi flitet për Kosovën nëse do të ketë proces zgjedhor. Një pjesë e B&H dëshiron t’a ndjekë atë çfarë presin aleatët nga Perëndimi apo Lindja, si Turqia, që është që edhe B&H të njohë pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër sërbët ndaj kësaj kanë qëndrimin e tyre pavarësisht se çfarë do të ndodhë në negociatat mes Sërbisë dhe Kosovës. Ndaj nuk është fare befasi, as e re, do të ketë më shumë presion dhe ndërhyrje, jo vetëm kur është fjala për Kosovën, por edhe çështje të tjera problematike në këtë fushë”, thotë historiani Gulliq.

Ky i fundit shton se Kroacia, e cila në vitin 2024 e presin zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe ato të Parlamentit Europian, gjithmonë është interesante për shkak të asaj që po ndodh në skenën politike për, siç thotë Gulliq, në këto dy polet e largëta, si dhe për shkak të rëndësinë që ka ende çështja sërbe për ne aty.

“Por kur është fjala për pozicionet strategjike të Kroacisë, këtu diferenca mes këtyre poleve në spektrin politik nuk ka, kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë as në të ardhmen. Raportet e Zagrebit ndaj luftës së viteve të ‘90 ndaj pavarësisë së Kosovës nuk është diçka që do të ndryshojë pavarësisht se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve. Dhe kjo jo vetëm sepse Kroacia është anëtare e NATO dhe BE por vetë ajo ndjek politikën e tyre, por edhe për shkak se kjo lloj lidhjeje mes çështjes kroate dhe asaj shqiptare është sërish çështje historike. Zagrebi dhe Kroacia në përgjithësi politikanët janë perceptuar si miq të shqiptarëve kosovarë akoma më herët në dekada para se situata aty të intensifikohej dhe para se Kosova të shpallte pavarësinë e vet dhe të njihej nga disa shtete. Për këtë na flet qartë historia, dokumentet se ky raport i Kroacisë dhe shqiptarëve të Kosovës ishte dora më e butë miqësore në kohën e Jugosllavisë socialiste. Nëse këtë e kemi në mendje, atëherë nuk është çudi që ai i Zagrebit ndaj çështjes së Kosovës, ndaj Prishtinës mike është i butë pavarësisht ndaj asaj se kush do t;a formojë qeverinë në Zagreb dhe kush do të jetë presidenti i ri kroat” ka thënë Gulliq.

Për Maqedoninë e Veriut, dalja në votime në prill dhe maj, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, mund të përcaktojë të ardhmen e vendit, beson kryetari i Partisë Demokratike të Sërbëve në këtë vend dhe deputetit të Kuvendit të Maqedonisë Ivan Stoilkoviq. Këtu përherë është çështja e marrëdhënieve me fqinjët, duke pasur parasysh ambiciet e pambuluara të “Shqipërisë së Madhe” të disa partive politike shqiptare, të cilat kultivojnë më shumë sesa të afërta, marrëdhënie me kryeministren kosovar Albin Kurti.

“Për Maqedoninë e Veriut, viti 2024 do të jetë vit sfidash jo vetëm për çështjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale, por edhe për stabilitetin e mëtejshëm të brendshëm politik në lidhje me faktorin e kudondodhur të shqiptarizimit të jetës politike, publike dhe kulturore”, tha Stoilkoviq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit thekson se për të gjithë qytetarët, e mbi të gjitha për popullin maqedonas, zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë një lloj referendumi ku duhet të japin përgjigje pyetjes nëse kanë ndërmend të ruajnë shtetin dhe identitetin e tyre.

"Nga përgjigja e kësaj pyetjeje, varet dhe rezultati i zgjedhjeve, pra rezultati i procesit zgjedhor. Pritshmëritë e mia janë se do të fitojnë forcat e identitetit dhe sovranitetit, aktualisht të udhëhequra nga VMRO-DPMNE. Në këtë kuptim, e vetmja sfidë që e pret Maqedoninë është sjellja e partisë politike shqiptare, duke pasur parasysh se në periudhën e kaluar u përpoqën të kenë sa më shumë ndikim në jetën publike dhe politike. Në këtë kuptim Maqedonia do të gjendet para pyetjes se a dëshiron të mbajë strukturën e saj pothuajse dykombëshe apo do të përpiqet të ruajë dhe ndërtojë karakterin e saj multietnik dhe shumëkombësh në periudhën e ardhshme”, beson bashkëbiseduesi ynë.

Ai shton se blloku politik i udhëhequr nga VMRO-DPMNE jo vetëm sipas sondazheve parazgjedhore por edhe sipas disponimit të qytetarëve, duhet të fitojë shumicën mbështetëse.

"Në Maqedoni ngadalë por me siguri po krijohet atmosferë referendumi. Zgjedhjet duhet t'i japin përgjigje pyetjes që mundon të gjithë qytetarët, e cila është nëse populli maqedonas dëshiron t’a ruajë shtetin dhe identitetin e vet. Dhe nëse partitë politike maqedonase do të lejojnë të vazhdojnë e më tej të jenë pengje të partive shqiptare. Nuk kam asnjë dilemë për këtë dhe besoj se koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të arrijë fitore bindëse”, thotë Stoilkoviq.