Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet që të bashkëpunojnë me BE por dhe që të kërkojë tregje të reja
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor këtë vit do të varen nga stabiliteti global, por tashmë mund të pritet që Sërbia të stabilizohet dhe të rrisë paksa fluksin e investimeve të huaja direkte dhe që investimet e huaja në Kosovë do të vazhdojnë të rriten dhe do të kalojnë një miliard euro.
Shkruar nga: Darko Savanoviq
Docenti në Fakultetin Ekonomik në Beograd Veljko M. Mijushkoviq beson se në Sërbi mund të pritet që të konfirmohen njoftimet e udhëheqësisë së vendit se viti 2026 do të jetë viti më i mirë i zhvillimit deri më tani, çka lidhet me plane të shumta, mikroprojekte, një projekt më të gjerë dhe më të madh Ekspo 2027, i cili në kuptim infrastrukturor, por edhe në atë ekonomik, duhet të përmirësojë ndjeshëm performancën e vendit.
Kosova, ekonomia e së cilës varet ndjeshëm nga importet, përllogarit se situata ekonomike do të përmirësohet nga remitancat të cilat vazhdojnë të shënojnë trend në rritje dhe në 2026 pritet të kalojnë 1.5 miliardë euro.
Maqedonia e Veriut, e cila sipas raportit të Bankës Botërore mbetet pas vendeve të rajonit në rritjen ekonomike, sikurse sugjeron analisti ekonomik Abil Baush, duhet të bëjë hapat e duhur tek investimet kapitale si e si të arrijë njëfarë rritjeje ekonomike.
Kur është fjala rreth asaj nëse ekonomitë e rajonit duhet të bashkëpunojnë kryesisht me Bashkimin Europian apo të kërkojnë tregje të tjera në botë, Baush përgjigjet prerë, ndërsa Mijushkoviq beson se ekonomia e Sërbisë ka detyrimin dhe se është e domosdoshme që të bashkëpunojë me një numër më të madh entitetesh në nivel botëror.
Shefi i Administratës së Biznesit dhe Teknologjisë së Informacionit në Institutin Kanadez të Teknologjisë në Tiranë, Enriko Ceko, beson se për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuptimin strategjik, lidhja me Bashkimin Europian është e nevojshme, por kjo nuk do të thotë se duhet të marrin të gjithë rrezikun dhe të bëhen "bishti" i Europës.
Sikurse thekson, Bashkimi Europian nuk ka burime natyrore, por ato në Europë ndodhen në Europën Juglindore dhe shumica e tyre janë në Ballkan, çka është avantazh për Ballkanin.
Velko M. Mijushkoviq shprehu pritshmëritë se këtë vit do të ketë stabilitet dhe rritje të lehtë të investimeve të huaja direkte në Sërbi dhe vlerësoi se Ekspo në kuptimin ekonomik duhet të përmirësojë dukshëm performancën e vendit.
"Nëse flasim konkretisht për Sërbinë, mund të dëgjojmë nga udhëheqja e vendit se pritet vit më i mirë i zhvillimit deri më tani, që lidhet me plane të shumta, mikroprojekte, një projekt më i gjerë dhe më të madh Ekspo 2027 i cili në kuptimin infrastrukturor, por dhe në kuptimin ekonomik, duhet të përmirësojë dukshëm performancën e vendit", tha Mijushkoviq në një intervistë për Kosovo Onlajn.
Kjo, sikurse theksoi, në një farë mënyre ndiqet me rritjen e pagave dhe pensioneve, të cilat sigurojnë rritje të vazhdueshme dhe ruajnë standardin e jetesës së qytetarëve.
Pyetjes nëse ekonomia sërbe duhet të jetë më e lidhur me Bashkimin Europian apo të kërkojë tregje të reja, tha se “Sërbia është ekonomi e vogël e hapur dhe se si e tillë ka detyrim dhe se është e nevojshme të bashkëpunojë me një numër më të madh enitetesh në nivel botëror”.
"Në këtë kuptim, duhet të forcohen shtylla të ndryshme të bashkëpunimit ekonomik e të biznesit, me bashkëpunim të mëtejshëm jo vetëm me Kinën, jo vetëm me BE, por edhe me vendet e tjera aziatike e afrikane, por edhe me SHBA. Që do të thotë, një diversifikim i aktivitetit ekonomik si prerogativë e ardhshme për ekonominë tonë", tha Mijushkoviq.
Ky i fundit theksoi se këtë vit do të ketë stabilitet dhe rritje të lehtë të investimeve të huaja direkte, ndonëse sikurse tha, për tani në fillim të vitit është mjaft e pasigurt dhe do të ishte jo preçize definimi i përqindjeve të sakta.
Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës Ahmet Ismaili është shprehur se ekonomia kosovare vazhdon të jetë e varur në masë të madhe prej importeve, por që dhe investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje domethënëse dhe se parashikohet që këtë vit të kalojë 1 miliardë euro.
Ai në intervistë për Kosova pres tha se në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar, investimet e huaja direkte në Kosovë ishin gati 730 milionë euro dhe se pret që sipas projeksioneve në vitin 2025 të jetë gjithsej 950 milionë euro.
“Për vitin 2026 parashikojmë që vlera e investimeve të huaja direkte të kapërcejë një miliardë euro” theksoi Ismaili.
Guvernatori i BQK tha se përqindja e rritjes ekonomike për vitin e kaluar ishte 4% ndërsa për këtë vit parashikon 4,1%.
Duke folur për zhvillimet në tregtinë e jashtme, Ismaili theksoi se ekonomia e Kosovës vazhdon të karakterizohet nga varësi e lartë prej importeve, ndërsa eksportet janë ngadalësuar.
"Ekonomia e Kosovës, për shkak të problemeve strukturore që ka, është ende dominuese e varur nga importet. Vitin e fundit, madje patëm dhe ngadalësim të eksporteve çka kryesisht ndodhi për shumë faktorëve të izoluar, ndërsa importet vazhduan të rriteshin", tha Ismaili.
Sipas guvernatorit të BQK dërgesat e diasporës vazhdojnë të shënojnë trend në rritje dhe pritet të arrijnë nivel të lartë deri në fund të vitit, me projeksione pozitive edhe për vitin e ardhshëm.
"Deri në fund të të dhënave të fundit që kemi për tetorin, arritën në rreth një 1 miliardë e 50 milionë euro. Presim që dërgesat të arrijnë rreth 1.4 miliardë euro në vitin 2025, çka do të përfaqësonte rritje prej rreth 3.8%. Rritje të ngjashme parashikojmë dhe për këtë vit, gati 3.5 deri në 4%", theksoi Ismaili.
Analisti ekonomik nga Shkupi Abil Baush vlerëson se ekonomitë e rajonit janë “kordon kërthize” të lidhura për ekonomitë në Unionin Europian dhe se do të duhet të fokusohen tek tregu europian.
"Ne jemi të lidhur natyrshëm me Bashkimin Europian. Ndaj duhet të shfrytëzojmë mundësitë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, për të përdorur fondet e tyre, si e si të jemi konkurrues në ato tregje. Për më tepër, tregjet e SHBA dhe Kinës janë të stërmëdha që ne të shikojmë këtu ndonjë lëvizje tifozësh apo qëndrim tifozësh”, tha Baush për Kosovo Onlajn.
Theksoi se ekonomitë në rajon duhet të bëjnë më shumë, sipas raporteve të Bankës Botërore, të cilat shprehin karakteristika të caktuara në të cilat ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet t'u kushtojnë vëmendje.
"Gjithçka varet nga natyra e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se si ato kalojnë nëpër faza të caktuara. Disa shtete kanë rritje ekonomike. Për shembull, sipas atij raporti të Bankës Botërore, Sërbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe vende të tjera janë shumë më të përparuara sesa Maqedonia", tha Baush.
Sipas fjalëve të tij, Maqedonia duhet të bëjë hapa të duhur drejt investimeve kapitale, sesi të mund të arrijë njëfarë rritjeje ekonomike.
"Duke parë buxhetet e të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor, do të shikoni se ato tashmë po devijohen drejt disa gjërave të tjera dhe jo drejt investimeve kapitale. Gjithçka shkon disi drejt mbrojtjes, drejt investimeve në mbrojtje, çka në një moment të caktuar do të tregojnë si politika nuk do të prodhojnë rritje ekonomike", tha Baush.
Shefi i administrimit të biznesit dhe teknologjisë së informacionit në Institutin Kanadez Teknologjik në Tiranë Enriko Ceko u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor në kuptimin strategjik lidhja me Unionin Europian është e domosdoshme por që kjo nuk do të thotë se duhet të marrin rrezikun për t’u bërë “bishti” i Europës.
Sikurse theksoi Unioni Europian nuk ka burime natyrore, por ato në Europë ndodhen në Europën Juglindore dhe shumica e tyre janë në Ballkan, çka është avantazh për Ballkanin.
Në këtë situatë, theksoi ai, element që shkon në favor të të gjithëve në rajon, Shqipërisë, Sërbisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, B&H, është fakti që BE ka dy asa të rëndësishëm në dorë, fondet IPA dhe Fondin për Ballkanin Perëndimor.
Sipas fjalëve të tij, Kina është partner mjaft interesant, veçanërisht me projektin "Brez dhe rrugë", për financimin e projekteve mjaft të rëndësishme, përfshirë Ballkanin Perëndimor, projekte në infrastrukturën rrugore, në hekurudha por që duhet të kihet parasysh se nuk duhet të shndërrohen vendet që të akumulohen prodhime të kualitetit të dobët.
“Kina ka produkte të kualitetit shumë të mirë. Pra, qëllimi do të duhet të jetë që raportet me Kinën të shikohen në kuptimin e kualitetit, sigurisë dhe garancive sepse në momentin kur hyjmë në Europë, produktet dhe shërbimet që do të hyjnë në territorin tonë duhet të jenë të standardeve të BE. Ndaj, ne mund të bashkëpunojmë me Kinën, por prioritet mbeten produktet që i përgjigjen standarteve të BE. Kjo duhet të përcaktohet qysh prej fillimit, madje edhe para integrimit në Europë", tha Ceko për Kosovo Onlajn.
0 komentet